• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mori peng Xhixhën në bashkëpunim me ish-presidentin e Kamzës, arrestohet 40-vjeçari! “Ushtari” i Vis Martinajt në arrati

11:33 : 12/02/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Policia ka vendosur në pranga një 40-vjeçar, i cili në bashkëpunim me shtatë persona të tjerë, mes tyre ish-kreu i Klubit të Futbollit të Kamzës Naim Qarri, morën peng 35-vjeçarin Ervis Xhixha dhe e kanosën për dhënie pasurie, duke i kërkuar një shumë prej 70 mijë euro.

Raportohet se në momentin e ndalimit Fredi Keta, banues në Tiranë, u ka dhënë punonjësve të Policisë gjeneralitete të rreme.

“Shtetasi F. K. akuzohet se në muajin korrik të vitit 2024, në bashkëpunim me 7 shtetas të tjerë, i kanë hequr lirinë një 35-vjeçari, dhe e kanë kanosur atë për dhënie pasurie. Gjatë operacionit, në muajin korrik 2024, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 4 nga këta shtetas, dhe masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për 3 të tjerët”, njoftuan blutë.

Ndaj tij është caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, të kryera në bashkëpunim.

  • Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “The Debt”, kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim.

Lexo edhe:

Policia britanike ‘armatoset’ me dronë dhe skanim fytyrash

Aksident në rrugën Durrës–Plepa, shoferi dërgohet me urgjencë në spital

Në muajin korrik 2024, në bashkëpunim me 7 shtetas të tjerë, i hoqi lirinë një 35-vjeçari, dhe e kanosi atë për dhënie pasurie, vihet në pranga 40-vjeçari.

Në momentin e ndalimit, 40-vjeçari i ka dhënë punonjësve të Policisë, gjeneralitete të rreme.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin F. K., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës, në vijim të hetimeve të kryera në kuadër të operacionit “The debt”, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, të kryera në bashkëpunim.

Shtetasi F. K. akuzohet se në muajin korrik të vitit 2024, në bashkëpunim me 7 shtetas të tjerë, i kanë hequr lirinë një 35-vjeçari, dhe e kanë kanosur atë për dhënie pasurie. Gjatë operacionit, në muajin korrik 2024, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 4 nga këta shtetas, dhe masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për 3 të tjerët.

  • DINAMIKA

Policia zbardhi pengmarrjen e 35-vjeçarit për lirimin e të cilit u kërkuan 70 mijë euro.

Në listën e personave në kërkim doli sërish emri i Hektor Xheçukës, i konsideruar si një person që është i pozicionuar në grupin e Ervis Martinajt, ndërkohë që i përfshirë në këtë ngjarje doli edhe ish-kreu i Klubit të Futbollit të Kamzës, Naim Qarri.

Mësohet se Hektor Xheçuka, është përfshirë në një pengmarrje bashkë me ish-presidentin e Klubit të Kamëz, Naim Qarri dhe 5 persona të tjerë.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, Policia e Tiranës thotë se kishin marrë peng 35-vjeçarin Ervis Xhixha dhe e kanë kanosur atë për t’i marrë 70 mijë euro.

Sektori i hetimit të krimeve të rënda në Policinë e Tiranës, prej të paktën 3 muajsh kishte nisur hetimet në lidhje me pengmarrjen e 35- vjeçarit Xhixha. I riu është marrë peng për të paktën 1 orë ku është dhunuar nga autorët. Burimet nga policia bëjnë me dije se këta të fundit i kërkuan atij një shumë prej 70 mijë euro. I dhunuari pasi është lënë i lirë nga autorët ka bërë kallëzim pranë policisë.

  • POLICIA

“Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëritjetrin, i kanë hequr lirinë një 35-vjeçari dhe e kanë kanosur atë për dhënie pasurie”, – njoftoi policia. Krimet e Rënda kryen veprime proaktive, ku arritën në identifikimin e 7 personave të përfshirë në ngjarjen e rëndë. Gjykata e Tiranës ka caktuar 7 masa e sigurisë, arrest me burg për 4 prej tyre, Tori (Hektor) Xheçuka, 36 vjeç, Aleksandër Osmani, 37 vjeç, Artan Pirraci, 50 vjeç dhe Fredi Keta.

Ndërkohë, për tre të tjerë është caktuar masa arrest në shtëpi, konkretisht për Naim Qarri, 52 vjeç, Sajmir Kolaveri, 42 vjeç dhe Adem Metkola, 46 vjeç. Ndaj tyre rëndojnë akuzat “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Masa nuk është ekzekutuar vetëm për Hektor Xheçukën dhe Fredi Ketën. Xheçuka rezulton në kërkim edhe për llogari të SPAK si i përfshirë në dosjen “Revanshi”. Burime bëjnë me dije se Xheçuka dyshohet se është arratisur drejt Dubait. Hektor Xheçuka, për llogari të Ervis Martinajt ka planifikuar vrasjen e Durim Bamit, plan ky i dalë në pah nga hetimet pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin “SkyEÇ”.

Ai akuzohet nga SPAK për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit, në 4 nëntor të vitit 2020, vrasje e mbetur në tentativë ndaj Hamza Terziu dhe sigurim i kushteve për të kryer vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Xheçuka dyshohet për vrasës me pagesë dhe në këtë rast dyshohet se mund të jetë ekzekutues i pengmarrjes së 35- vjeçari për llogari të të tjerëve, me të cilët ishte në konflikt parash. Nga ana tjetër, edhe Ervis Xhixha që u mor peng është një personazh i njohur për drejtësinë, pasi u arrestua në vitin 2019, për shkak se tentoi të vrasë në Zall-Herr Bujar Beshirin, pas një konflikti me këtë të fundit, por më pas qëlloi në ajër.

Ne kerkim

Tori (Hektor) Xheçuka 36 vjeç

Arrest me burg

Aleksandër Osmani 37 vjeç

Artan Pirraci 50 vjeç

Fredi Keta 40 vjeç

Arrest në shtëpi

Naim Qarri 52 vjeç

Sajmir Kolaveri 42 vjeç

Adem Metkola 46 vjeç

Etiketa: arrestimikamezNaim QarripoliciaVis Martinaj

Lajme të lidhura

BOTA

Policia britanike ‘armatoset’ me dronë dhe skanim fytyrash

19:49 : 24/06/2026
AKTUALITET

Aksident në rrugën Durrës–Plepa, shoferi dërgohet me urgjencë në spital

18:51 : 24/06/2026
AKTUALITET

Aksident në aksin Lezhë–Milot, një viktimë dhe dy të plagosur

08:39 : 24/06/2026
AKTUALITET

Mbeti në mes të detit me skaf, shpëtohet 46-vjeçari në Velipojë

19:10 : 23/06/2026
AKTUALITET

Ylli Zalla i shpëtoi sërish RENEA-s, policia: U arratis duke hyrë në pyll, arrestohet 55-vjeçari që e ndihmoi

14:23 : 23/06/2026
AKTUALITET

EMRI/ Detaje nga ngjarja në Prrenjas, si tentoi burri i dehur t’i vinte flakën gruas, shkak xhelozia

13:11 : 23/06/2026
Para

Caktohet data e primareve, ja kur do të zhvillohet gara mes kandidatëve për deputetë

TË GJITHA

Nga Kolumbia në Shqipëri, historia e eskortës 20-vjeçare: Kam klientë policë dhe zyrtarë

21:32 : 24/06/2026

Aksident i rëndë, kamioni del nga rruga dhe rrokulliset në kthesat e Qafë-Thanës

21:28 : 24/06/2026

As shiu dhe bubullimat nuk i ndalin protestuesit, brohorasin: Rama në burg, Berisha në burg

21:16 : 24/06/2026

Këlliçi: Mbi 500 projekte të Ramës dhe oligarkëve të tij janë mbajtur larg publikut

21:16 : 24/06/2026

Përfundojnë fjalimet, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

21:03 : 24/06/2026

Protestat/ Rudina Hajdari: Ky brez do e çojë deri në fund amanetin e babait tim

20:57 : 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

20:50 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetgrandpashabetpadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet