• Kontakt
Wednesday, August 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rikthehen fjalimet, çfarë pritet të ndodhë sot në protestën e opozitës para Kryeministrisë

09:33 : 08/02/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Opozita do të mbajë këtë të të shtunë protestën e radhës kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike.

Mësohet se ndryshe nga protestat e kaluara, ku bllokoheshin akset kryesore të kryeqytetit, ditën e sotme tubimi do të jetë i përqëndruar para Kryeministrisë, teksa po ashtu do të rikthehen dhe mbajtja e fjalimeve para militantëve.

Një ditë më parë, Sali Berisha vuri në dukje se në themel të protestës së sotme është korrupsioni i mazhorancës dhe luksi në të cilin sipas tij jeton Edi Rama. Ai shfrytëzoi për këto akuza edhe deklaratat publike të ish-numrit 2 të qeverisë Arben Ahmetaj, të dhënë në një intervistë televizive pak kohë më parë.

Autoritetet bënë me dije se leja e kërkuar në Policinë e Tiranës është për tre orë tubim, nga ora 17:00 deri në orën 20:00.

Policia ka marrë si masë për ruajtjen e sigurisë kufizimin e lëvizjes së automjeteve në disa akse/segmente rrugore, më konkretisht:

Lexo edhe:

Tabaku: Qeveria ka kapur pushtetin vendor, shqiptarët po lihen pa mbrojtje në emergjenca

Berisha: Zjarrfikësit çekë e sllovakë luftojnë zjarret në Tepelenë, policia dhe ushtria e Ramës rrethojnë News24

-Nga ora 10:00, nuk do të lejohen të parkohen automjetet në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”;

-Nga ora 14:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Policia njofton se në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Shtetit ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Një ditë më parë, Sali Berisha mblodhi në selinë blu dhe aleatët e Federatës së Opozitës së Bashkuar, ku në fokus të diskutimeve ishte protesta e sotme dhe zgjedhjet e 11 Majit. Ai i bëri thirrje çdo partie opozitare që të bashkohet me ta kundër së keqes, siç e konsideron ai mazhorancën socialiste.

“Ky takim i Federatës opozitare vjen në prag të protestës së madhe të opozitës, në të cilën populli opozitar do t’i dëshmojë shqiptarëve dhe botës se Edi Rama përfaqëson sot kreun e narkoshtetit dhe me dëshmitë tronditëse të bazuara në dokumente autentike origjinale dhe prani fizike të Arben Ahmetajt, ai është sot një delinkuent madhor në krye të një organizate kriminale, të cilën ne e kemi damkosur me kohë. Por vetëkuptohet kur ato dëshmi vijnë me dokumente nga bashkëpunëtori i tij më i ngushtë në 10 vite, ato janë prova të pakundërshtueshme të inkriminimit të thellë të Edi Ramës. Por ky takim dhe kjo mbledhje është shumë e rëndësishme për konsolidimin e mëtejshëm të frontit opozitar kundër kësaj të keqe të pakrahasueshme me ndonjë të keqe tjetër që nga diktatura hoxhiste gjer sot. Bashkimi i të gjithë potencialeve opozitare kundër Edi Ramës, kundër Rilindjes që është sot sinonim i krimit, sinonim i një regjimi që në fjalorin politik të të gjitha kohërave, ka një term: regjimit të kakistokracisë që përmbledh të gjitha të këqijat që mund t’i bëjë një pushtet një vendi. Dhe në fakt, një pushtet që përzë nga vatrat e tyre 40-45 përqind të popullit në 10 vite, është më i keqi që ky popull ka njohur në historinë e tij. Koha është për një front sa më të gjerë opozitar, ndaj dhe unë ftoj të gjitha forcat politike që e ndjejnë veten opozitë, e konsiderojnë veten opozitë, pavarësisht nga çdo kundërshti që mund të kenë njëri me tjetrin, të bashkohen në këtë front për t’u përballur me sukses me këtë të keqe që kemi përpara. Sepse ky bashkim ka një rëndësi vendimtare. Ka prej tyre që kanë shumë vërejtje për këtë forcë apo atë forcë, kanë vërejtje për PD-në, normale janë këto, por problemi është se nuk ka rrugë tjetër përveç bashkimit për t’u përballur me këtë të keqe që kemi përpara. Dhe të gjitha variantet e tjera, vetëm sa pjesëtojnë fuqinë e opozitës.” – deklaroi Berisha.

Ndërkohë, gjatë konferencës me gazetarët, i pyetur mbi skenarët e opozitës, Berisha deklaroi se mbetet sekret, por tha se do të jetë e veçantë nga protestat e tjera.

“Kjo nuk është protesta e parë. Kam qenë edhe në të tjera, por kjo është e veçantë. Kjo është një protestë tjetër, është një protestë në shesh. Ato ishin protesta me veprime. Skenari nesër (sot) do shpallet plotësisht se nuk duhet që armiku të dijë të gjitha taktikat tona.” – tha Berisha.

Mësohet se kryedemokrati do të shoqërohet në protestën e sotme nga dhjetra të rinj të Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe do të marshojnë nga selia blu drejt Kryeministrisë.

Nuk dihet nëse kjo do të jetë protesta e fundit kombëtare e opozitës para zgjedhjeve parlamentare apo do të ketë dhe të tjera, por ajo që vlen për t’u theksuar është se kërkesa për Qeveri teknike duket se është zbehur dhe po ashtu edhe “mosbindja civile” e pretenduar.

Gjithsesi, “sfidë” në protestën e sotme para Kryeministrisë mbetet pjesëmarrja, ku mbetet të shihet se sa do të jetë numri i të pranishmëve.

Etiketa: fjalimekryeministriaopozitaPDprotestaSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Tabaku: Qeveria ka kapur pushtetin vendor, shqiptarët po lihen pa mbrojtje në emergjenca

16:33 : 13/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Zjarrfikësit çekë e sllovakë luftojnë zjarret në Tepelenë, policia dhe ushtria e Ramës rrethojnë News24

13:32 : 13/08/2025
BOTA

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria që do përballet me protestat civile

20:01 : 12/08/2025
AKTUALITET

Denoncimi/ Lorena e Nikos fut Kadastrën në kolaps, rrit me 70-80% çmimet për qytetarët

14:42 : 12/08/2025
BOLD BLOG

Protesta më e mirë?! Shpalleni Ramën “të vdekur mediatik”

14:11 : 12/08/2025
AKTUALITET

Berisha: Do krijojmë komisionin hetimor parlamentar për veprimtarinë kriminale Rama-McGonigal

13:30 : 11/08/2025
Para

EMRI/ U kap me 7.5 kg kokainë dhe 80 mijë paund, dënohet me 7.6 vite burg shqiptari në Angli

TË GJITHA

Shkodran Mustafi emërohet ndihmëstrajner i Gjermanisë U-21

19:42 : 13/08/2025

FOTO/ Pamje të trishta: Zjarri në Delvinë lë pas shkatërrim dhe vështirësi për banorët

19:31 : 13/08/2025

Pas transferimit të Darwin Nunez, Al-Hilal ofron 80 mln euro për yllin e Dortmund

19:26 : 13/08/2025

Zjarri në Lefterhor të Delvinës/ Digjen edhe kosheret, bletët ‘pushtojnë’ fshatin

19:14 : 13/08/2025

Takimi në Alaskë, Trump paralajmëron Putinin: Nëse nuk ndalon luftën të premten, do të ketë pasoja të rënda

19:12 : 13/08/2025

Portieri i Kosovës, Arijanet Muric transferohet në Serie A

18:56 : 13/08/2025

Zjarret përfshijnë Evropën Jugore, AP: Situatë alarmante në Greqi, Shqipëri, Spanjë dhe Turqi

18:53 : 13/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com