• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

78 vjeçari u “izolua” për dy vite në banesë, firma që ndërtoi Unazën e Madhe i bllokoi hyrje-daljet

21:16 : 07/02/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Një 78 vjeçar u “izolua” për dy vite në banesë, pasi firma që ndërtoi Unazën e Madhe të Tiranës i bllokoi të gjitha hyrje-daljet.

Në redaksinë e emisionit investigativ “Fiks Fare” u ankua i moshuari Shyqyri Haxhillari, i cili tha se pas ndërtimit të Unazës, ai s’kishte asnjë rrugë për të shkuar te banesa, të cilën e ka me certifikatë pronësie.

“Po bëj 2 vjet që endem nëpër kanale për të shkuar te banesa. Kaloj ngjitur me rrugën, brenda kanalit që ka bërë firma për të shkuar në shtëpi. Më kanë thënë disa herë ata të firmës që e bënë ndërtimin, këta të bashkisë apo edhe të Autoritetit Rrugor se do ta rregullonin, por asnjë gjë deri më tani. E bën dhe ikën të gjithë. Kur bie shi e kam shumë të vështirë, kam rënë disa herë dhe kam rrezikuar jetën” thotë Shyqyriu.

Fiksi filmoi rrugën ku shkon i moshuari në banesë, i cili me shumë vështirësi kalon në bordurat. Më pas në një kanal dhe mezi ngjitet e zbret nga disa pengesa. Mbahet në disa gardhe që kanë bërë. “Ja kështu lëviz. Kam rënë disa herë. Tani mirë, po kur bie shi mezi kaloj” pohon i moshuari.

Pas ankesës, gazetarët e Fiksit telefonojnë inxhinierin e ARRSH-së, Adrian Kroi, i cili nuk pranon të japë shpjegime. Në datën 24 dhjetor 2024, Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka nisur një shkresë firmës “2 T” që ka fituar tenderin e lotit të Unazës së Madhe, pranë banesës së 78 vjeçarit. ARRSH i paraqet firmës ankesën e djalit të të moshuarit, teksa i shkruan se duhet të sistemohet edhe hyrja për në banesën e tij nëpërmjet rrugicës që del në rrugën “Shejnaze Juka”.

Lexo edhe:

Ligji i ri për pronat, përgjysmohet taksa për shtëpinë e parë

Peticionet/ Dhjetëra mijëra firma kundër ndërtimeve në Vjosë-Nartë

“Unë e kam me letra shtëpinë. Këta prishën këto objektet e tjera dhe s’më lanë asnjë rrugë. As nga para ku ishte dhe as nga pas. Ia hedhin fajin njëra-tjetrës” shton ai.

Bashkë me 78 vjeçarin, Fiksi shkon në Njësinë Administrative Babrru, ku takon administratorin. Ai thotë se ka disa muaj në atë detyrë dhe para disa javësh ka shkuar djali i Shyqyriut për këtë problematikë. Thotë se do të kontaktojë me përgjegjësin e IMT-së për të gjetur një zgjidhje. Pranon se Shyqyriu nuk ka rrugë dhe se, Njësia Administrative, vetëm sa përcjell ankesat dhe s’është vendimmarrëse. Administratori i thotë se do të kontaktojë sërish dhe do të këmbëngulë.

“S’kam ndonjë shpresë nga këta, se unë po bëj 2 vjet. Po tani na ngelet vetëm shpresa te ju” thotë i moshuari.

Disa ditë më pas, Fiksi shkon sërish në Babrru. Pas interesimit, IMT-ja e Bashkisë së Kamzës ka dakordësuar me komshinjtë e 78 – vjeçarit për t’i hapur 1 metër rrugë ngjitur me Unazën e Madhe, atje ku kalonte. Rruga është hapur dhe ajo është provizore, pasi IMT-ja dhe firma do t’ia hapin kalimin në rrugën “Shejnaze Juka”, atje ku ishte parashikuar nga ARRSH-ja.

Në datën 31 janar 2025, IMT-ja i ka nisur disa shkresa banorëve të zonës që kanë zënë hapësira publike. Një ndër to i ka shkuar edhe vetë Shyqriut, ku e lajmëron se do të prishin avllinë pas shtëpisë. Në atë dokument shkruhet se “ju njoftojmë se nga ana e Bashkisë Kamzës do bëhet lirim i hapësirës pronë publike mbi shtratin e rrugës ‘Shejnaze Juka’, e cila lidhet me rrugën kyresore Babrru, Paskuqan. Ky njoftim bëhet në bazë të ankesave herë pas hershme të paraqitura nga banorët e zonës”.

Pas interesimit të Fiksit, institucionet u vunë në lëvizje. Madje edhe vetë firma e ndërtimit të Unazës së Madhe që përfundoi disa punë të lëna përgjysmë. Ndërkohë, iu është lënë disa ditë kohë edhe për hapjen përfundimtare të rrugës për në banesën e 78 – vjeçarit.

“Faleminderit Fiks Fare, kisha 2 vite që po vërdallisja dhe brenda disa ditësh Fiksi e zgjidhi problemin. Të paktën hyj dhe dal. Shpresoj t’më zgjidhet edhe rruga nga pas” thotë ai. Ndërkohë, djali i tij, Besmir Haxhillari thotë se ka pasur disa korrespondencë me institucionet dhe atë që s’e bënë shtetarët, e bëri Fiksi brenda disa ditësh. “Edhe kaq, është shumë për ne. Faleminderit Fiksit” përfundoi Besmiri.

Etiketa: firmashtepiUnaza e madhe

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ligji i ri për pronat, përgjysmohet taksa për shtëpinë e parë

20:12 : 17/06/2026
AKTUALITET

Peticionet/ Dhjetëra mijëra firma kundër ndërtimeve në Vjosë-Nartë

17:04 : 01/06/2026
AKTUALITET

Prej vitesh në dyert e Kadastrës, Fatbardha Çarcani merr më në fund certifikatën e pronës

22:05 : 27/05/2026
NDRYSHE

Ballkoni, rrezik i fshehur në shumë shtëpi: Çfarë nuk duhet të mbani kurrë aty

19:56 : 26/05/2026
AKTUALITET

S’ia shembi tërmeti, por tritoli i pallatit pranë, 75-vjeçarja në qiell të hapur! Si e mashtroi Rama

22:16 : 11/05/2026
AKTUALITET

Qiratë në rritje të frikshme, a po kthehet strehimi në luks?

09:03 : 20/04/2026
Para

Keni bërë plane për fundjavën? Mësoni fillimisht si do të jetë moti

TË GJITHA

“Boll, mos u merr me llafe grash”/ Sherr mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë: Nuk duroj dot më…

11:28 : 24/06/2026

“Plakën nuk e zë gjumi”/ Përgjimet e SPAK për bisedat e vëllezërve Aliu: Mbushja një dyshek me miliona të flejë rehat!

11:23 : 24/06/2026

Shirat e rrëmbyeshëm mbërthejnë Kinën, evakuuohen mbi 9 mijë banorë

11:09 : 24/06/2026

“Mos rrini në Tiranë, por punoni”/ Rama kërcënon kryebashkiakët: Nëse nuk ndryshon situata, do përmend emra

10:57 : 24/06/2026

Gjyqi për Metën dhe Kryemadhin, avokati Cakrani kundërshton provat: Janë marrë në mënyrë të paligjshme

10:47 : 24/06/2026

Vrau me thikë fqinjin në Rrogozhinë, lihet në burg 27-vjeçari, çfarë dëshmoi në gjykatë

10:31 : 24/06/2026

Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve

10:24 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş