• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Panele diellore dhe propagandë: Shqetësime për përdorimin e burimeve publike në zgjedhje

17:01 : 07/02/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë lajmëroi të martën hapjen e një thirrjeje të dytë për ofruesit e shërbimit në kuadër të programit të subvencionimit për sistemet e ngrohjes së ujit me panelet diellore, program nga i cili pritet të përfitojnë 2 mijë familje në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

“…në datë 24 shkurt, të gjithë abonentët familjarë që kanë dëshirë që të pajisen me këto panele diellore mund të fillojnë aplikimin e tyre,” deklaroi zv. kryeministrja Belinda Balluku duke iu referuar thirrjes.

Programi u prezantua për herë të parë nga qeveria në vitin 2023 dhe parashikon një skemë të gjerë mbështetëse për nxitjen e përdorimit të burimeve të rinovueshme të energjisë duke subvencionuar mijëra familje me panele diellore.

Balluku u bëri thirrje gjithë qytetarëve që të aplikojnë, duke folur nga shtëpia e një qytetari në Farkë që kishte përfituar nga thirrja e parë mbështetëse, nga e cila sipas Ballukut përfituan 1981 familje.

Lexo edhe:

Dogjani: KAS legjitimoi deformimin e votës nga Edi Rama

Rinumërimi/ Mandati i Xhaçkës vendoset nga 70 vota diferencë, Dogjani kalon Murrizin tek PD-ja

Zbatimi i skemës së subvencionimit në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit ngre shqetësime për shfrytëzimin e burimeve publike për të ndikuar në zgjedhje. Aktet nënligjore mbi të cilën është bazuar procedura janë marrë në fund të vitit që shkoi, vetëm pak ditë para afatit ligjor që ndalon dhënien e përfitimeve nga fondet publike.

Neni 91 i Kodit Zgjedhor, i ndryshuar me marrëveshje politike në vitin 2020, parashikon se “katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve ndalohet propozimi, miratimi ose nxjerrja e akteve ligjore ose nënligjore, të cilat parashikojnë dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si aktet që parashikojnë rritjen e pagave, pensioneve, mbështetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, vendosjen e amnistive fiskale, privatizimin apo dhënien e pasurive, të shpërblimeve, etj., përveçse kur nisma kushtëzohet nga gjendje të fatkeqësisë natyrore”.

Sipas Dhimitër Zguros, përfaqësues i organizatës “Qëndresa Qytetare”, ky subvencion rrezikon të përdoret për qëllime elektorale.

“Ndonëse është miratuar jashtë afatit katër mujor nga data e zgjedhjeve, periudhë gjatë të cilës shtrihet ndalimi i parashikuar në Kodin Zgjedhor, mund të përdoret për qëllime elektorale,” tha Zguro për BIRN.

Sipas tij, Këshilli i Ministrave ka qenë i detyruar të miratonte një akt nënligjor përmes të cilit do të parashikohej skema mbështetëse për arritjen e objektivave kombëtare për burimet e rinovueshme të energjisë që në vitin 2023.

“Por miratimi i këtij vendimi jashtë afatit të parashikuar në ligj, i shoqëruar me miratimin në datën 31.12.2024, të urdhërit që përcakton kriteret, kuotat dhe rregullat që klientët familjarë të mund të përfitojnë nga skema mbështetëse, është një indikator tjetër shqetësues në lidhje me përdorimin e akteve nënligjore si një mekanizëm për të influencuar zgjedhësit,” shtoi Zguro.

Ky nuk është akti i parë dhe as i vetëm i qeverisë që ka ngritur shqetësime për shkelje të standardeve zgjedhore nga partia në pushtet duke përdorur burimet publike për të tërhequr votuesit.

Në dhjetor, mazhoranca miratoi në Kuvend një ligj për faljen e penaliteteve, kryesisht për ndërtime pa leje, ndërsa qeveria shpërndau bonuse për pensionistët dhe kategori të tjera, nisma që u konsideruan nga opozita dhe shoqëria civile si cenim i standardeve demokratike të procesit zgjedhor.

Qendresa Qytetare konstaton se këto akte vijnë në kundërshtim me frymën e dispozitave të Kodit Zgjedhor dhe cënon barazinë e partive politike në garë.

“Po ashtu, shpërndarja e certifikatave të pronësisë dhe  përdorimi i ambienteve të institucioneve për të zhvilluar takime për qëllime zgjedhore vijojnë të mbeten si problematika që nga zgjedhjet e kaluara,” shton Zguro.

Ndërkohë një problem shqetësues mbetet përdorimi i faqeve zyrtare të institucioneve publike për shpërndarjen e propagandës në favor të partisë në pushtet.

Nga monitorimi i kësaj organizate janë konstatuar të paktën 60 raste, ku pjesa më e madhe e këtyre rasteve lidhet me shpërdorimin e burimeve publike të institucioneve arsimore apo të institucioneve të kujdesit shëndetësor.

Bëhet fjalë për 38 institucione arsimore që shpërndanin në mënyrë të vazhdueshme postime të të Partisë Socialiste dhe ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu dhe 22 raste kur disa institucione shëndetësore bënin të njëjtën gjë.

“Këto institucione kanë vendosur në dispozicion të ministrit përgjegjës dhe Partisë Socialiste, faqet e tyre zyrtare duke shpërndarë propagandë në favor të Partisë Socialiste dhe i dhënë kësaj të fundit një avatazh të padrejtë në raport me të gjitha partitë e tjera politike”- thotë Zguro.

Sipas tij,  përdorimi i faqeve zyrtare të institucioneve cënon paanësinë e tyre dhe besimin tek këto institucione, të cilat në vend të përmbushin në mënyrë të rregullt detyrat e tyre funksionale, përdoren si një mjet propagande.

Hetimi administrativ për denoncimet e QQ-së u pushua nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve pasi institucionet e hetuara i fshinë postimet./BIRN

Etiketa: belinda ballukuEdi RamaMinistria e Infrastrukturës dhe Energjisëpanele diellorepropagandepszgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dogjani: KAS legjitimoi deformimin e votës nga Edi Rama

17:43 : 27/06/2025
AKTUALITET

Rinumërimi/ Mandati i Xhaçkës vendoset nga 70 vota diferencë, Dogjani kalon Murrizin tek PD-ja

14:52 : 27/06/2025
AKTUALITET

36 mijë euro fluturimi/ Berisha: Do kërkojmë prap Komision Hetimor për udhëtimet me çarter të Ramës

13:55 : 27/06/2025
AKTUALITET

Përfundon rinumërimi për Tiranën/ Braho: S’ka më akuza për trafikim votash

12:47 : 27/06/2025
AKTUALITET

“Po të them në sy, nëse ke lidhje me atentatin tim, s’ta fal”/ Ndoja përplaset me Dervishajn, përmendet Rama

12:01 : 27/06/2025
AKTUALITET

Rama krijon kompani për të hyrë aksioner tek resorti i Kushner në Sazan

11:18 : 27/06/2025
Para

Kapet me mbi 2 kg kokainë dhe armë, arrestohet shqiptari në Itali

TË GJITHA

Makina përplasi 3 të mitur/ Eksperti: Monopatinat s’duhet të kalojnë 25 km/orë, drejtuesit të bëjnë kurs

21:05 : 27/06/2025

Balaj protagonist, Vllaznia fiton miqësoren ndaj ekipit rumun

21:04 : 27/06/2025

Mungesa e kontrollit të lejeve minerare rrit kostot mjedisore në Bulqizë

20:55 : 27/06/2025

Trump paralajmëron Iranin: Do të urdhëroj bombardime nëse vijon pasurimi i uraniumit

20:45 : 27/06/2025

Tjetër dëmtim për David Alaba-n, mbrojtësi i Real Madridit jashtë për dy muaj

20:42 : 27/06/2025

Muçollari: Nuk kemi garanci për sigurinë ushqimore, vëmendja e qeverisë është zero

20:41 : 27/06/2025

Hakmarrje apo aksident? Vrasja e Fatos Cenajt në Itali mbetet mister

20:37 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com