• Kontakt
Wednesday, May 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Tre arsye se pse duhet rivotuar Albin Kurti

12:28 : 07/02/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRYESORE, OP-ED, RAJONI

Nga Andi Bushati

Zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë, nuk janë vetëm një përballje mes pushtetit dhe opozitës, as thjeshtë një betejë personale e Albin Kurtit kundër Lumir Abdixhikut dhe Bedri Hamzës, por mbi të gjitha ato kanë peshën e referendumit, për një model të ndryshëm zhvillimi shoqëror, për një këndvështrim të ri si duhen perceptuar mardhëniet, pa vasalitet me ndërkombëtarët, apo se si mund të mbrohen interesat sovrane të një vendi.

Në këtë këndvështrim, të treja këto aspekte, janë një sfidë edhe për ne të Shqipërisë, që ndonëse nuk marrim pjesë në to, kemi mundësinë të shohim nga afër se si mund të funksionojë një sistem që në qendër ka qytetarin dhe jo shtimin e privilegjeve për një grusht të pasurish apo ruajtjen e pushtetit përmes dhuratave që u bëhen të huajve të fuqishëm.

Arsyeja e parë se përse qeverisja e Vetëvendosjes do duhej të vijonte, ka të bëjë me faktin se ajo e theu traditën oligarkike që mbisundon pothuaj në të gjithë rajonin e Ballkanin perendimor, që nga Mali i Zi i dikurshëm i Gjukanoviçit e deri tek sistemet e qeverisjes së vendit, përmes disa biznesmenëve të përzgjedhur, siç ndodh në Beogradin e Vuçiçit apo Tiranën e Ramës.

Për herë të parë me Albin Kurtin tendenca ka ndryshuar, pasuria kombëtare nuk akumulohet tek një pakicë, por ajo rishpërndahet tek një masë sa më e shtrirë e njerëzve. Pronarët e mediave të mëdha nuk janë më të preferuar në tenderat publikë, ata janë zhveshur madje nga koncesionet maramendëse, që ishin qepur si kostume me porosi për të shtuar artificialisht fitimet e tyre.

Lexo edhe:

Fitoi në Krujë/ Aulon Kalaja: Kam bërë fushatë modeste, harxhova vetëm 6 mln lekë të vjetra

“Mbrojmë votë”/ Aksioni i opozitës pas humbjes, Berisha: Qëllimi, zgjedhje të parakohshme

Në vend këtij modeli, ku paraja grumbullohet tek të pasurit për të rjedhur pastaj, pikë-pikë poshtë, është preferuar që ajo të shkojë drejtpërdrejt tek buqit, tek pensionistët, tek ilaçet për sëmundjet e rralla, në ndërtimin e çerdheve, apo tek shumfishimi i bursave të studentëve të zakonshëm dhe atyre të ekselencës. Të ardhurat e rritjes ekonomike prej 6% dhe buxheti i mbushur si pasojë e reduktimit të korrupsionit (21 vende më lart në indeksin e Transparency International për Perceptimin ndaj Korrupsionit), nuk u përdorën për ti’a dhënë klientëve të kryeministrit, por për shtimin e pagës minimale (350 euro) ; për financimin e bujqësisë përmes 300 milionë eurove të dhëna për mbi 100 mijë individë, çka arriti të dyfishojë sipërfaqen e tokës së punuar ; për heqjen e tarifave për universitetet që çliruan nga pagesa mbi 170 mijë familje; për trefishimin e financimit për medikamentet e rimbursueshme dhe ato që shërbejnë për kurimin e sëmundjeve të rralla. Në qendër të vëmendjes u vunë shtresat më në nevojë dhe ato më të margjinalizuara.

Përveçse është më demokratik, duke synuar një rishpërndarje më të drejtë të pasurisë, ku model ngre edhe një pikpyetje: deri në çmasë ai është në gjendje ti rezistojë trysnisë të oligarkisë, e cila duke ndjerë privilegjet e saj të cënuara, mëton të financojë partitë kundërshtare, të ndërsejë pjesën më të pamoralshme të mediave, të flirtojë me qarqet më pro vuçiçiste të Tiranës, për të mbytur këtë alternativë të tjetërsojtë.

Kjo është një nga sfidat më kërshërindjellëse të 9 shkurtit : a mund të ketë forcë një model që e kërkon mbështetjen nga poshtë të rivalizojë fuqinë dhe pushtetin e parasë ? Qoftë edhe për të mbajtur gjallë shpresën se kjo është e mundur qeveria Kurti do të duhej të vijonte edhe një mandat.

Arsyeja e dytë, ka të bëjë gjithashtu me një qasje jo edhe aq të përhapur në rajonin tonë, atë për të mos u sjellë si yesman ndaj ndërkombëtarëve. Në fakt, akuza se po e prish Kosovën me aleatët perendimorë, se po e izolon nga partnerët shtetin e krijuar prej tyre, se e ka zhytur atë në sanksione, është shndërruar në kalin e betejës se propogandës kundër qeverisë, që po mbyll mandatin në Prishtinë. Një pjesë e këtyre akuzave duhet pranuar se mbështeten mbi fakte reale.

Por përpara se të ripërsërisim në mënyrë sipërfaqësore dhe si papagaj ato, është mirë të shtrojmë një pyetje e thjeshtë : A ka qenë Albin Kurti i nisur nga interesi i tij personal, në rastet kur është detyruar ti thotë « jo » ndërkombëtarëve, apo e ka bërë këtë i dënuar nga pesha e përgjegjësisë që votuesit e atij vendi i kanë hedhur mbi supe?

Ai vetë mund të kishte qenë një partner i mirë, një anglishtfolës i këndshëm dhe aleat simpatik, nëse nuk do të kishte këmbëngulur në rikthimin e reciprocitetit për targat dhe dokumentat ; nëse do kishte lejuar që Serbia të vazhdonte ta konsideronte Kosovën si territor të saj, duke vijuar të zhvillonte aty zgjedhje apo referendume, pa pyetur kërkënd ; nëse do ta kishte themeluar prej kohësh aocacionin duke i hapur rrugën bosnjëzimit të vendit ; nëse do të pranonte të thellonte boshllëkun e pushtetit lokal duke tërhequr, ashtu sikurse e këshillonte Edi Rama, katër Oso Kukat nga komunat me shumicë serbe ; nëse mund të pranonte ta quante veriun « tokë të askujt ».

Po, kështu vërtet, Kurti do të do të ish shndërruar në një nxënës të bindur dhe një partner të përkëdhelur prej ndërkombëtarëve, por përpara se të duam një shef të tillë qeverie, ne duhet të mendojmë: a do të kish qenë më e mirë një Kosovë e tillë ? A na duhet më tepër një kryeministër star, që ndërkombëtarët e përdorin si maskot për promoviminn e liderave të dëgjueshëm, apo dikush që është i gatshëm të marrë kosto personale, për të mos dorëzuar llokma atdheu ?

Natyrisht ka shumë nga ata që e quajnë normale rrugën tjetër, atë se mund të pranosh që në vendin tënd të çmontohen armë kimike, se nga sovraniteti i tij mund ti dhurosh Melonit, Shëngjinin apo Gjadrin, se njësoj si Vuçiçi, për të zgjatur pushtetin personal, mund ti falësh familjes Trump asete publike. Por Albin Kurti ka zgjedhur një qasje të ndryshme, atë të sakrifikimit të përkëdheljeve vanitoze dhe të zgjatjes me çdo kusht të pushtetit, për hir të ruajtjes së shtetit. Ndaj, qofte edhe ngaqë përbën një model alternativ, ai ia vlen të vazhdojë të testohet.

Arsyejae tretë lidhet ngushtë me atë të mësipërmin, për të mos dorëzuar llokma atdheu, në këmbim të zvarritjes pas postit. E më mirë se kudo kjo është parë në Veri të Kosovës. Jo më kot, në një artikull të saj, e përditshmja franceze Le Monde, mbërrinte në përfundimin, njësoj si Grupi Ndërkombëtar i Krizave, se për herë të parë që pas luftës, qeveria Kurti ka kthyer sovranitetin në Veri.

Aty një qytetar shqiptar sot mund të kalojë lirshëm, falë shkatërrimit të grupeve paramilitare serbe ndërprerjes së aktivitetit të organizavave kriminale si “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”, mposhtjes së sulmit të armatosur të bandës së Radoiçiçit në Banjske dhe hapjes për herë të parë të nëntë pikave të kontrollit të policisë së Kosovës.

Në këtë « tokë të askujt » u mbyllën komunat ilegale serbe dhe qytetarët mund të marrin shërbimin normal në institucione shteterore, si ato të kadastrës apo regjistrimit të bizneseve. A mund të arriheshin këto me një qeverisje të korruptuar që i frikësohet ç’do shantazhi dhe që është mësuar të bëjë yesman-in përpara të huajve? Zor se ndokush do riskonte të vinte bast për këtë.

Natyrisht gjithësekush mund të gjejë edhe arsye të tjera se përse, pas këtyre katër viteve, Vetëvendosje e meriton të votohet sërish. Ato mund të jenë të shumta, por kjo është një mundësi dhe privilegj që u takon vetëm zgjedhësve të Kosovës. Ajo ka rëndësi për ta dhe për të ardhmen e tyre. Ndërsa për ne në Shqipëri dhe më gjërë, në rajon, ajo vlen për tu parë me kërshëri, si sfida e një modeli të ndryshëm, që synon të punojë për shumicën dhe jo për ruajtjen e pushtetit të një grushti të privilegjuarish./ Lapsi.al

Etiketa: albbin kurtiAndi Bushatikosovekosove zgjedhjeVetevendosjevotavotimezgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fitoi në Krujë/ Aulon Kalaja: Kam bërë fushatë modeste, harxhova vetëm 6 mln lekë të vjetra

22:07 : 20/05/2025
AKTUALITET

“Mbrojmë votë”/ Aksioni i opozitës pas humbjes, Berisha: Qëllimi, zgjedhje të parakohshme

21:56 : 20/05/2025
AKTUALITET

Ilir Meta firmos urdhrin nga qelia: Të analizohet rezultati për çdo qendër votimi në Tiranë!

19:13 : 20/05/2025
AKTUALITET

PD kërkesë KQZ-së: Mos certifiko rezultatin e 11 majit, të bëhet auditim i votës së diasporës!

18:53 : 20/05/2025
AKTUALITET

Në cilat Qarqe pati ndikim diaspora, përmbysja e rezultateve me vetëm një “grusht” votash

17:23 : 20/05/2025
AKTUALITET

Maduro: Mafia shqiptare e Ekuadorit kërkon të sabotojë zgjedhjet në Venezuelë!

16:26 : 20/05/2025
Para

EMRI/ Tritoli ndaj lokalit "Brazili i vjetër" në Fushë Krujë, shpallet në kërkim autori

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 21 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 20/05/2025

Senati italian miraton dekretin për Gjadrin: Ndryshon pakti Rama-Meloni, Shqipëria bëhet me CPR

22:58 : 20/05/2025

Faktorët që ndikojnë në rritjen e kolesterolit

22:48 : 20/05/2025

Blerina Gjylameti del “kundër” Ramës, merr nga KQZ pamjet e numërimit të votave

22:47 : 20/05/2025

Gjendet një sasi eksplozivi në Durrës, policia rrethon zonën

22:43 : 20/05/2025

Beleri: Shteti dhe mediat në shërbim të Ramës. Votat e Greqisë janë mbushur nga e njëjta dorë

22:36 : 20/05/2025

E ardhmja e Dakut, trajneri i Rubin Kazan: Shumë shpejt vendoset gjithçka

22:31 : 20/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com