• Kontakt
Monday, July 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Albin Kurti kërkon mandatin e dytë radhazi, Kosova mban sot zgjedhjet parlamentare

09:05 : 09/02/2025
në AKTUALITET, BOTA, KRYESORE, RAJONI

Shtetit më i ri në Europë mban këtë të dielë (9 shkurt) zgjedhjet parlamentare, ku rreth 2 milionë qytetarë do të zgjedhin përfaqësuesit e tyrë në Parlament. Në këto zgjedhje, marrin pjesë në garë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur.

Ndërsa janë katër kandidatë për kryeministër: Albin Kurti nga LVV-ja, Bedri Hamza nga PDK-ja, Lumir Abdixhiku nga LDK-ja dhe Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët e tjerë.

28 subjektet politike me 1.280 kandidatë, konkurrojnë për mbështetjen e rreth dy milionë votuesve për të siguruar vendet në parlamentin 120 vendesh të Kosovës. Njëzet nga këto vende u takojnë pakicave kombëtare nga të cilat dhjetë janë për komunitetin serb, nga radhët e të cilit konkurrojnë gjashtë subjekte politike. 125 852 mijë qytetarë votojnë për herë të parë.

Votimi ka nisur në orën 07:00 të mëngjesit së sotëm, 9 shkurt, dhe mbyllet në orën 19:00 në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. 941 qendra votimi janë hapur në 38 komunat e Kosovës, ndërsa votimi ka nisur edhe në Mitrovicën e Veriut. Kjo është hera e parë që qytetarët serbë në veri u rikthehen kutive të votimit prej vitit 2022, kur Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – ishte tërhequr nga institucionet e Kosovës dhe u kishte bërë thirrje serbëve që t’i bojkotonin proceset e ardhshme zgjedhore. Qytetarëve iu bashkua edhe kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek

Për herë të parë, në zgjedhje ka votuar edhe diaspora. Dje, 8 shkurt, përfundoi procesi i votimit për emigrantët në përfaqësitë diplomatike. Nga 20.324 votuesit e regjistruar, 14.463 qytetarë kanë votuar, apo 71.16 për qind.

Lexo edhe:

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Trump dhe Osmani flasin për kërcënime nga Serbia, Qeveria hesht

Për një muaj me radhë partitë politike bënë fushatë me zotimet për rritje pagash e pensionesh, përmirësim të arsimit dhe shërbimeve shëndetësore dhe për të luftuar papunësinë në vendin më të varfër në Evropë.

Zgjedhjet, të nëntat me radhë që nga përfundimi i luftës së viteve 1998-1999 që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s, shihen si një sprovë për kryeministrin Albin Kurti, partia e të cilit fitoi me një rezultat të thellë në vitin 2021 dhe tashmë kërkon mandatin e dytë. Kjo është hera e parë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, që parlamenti i Kosovës përmbushi mandatin e plotë katërvjeçar.

Zëdhënësi i KQZ në Kosovë mban konferencën e parë: Votimi ka filluar në të gjitha qendrat

Zëdhënësi i KQZ në Kosovë, Valmir Elezi ka mbajtur konferencën e parë për mediat, ku ka dhënë detaje nga nisja e procesit të votimit.

Sipas tij votimi ka nisur në të gjitha qendrat, ndërsa theksoi se përveç votimit të rregullt në këto qendra, KQZ ka caktuar edhe 38 qendra te votimit me kusht nga një për cdo komunë.

Po ashtu, Elezi u shpreh se janë  1 970 944 votues, 28 subjekte politike dhe 1279 kandidatë.

“Në të gjitha qendrat e votimi ka filluar procesi i votimit. Përveç votimit të rregullt në këto qendra, KQZ ka caktuar edhe 38 qendra te votimit me kusht nga një për cdo komunë. Numri i shtetasve të Kosovës me të drejtë votë eshtë 1 970 944 votues. Numri i subjekteve që marrin pjesë është 28, nga këto 20 janë parti politike, 5 koalicione, dy nisma qytetare dhe një kandidat i pavarur. Numri i kandidatëve është 1279 kandidatë. KQZ u bën thirrje qytetarëve me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë të drejtën kushtetuese”, tha Valmir Elezi zëdhënësi i KQZ.

Zgjedhjet në Kosovë, serbët mblidhen në Mitrovicë për të votuar

Teksa në Kosovë sot mbahet zgjedhjet parlamentare, qytetarët serbë janë mbledhur në sheshin kryesor të Mitrovicës së Veriut për të votuarsë bashku.

Kjo është hera e parë që ata u rikthehen kutive të votimit prej vitit 2022, kur Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, ishte tërhequr nga institucionet e Kosovës dhe u kishte bërë thirrje serbëve që t’i bojkotonin proceset e ardhshme zgjedhore.

Atyre u është bashkëngjitur kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, i cili ka votuar pas një bojkoti dy vjeçar.

Ellek, partia e të cilit po ashtu është pjesëmarrëse në zgjedhje, votoi në shkollën “Sveti Sava” në Mitrovicë të Veriut, i shoqëruar me pjesëtarë të partisë së tij dhe qytetarë të tjerë serbë.

Në zgjedhjet e kësaj të diele marrin pjesë gjashtë subjekte politike që përfaqësojnë komunitetin serb: Lista Serbe, Lëvizja Popullore Serbe, Demokracia Serbe, Partia e Serbëve të Kosovës, Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë dhe Nisma Qytetare Drejtësia Popullore.

Voton Haradinaj, kreu i AAK thirrje qytetarëve: Dilni të votoni

Ramush Haradinaj, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka votuar sot në zgjedhjet e Kosovës së bashku me familjen e tij.

Në një prononcim për mediat, ai i bëri thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë pasi vota ka vlerë vetëm në kuti.

Kosova- u shpreh ai- ka nevojë për votën tuaj.

“I bëj thirrje qytetarëve dilni të votoni, vota juaj ka vlerë vetëm në kuti. Kosova ka nevojë për votën tuaj, na priftë e mbara dhe suksese së bashku”, tha Ramush Haradinaj, i cili bëri të ditur se dy fëmijët e tij votojnë për herë të parë.

Kreu i AAK Ramush Haradinaj pas votimit

Kosova në zgjedhje, voton kreu i PDK: Sot sovrani vendos

Pas Ramush Haradinajt, ka votuar edhe kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe njëkohësisht kandidati për kryeministër Bedri Hamza.

Nga qyteti i Mitrovicës, Hamza i ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët e Kosovës të votojnë, po ashtu.

“Në fund sovrani vendos, qytetarët votojnë. Për mua çdo rezultat që votojnë qytetarët e Kosovës është i pranueshëm, jam optimist. Ka qenë një fushatë e gjatë, por jam i lumtur që gjatë gjithë kohës e kemi ruajtur pozitivitetin” deklaroi ai.

Thirrje për të dalë në votime kanë bërë edhe kandidatët e tjerë për kryeministër.

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza

Voton kryeministri Albin Kurti, mesazh për qytetarët: Bëni zërin tuaj të dëgjohet!

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sapo ka votuar në një nga qendrat e votimit në Prishtinë.

Kreu i qeverisë së Kosovës ka qenë i shoqëruar edhe nga bashkëshortja e tij. Kurti ka votuar në qendrën e votimit në Fakultetin Ekonomik.

Pasi ka votuar, Kryeministri ka dhënë edhe një mesazh për qytetarët duke u bërë thirrje të votojnë.

“Ditë e re dhe mot me diell për zgjedhjet e para të rregullta parlamentarë në shtetin e pavarur të Kosovës. Inkurajoj qytetarët të votojnë. Ushtroni të drejtën demokratike që të bëni zërin tuaj të dëgjohet. Përdorni lirinë për të vendosur për 4 vitet e ardhshme”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti duke votuar

Zgjedhjet/ Voton Lumir Abdixhiku: Qytetarët e Kosovës të vendosin fatin e tyre

Kreu i LKD-së Lumir Abdixhiku, ishte i fundit nga kandidatët për kryeministër që votoi sot në zgjedhjet parlamentare të Kosovës.

Abdixhiku ftoi të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të votojnë për të vendosur për “fatin e tyre dhe të Republikës së Kosovës” për katër vjetët e ardhshëm.

“Është ditë e demokracisë dhe në këtë ditë të demokracisë ftoj qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë masivisht në vendosjen e fatit të tyre për katër vjetët e ardhshme të dhe Republikës së Kosovës”, ka thënë Abdixhiku.

Kreu i LKD-së Lumir Abdixhiku
Etiketa: Bedri Hamza nga PDK-jakosoveKurtiLDK-jaLumir Abdixhikuramush haradinajvotueszgjedhjezgjedhjet kosove

Lajme të lidhura

RAJONI

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

11:46 : 13/07/2025
RAJONI

Trump dhe Osmani flasin për kërcënime nga Serbia, Qeveria hesht

08:11 : 13/07/2025
RAJONI

Mbyllen përkohësisht 30 qendra masazhi dhe klube nate në të gjithë Kosovën

15:17 : 11/07/2025
RAJONI

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në përpjekjen e 45-të

11:37 : 11/07/2025
RAJONI

Osmani diskuton me zëvendëssekretarin Landau për bashkëpunimin ekonomik Kosovë – SHBA

10:09 : 11/07/2025
RAJONI

Vrasja e 27-vjeçarit në Kosovë/ Dëshmitarët rrëfejnë ngjarjen: Efeketivët ushtruan forcë

17:37 : 10/07/2025
Para

Zgjedhjet në Kosovë/ Voton Haradinaj, kreu i AAK thirrje qytetarëve: Dilni të votoni

TË GJITHA

Chelsea fiton trofeun e Botërorit të Klubeve, i jep leksion futbolli PSG-së në finale

23:17 : 13/07/2025

Horoskopi ditor, e Hënë 14 Korrik 2025

23:01 : 13/07/2025

Kardiologu: Sporti nuk shkakton sëmundje të zemrës, përkundrazi i parandalon ato

22:40 : 13/07/2025

Tarifat e Trumpit/ Kancelari Merz: Do të godisnin industrinë tonë eksportuese

22:30 : 13/07/2025

Mbyllen 45 minutat e para të finales, Chelsea me një dorë tek trofeu

22:15 : 13/07/2025

SHBA/ Një person i armatosur qëllon oficerin e policisë dhe më pas hap zjarr drejt një Kishe

22:01 : 13/07/2025

Finalja e Kupës së Botës për Klube, presidenti Trump ndjek nga afër sfidën Chelsea-PSG

21:46 : 13/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com