• Kontakt
Saturday, May 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama “de facto” kryebashkiak i Tiranës, Veliaj i delegon firmën nënkryetares Anuela Ristani

18:52 : 11/02/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Erion Veliaj i ka deleguar firmën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, nënkryetares së këtij institucioni, Anuela Ristanit.

Anuela Ristani është pjesë e strukturës së Bashkisë së Tiranës që prej vitit 2015, në kohën dhe kur Veliaj fitoi mandatin e tij të parë në krye të këtij institucioni. Në fillim Ristani ka mbajtur postin si shefe e kabinetit të kryebashkiakut, ndërsa tashmë ishte e ngarkuar për Çështjet Ndërkombëtare dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm në bashki.

Vendimi për të komanduar Ristanin në krye të Bashkisë së Tiranës vjen pas arrestimit të Erion Veliajt me urdhër të SPAK, teksa është marrë gjatë vizitës së dytë të Edi Ramës në Bashkinë e Tiranës.

Sipas mediave, Anuela Ristani do të jetë administratore politike, ndërsa Alban Dokushi administrator për punët e bashkisë.

Rama shkoi fillimisht gjatë mesditës në Bashkinë e Tiranës, ku zhvilloi një takim me 5 nënkryetarët e bashkisë Anuela Ristani, Andi Seferi, Keti Luarasi, Jonida Halili dhe Frida Pashako dhe sekretarin e përgjithshëm, Alban Dokushi. Më pas, shkoi sërish gjatë pasdites ku zhvilloi një tjetër takim me stafin e Bashkisë së Tiranës.

Lexo edhe:

Fijet që lëvizi PD për të arritur tek mesazhi i SHBA-së që përjashtoi Ramën

“Vidhni 4 vjet dhe fusni në burg 4 vetë”/ Bushati debaton me Klosin: Ja pse e varrosët Veliajn

Raportohet se vizita e Ramës u zhvillua për të takuar drejtuesit e institucioneve për lënien e porosive mbi vijimësinë e punëve të Bashkisë. Ai ka deklaruar publikisht se nuk do të marrë një vendim për shkarkimin e Erion Veliajt.

Gjatë pasdites së sotme, Rama ka mbledhur edhe Asamblenë e Partisë Socialiste për Tiranën, ku me Veliajn në burg, pranë tij ishte vetëm Ogerta Manastirliu.

Gjatë fjalës së tij, Rama ka deklaruar se do jetë vetë kryetar bashkie në distancë, pas arrestimit të Veliajt, edhe pse kjo cënon hapur pavarësinë e institucioneve vendore.  Ai ka thënë se po sulmohen për arsye elektorale.

“Po na godasin për arsye elektorale. Kjo është një goditje e madhe për PS. Unë do të jem edhe kryetar bashkie. Do të takoj të gjithë drejtorët e përgjithshëm për të garantuar funksionimin normal të institucioneve.” – mësohet se ka deklaruar Rama.

Nga deklarata e tij kuptohet se Rama do të jetë “de facto” kryetari i Bashkisë së Tiranës, ndërsa “de jure”, do të jetë e komanduar në detyrë Anuela Ristani.

Erion Veliaj u arrestua një ditë më parë me urdhër të SPAK, pas një hetimi 1 vjeçar, teksa dyshohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash.

Ndryshe nga socialistët e tjerë, Edi Rama i ka dalë publikisht në mbrojtje Erion Veliajt, teksa ka sulmuar edhe drejtësinë, pasi sipas tij, në hetimet për kryebashkiakun e Tiranës SPAK ka dalë jashtë shinave kushtetuese.

“Marrja e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës nga puna për ta mbyllur pa gjyq në qeli, duke lënë një kryeqytet të tërë pa kokën që i kanë vënë mbi shpatulla çerek milion zgjedhësh, është një ngjarje tejet e madhe, të cilën unë nuk mund ta kaloj me formulën 5-vjecare “Nuk kam koment, nuk kam koment” dhe lajmi që kam për ju sot është se unë nuk do të mbaj më për vete opinionet e mia. Nuk ka më pse të mos i shprehim opinionet kritike. Heshtja jonë është keqkuptuar, jo vetëm nga armiqtë e reformës në drejtësi, por është keqkuptuar, më duket mua, dhe nga disa konsumatorë të reformës, të cilët përkundër privilegjeve shumë speciale që u janë dhënë nga reforma sepse sot kanë privilegje të jashtëzakonshme, në raport me të gjithë të tjerët. Flitet për pagat e deputetëve, por pagat e deputetëve nuk krahasohen me pagat e tyre, për shembull. Pra, këta konsumatorë, disa konsumatorë duhet tua kursejnë shtetit dhe shoqërisë çorbën e derrit në menunë e drejtësisë.

Prandaj, besoj unë, ndarja me komunitetin nga sistemi i drejtësisë dhe njëkohësisht me publikun hapur, në mënyrë transparente e opinioneve kritike është gjëja më e dobishme që tani mund të bëjmë ne në këtë fazë të re për të mos lejuar që në emër të qëllimit tonë madhor të pavarësisë së drejtësisë nga pushteti politik, individë të caktuar t’i japin vetes të drejtën e shpërdorimit të detyrës së prokurorit apo të gjykatësit, duke shkelur kufijtë ndarës mes pushteteve kushtetues.

Duhet ta dini që rastin e Erionit unë e kam ndjekur. E kam ndjekur për një sërë arsyesh që do duan kohën e tyre për tu shpjeguar, ku ajo që më ka shqetësuar shumë seriozisht dhe më ka nxitur që të bëhem shumë i vëmendshëm në ndjekjen e këtij rasti, ka qenë intimidimi, e dëgjuat mirë, intimidimi i disa personave të marrë në pyetje. Njerëz të artit dhe të kulturës që u gjendën krejt pafajësisht në situata të denja vetëm për letërsinë e Franc Kafkës. Por nuk dua të hyj në detaje këtu se ne nuk duhet të ngutemi. Do mundohemi të krijojmë një  opinion të konsoliduar për akt akuzën për të cilën gjykatësi ka firmosur t’ia heqi kokën nga shpatullat baskisë së Tiranës duke e lënë praktikisht pa drejtim një kryeqytet me 1001 punë në ditë, pa gjyq. Pa gjyq! Me sa kuptoj, këtu bëhet fjalë për një proces hetimor të çuditshëm. Për ta thënë minimalisht siç e shoh, shumë të çuditshëm. I nisur nga një novelë pafundësi fletësh. Novelë anonime dorëzuar në shkurtin e kaluar në SPAK që ka pjellë një roman 400 faqesh afërisht ku autorët e veshur me pushtetin e drejtësisë, prokurori dhe gjykatësi paraprak bashkë kanë arritur në pikën që edhe nënën e një fëmije 6 vjeç ta dënojnë me arrest shtëpie pasi babain e kanë çuar në paraburgim. Pyetja që lind është fare e thjeshtë, jo vetëm kush e çon dhe  e merr këtë fëmijë nga shkolla?” – deklaroi Rama.

Kujtojmë se SPAK, përmes një komunikate të shkurtër për mediat, bënë me dije se nga hetimet ka rezultuar se Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa kishin ngritur një skemë korrupsioni për t’u pasuruar familjarisht me fondet e Bashkisë së Tiranës dhe lejet e ndërtimit të firmosura nga Veliaj si titullar i institucionit.

Të përfshirë në këtë çështje janë dhe 6 biznesmenët Elman Abule, Gentian Sula, Shkëlqim Fusha, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi dhe Sokol Kryeziu.

Këta të fundit në këmbim të tenderave nga Bashkia e Tiranës dhe lejeve të ndërtimit, i ofronin Erion Veliajt, shuma monetare nëpërmjet blerjeve fiktive, biletave avioni, sponsorizimeve, OJF-ve të Ajola Xoxës, si dhe pasurive të paluajtshme, si disa vila në Qerret.

Etiketa: Anuela Ristanide factodelegonEdi RamaErion VeliajfirmenkomanduarKryebashkiakkryetare e Bashkisënë detyrë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fijet që lëvizi PD për të arritur tek mesazhi i SHBA-së që përjashtoi Ramën

15:21 : 30/05/2025
AKTUALITET

“Vidhni 4 vjet dhe fusni në burg 4 vetë”/ Bushati debaton me Klosin: Ja pse e varrosët Veliajn

22:57 : 29/05/2025
AKTUALITET

Bushati: As Putin nuk do t’i bënte aq keq Shqipërisë, sa i bëri administrata Biden

22:24 : 29/05/2025
AKTUALITET

Miliardat që mungojnë te rritja ekonomike

22:00 : 29/05/2025
AKTUALITET

“Nuk i jep ndonjë bonus Ramës”, Andi Bushati analizon urimin e ambasadës së SHBA për zgjedhjet

21:41 : 29/05/2025
AKTUALITET

Goxhaj: Rama militarizon patronazhistët për të krijuar një milici paramilitare në modelin e Maduros

20:50 : 29/05/2025
Para

Man.City-Real Madrid, Ancelotti publikon formacionin zyrtar dy orë para fillimit të sfidës

TË GJITHA

Partizani “peshkon” ish-talentin e Milanit, sulmuesi pranë firmës me të kuqtë

12:29 : 31/05/2025

Makinën plot me steka cigaresh kontrabandë, arrestohet 48-vjeçari në Kapshticë

12:16 : 31/05/2025

Aksident në Kukës/ Makina përplas këmbësorin në autostradë, dërgohet në gjendje kritike tek Trauma

12:01 : 31/05/2025

Tenderi/ Manastirliu ia kalon edhe Belës: Makina ime të lahet çdo ditë, edhe të shtunë e të diel

11:52 : 31/05/2025

Dështon edhe seanca e 24-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

11:38 : 31/05/2025
Në foto: Kidi Kazazi

Zbardhet atentati ndaj Arbër Gorejas/ Policia: 36-vjeçari dhunoi disa ditë më parë babain e autorit

11:27 : 31/05/2025

Fitoi 650 mln lekë tendera pa pajisje, dërgohet për gjykim Elvis Miri i “Vale Recycling”

11:04 : 31/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com