• Kontakt
Saturday, October 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nën hetim nga SPAK, PD: Klotilda Bushka të japë dorëheqjen!

14:50 : 12/02/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Partia Demokratike ka kërkuar dorëheqjen e Kryetares së Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, pasi deputetja socialiste u mor nën hetim lidhur me akuzat për asgjësim provash lidhur me dosjen “Veliaj”.

Nga selia e PD, deputetja Dhurata Çupi tha se Komisioni i Ligjeve nuk duhet të merret zvarrë nga prangat e Erion Veliajt dhe pafuqia e kryeministrit Edi Rama për të mbuluar korrupsionin e mazhorancës dhe qeverisë që drejton.

Ajo shtoi se pengimi i hetimeve për të mësuar se kompania guackë e Ajola Xoxës kishte adresën e shtëpisë së Kryetares së Komisionit të ligjeve. Sipas saj, të gjitha këto akte janë të dënueshme moralisht, politikisht dhe penalisht.

Deklarata e plotë e Dhurata Çupit nga selia e PD:

“Përpëlitjet e Edi Ramës dhe zvarritja e tij pas prangave të Erion Veliajt kanë hedhur në erë qeverinë, Bashkinë e Tiranës dhe Kuvendin e Shqipërisë!

Lexo edhe:

“Madeira Club”/ Mashtrim 300 mln euro me kripto, bllokohen kompanitë hoteliere të spanjollëve në Shqipëri

Hetimet për Portin e Limionit/ Qori: SPAK të marrë në pyetje Ramën, çdo vendim mban firmën e tij

Qeverinë, sepse që nga sot, është dhënë mesazhi se kush vjedh, ka mbrojtjen e Edi Ramës!

Bashkinë e Tiranës, sepse është vendosur vija e kuqe e paprekshmërisë së korrupsionit!

Kuvendin e Shqipërisë, sepse është dhënë mesazhi publik se kush pengon të zbulohet korrupsioni, ka mbrojtjen e Edi Ramës!

Si nënkryetare e Komisionit të Ligjeve, jam shumë e keqardhur për qëndrimin antishtet të mbajtur nga Kryetarja e Komisionit të Ligjeve gjatë hetimit të miqve të saj politikë dhe të biznesit, Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa.

Pengimi i hetimeve, duke ndihmuar në shkatërrimin e telefonit si mjet për provat e korrupsionit të çiftit Veliaj-Xoxa;

Pengimi i hetimeve duke orientuar dëshmitarët të japin dëshmi të rreme;

Pengimi i hetimeve për të mësuar se kompania guackë e Ajola Xoxës kishte adresën e shtëpisë së Kryetares së Komisionit të ligjeve;

Të gjitha këto akte janë të dënueshme moralisht, politikisht dhe penalisht.

Por ndërsa me pjesën penale le të merret SPAK-u, si opozitë, kemi detyrimin të ngremë zërin kundër keqpërdorimit të Parlamentit dhe Komisionit të Ligjeve në aferën korruptive të Erion Veliajt.

Komisioni i Ligjeve, Këshilli i Mandateve, Sekretariati për procedurat votimet dhe etiken, është keq përdorur këto vite për të mbrojtur paligjshmërinë e Edi Ramës përmes ligjeve me porosi, dënimit me porosi të opozitës apo mbrojtjen me porosi të mandateve antikushtetuese.

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, duhet të japë dorëheqjen!

Komisioni i Ligjeve nuk duhet të merret zvarrë nga prangat e Erion Veliajt dhe pafuqia e Edi Ramës për të mbuluar korrupsionin e tmerrshëm të mazhorancës dhe qeverisë që drejton!”, Çupi.

Etiketa: bushkadoreheqjehetimPDseliaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Madeira Club”/ Mashtrim 300 mln euro me kripto, bllokohen kompanitë hoteliere të spanjollëve në Shqipëri

13:21 : 18/10/2025
AKTUALITET

Hetimet për Portin e Limionit/ Qori: SPAK të marrë në pyetje Ramën, çdo vendim mban firmën e tij

21:58 : 17/10/2025
AKTUALITET

Hetimet për Portin e Limionit/ SPAK kontrolle vartësve të Ballukut dhe ish-drejtoreshës së Xhaçkës

21:23 : 17/10/2025
AKTUALITET

Konferenca e Kryetarëve, Këlliçi: Peleshi ndërpreu seancat me urdhër të Ballës

18:25 : 17/10/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Leskaj thyen urdhrat e PD-së dhe merr pjesë në protestën për UÇK: Kush po e rr*an

18:01 : 17/10/2025
AKTUALITET

Konfirmimi i prokurorit Ylli Pjetërnikaj merr formë të prerë

13:59 : 17/10/2025
Para

Plagosi me armë 30-vjeçarin në Lezhë, arrestohet autori (EMRI)

TË GJITHA

“Madeira Club”/ Mashtrim 300 mln euro me kripto, bllokohen kompanitë hoteliere të spanjollëve në Shqipëri

13:21 : 18/10/2025

“Pashë motrën në makinën e tij”/ Si Arjon Hasaj futi në “kurth” Ramazan Matajn: Pagova një vajzë rome

13:06 : 18/10/2025

GJNP hedh poshtë apelimin e Izraelit për urdhër-arrestin ndaj Netanyahut dhe Gallant

12:42 : 18/10/2025

Unaza e Madhe, rruga e “larë me flori” rrezikon të “lahet me gjak”

12:27 : 18/10/2025

EMRAT/ Shpërndanin drogë në formë xhelatine, arrestohen dy të rinj në Tiranë

12:16 : 18/10/2025

Plani për Gazën, ushtarët arabë në territor “të nxehtë”

12:03 : 18/10/2025

Vendoset nën hetim një izraelit, dyshohet se përdhunoi një 26-vjeçare në një hotel në Theth

11:52 : 18/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com