• Kontakt
Friday, June 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Të kam thënë 30 herë!” Në spital me Parkinson, firma s’i bën raportin

21:10 : 07/02/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Besnike Duka është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” për problemin e sëmundjes së bashkëshortit të saj. Ky i fundit u shtrua në spital me Parkinson dhe mjeku i tha të jepte dorëheqjen nga puna që të përfitonte nga raportet dhe i sëmuri kështu bëri. Por, kaluan disa muaj dhe nuk u bë raporti.

 “Unë jam drejtuar tek emisioni juaj për problemin e burrit. Është shtuar në spital më 20 Qershor më dhanë raport atje 2 muaj në spital. Ishte i shtruar për Parkinson, më tha që ky nuk është më i aftë për punë. Kur u shtrua në spital në punë ishte, roje. Edhe doktori i familjes tha që të merrnim raporte sepse nuk është më i aftë për punë. Shkova për punën e raportit se ku ta gjeja dhe më thanë online. Nuk ka më letra dore. Prita një muaj, dy muaj, në muajin e pestë burri takon përgjegjësin dhe i thotë për punën e raportit. Ky thotë që nuk të kam çuar asnjë raport. Nuk t’i kam çuar. Ty të janë djegur raportet thotë. Nuk kam lënë vend pa shkuar, kam 6 muaj që bredh rrugëve. Burri nuk ka shkuar më në punë, dha dorëheqjen. Që ditën që u shtrua në spital i hoqën siguracionet pasi ata i thanë që do të çojmë direkt në raport. Vetëm juve ju besoj. Asgjë tjetër nuk kërkoj. Dua vetëm që të dalë kjo e drejtë”, tha për mikrofonin e emisionit “Stop” denoncuesja.

Besnikja tregon se bashkëshortët takuan përgjegjësin dhe ekonomistin e shoqërisë ku punonte burri, por i thanë se raportet janë djegur pasi ai ka dhënë dorëheqjen.

Biseda me ekonomistin e subjektit.

Qytetarja: Ato raportet e shpëtimit si u bënë?

Lexo edhe:

Shtohen rastet në kardiologji, vdekshmëria e lartë nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut

Miliona lekë dëm/ KLSH zbardh skemën: Si abuzohet në doganën e Rinasit me importin e mallrave

Ekonomisti i subjektit: Po ca po më pyet mua? Të kam sqaruar 30 herë më duket. Nuk di, ku të shkosh. Shko te mjeku, që të ka nxjerrë nga skema e sigurimeve dhe nuk riparohet më.

Qytetarja: Si do e zgjidhim këtë muhabet pa mirë?

Ekonomisti i subjektit: Me hy në punë prapë, me marr raport prapë.

Qytetarja: Ju raportet i keni çuar tek sigurimet?

Ekonomisti i subjektit: Si shkojnë te sigurimet për një njeri, që nuk është i sigurum? Pastaj unë as kam bërë raporte e as kurrgjë.

Biseda me përgjegjësin e firmës.

Përgjegjësi i subjektit: Ca të thonë ato, se unë nuk kam gjë tjetër në dorë. Zefi bashkë me atë të financës. Ata e kanë në dorë sistemin. Ata thonë nuk duhet heq, ti thua duhet të hiqet. S’e di tani. As unë s’mund të jap zgjidhje. Në moment thotë, që hiqet nga sigurimet, nuk është më stafi jonë edhe duhet t’i ndjekë vetë. O zonjë, mos ia fut kot, “vonesa është e imja”, se ti nuk më ke sjellë raportin e parë. Unë nuk mund të çoj të muajit të tretë.

Qytetarja: Raportet i ke “online” pra.

Përgjegjësi i subjektit: Po nuk janë pra, në sistem, ta kam thënë edhe një herë. 

Qytetarja: Po mirë ku i kam nxjerrë ato letrat unë online?

Përgjegjësi i subjektit: Ti e nxjerr online, se ti e ke marrë me emrin tat, mu po më thonë nuk kanë ardh.

Në fakt zonja dhe bashkëshorti i saj janë keqinformuar nga mjeku i familjes, i cili ka thënë se për të përfituar raportet zoti Shpëtim duhet të jepte dorëheqjen.

Qytetarja: Si ia kalove doktor?

Mjeku: Mirë! Si je?

Qytetarja: Thjesht erdha me të pyt për këtë punën e raporteve. Ky duhej hequr nga siguracionet?

Mjeku: Po unë s’marr vesh. Unë di vetëm kaq, kur bën raport që e kanë bërë ata të komisionit edhe ti duhet ta marrësh te sigurimet! Kaq di unë!

Qytetarja: A duhej hequr nga siguracionet? Se më the herën e parë, që duhej hequr nga siguracionet, prandaj. Si ta kenë shtruar në spital.

Mjeku: Unë s’e di. Logjike është kjo që ty të kanë dhënë siguracion 6 muaj ata, 6 muaj ata duhet t’i paguajnë sigurimet shoqërore. Ai ka qenë me siguracione.

Qytetarja: Prandaj, në qoftë se ai merr raport nuk ka siguracione më.

“Stop” u drejtua në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore dhe nga specialistja Erilda Shkurtaj u tha se subjekti nuk ka aplikuar për raportin e Shpëtim Dukës. Sipas specialistes edhe pasi qytetari hiqet nga puna, apo jep dorëheqjen, afati i aplikimit për raport është 30 ditë.

“Kur një përfitues pajisjet me një raport mjekësor nga spitali nëpërmjet e-Albania i shkon subjektit ashtu edhe përfituesit. Subjekti ka detyrimin të bëjë një aplikim në portalin e-Albania për sigurimet shoqërore për të hedhur përfitimin përfituesit. Nëse zotëria është brenda 30 ditëve nga sigurimi, nga shkëputja e sigurimit të detyrueshëm nga ana e subjektit, subjekti ka detyrimin për t’i dorëzuar këto raporte pranë Sigurimeve Shoqërore. Patjetër që ekziston dhe një zgjidhje. Raportet mund të paguhen deri në një vit nga marrja e raportit të punëdhënësit. Nëse subjekti nuk e bën një aplikim në portalin e-Albania mund të japim një zgjidhje tjetër. Përfituesi dërgon me postë me anë të shërbimit postar në sigurimet shoqërore një shkresë zyrtare ku pajiset me të gjitha raportet apo dhe me mbylljen e librezës së punës. Ne si institucion do i dërgojmë një shkresë zyrtare subjektit për këtë aplikimin online”, sqaroi specialistja.

Përfitimi nga raportet është deri në një vit, mjafton që të bëhet aplikimi dhe problemi merr zgjidhje. “Stop” bisedoi me subjektin ku u tha se raportet nuk dilnin në sistem edhe pse vetë qytetarit i dilnin.

Punonjësja: Me aq sa po shoh nga dokumentacioni, që kam përballë është paraqitur në Qershor nga data 19 Qershor, një kërkesë nga ana e tij.

Gazetarja: Po!

Punonjësja: Një shkëputje nga sigurimet shoqërore për arsye shëndetësore. Po më thonë, që nuk rezultonte në sistemin. Absolutisht nuk ishte i atashuar asnjë lloj raporti për zotin Shpëtim Duka.

Gazetarja: Nejse! Raportet janë në sistem, kështu që për sa kohë i dilnin qytetarit, duhet t’i dilnin dhe subjektit. Megjithatë e rëndësishme është, që të zgjidhet.

Pasi shoqëria mori dijeni, se qytetari është drejtuar në “Stop”, u premtua se do të bëhet aplikimi dhe do të marrë zgjidhje problemi i tij i raportit shëndetësor.

Punonjësja: Me sigurimet shoqërore jemi në një tentativë për një zgjidhje, qoftë dhënien e një rideklarimi për zotin Shpëtim Duka, që ai të paguhet për këtë pjesë./tvklan

Etiketa: denoncimifirmaparkinsonraportiSpital

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shtohen rastet në kardiologji, vdekshmëria e lartë nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut

08:16 : 19/06/2025
AKTUALITET

Miliona lekë dëm/ KLSH zbardh skemën: Si abuzohet në doganën e Rinasit me importin e mallrave

19:29 : 17/06/2025
AKTUALITET

Tiranë/ I riu tenton të vetëvritet në banesë

15:23 : 17/06/2025
AKTUALITET

Raporti i OECD: Shqipëria ka rrugët më të shtrenjta dhe më të këqija në rajon

15:36 : 16/06/2025
AKTUALITET

Tiranë/ 32-vjeçarja tentoi t’i japë fund jetës duke konsumuar mbidozë medikamentesh

13:22 : 16/06/2025
AKTUALITET

Tentoi të vetëvritej me thikë, 33-vjeçari në gjendje të rëndë te Trauma/ EMRI

11:38 : 16/06/2025
Para

78 vjeçari u “izolua” për dy vite në banesë, firma që ndërtoi Unazën e Madhe i bllokoi hyrje-daljet

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 20 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 19/06/2025

Sistemi “Iron Dome” i Izraelit kapi vetëm 65% të raketave iraniane në 24 orët e fundit

22:53 : 19/06/2025

Fibrilacioni atrial/ Cilët janë shkaktarët dhe si mund ta parandaloni

22:52 : 19/06/2025

“Po vdesin njerëz kot”/ Lufta në Lindjen e Mesme, Bushati përplaset me Baton Haxhiun: Shumë e rëndë…

22:48 : 19/06/2025

“Pretendim absurd i PD-së për mandatin e 14-të”/ Shehaj: Po monitorojmë rinumërimin

22:38 : 19/06/2025

Liverpool e ka seriozisht për Osimhen, përfshin në “pazar” Nunez dhe Chiesa

22:31 : 19/06/2025

Rinumërohen mbi 200 kuti votimit të Tiranës, si ka ndryshuar rezultati i 11 Majit

22:27 : 19/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com