• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama premton tendera me AI, por BE kërkon ekspertizë njerëzore

11:28 : 06/02/2025
në AKTUALITET, BOTA, POLITIKE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në mandatin e tij të katërt do të përdorë Inteligjencën Artificiale për prokurime publike, me qëllim anashkalimin e dorës së njeriut dhe nevojës për të trajnuar stafin që të arrijë standard europian në këtë fushë. Por një përgjigje e Komisionit Europian për Faktoje tregon se shtetet kandidate për anëtarësim pritet të ndërtojnë njohuri dhe ekspertizë në këtë fushë dhe jo t’a “shkarkojnë” përgjegjësinë tek Inteligjenca Artificiale.

Akuza për shkelje të barazisë në tendera është një nga më të përsëriturat nga Prokuroria e Posaçme SPAK ndaj zyrtarëve shtetërorë dhe vendorë. Njëkohësisht, pas skandalit të koncesioneve për inceneratorin e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit, diskutimet për korrupsion qeveritar në proceset e prokurimeve janë në qendër të vëmendjes prej shumë kohe.

Duket se për të luftuar pikërisht këtë perceptim të korrupsionit të zyrtarëve në ministri dhe bashki duke keqpërdorur paratë e buxhetit të shtetit përmes prokurimeve korruptive, kryeministri Edi Rama njoftoi një “armë” të re, që sipas tij pamundëson korrupsionin në prokurime publike.

“[Ajo] që po bëjmë dhe që lidhet me një fazë të re të luftës kundër korrupsionit dhe përpjekjes për të rritur transparencën është një model inovativ me Inteligjencë Artificiale për të realizuar prokurimet publike. Me modelin e AI që po ndërtojmë unë besoj që në mandatin tonë të katërt, ne do të jemi vendi i parë që do të realizojë prokurime me 90% të procesit pa njeriun”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.

Është Inteligjenca Artificiale ajo që sipas Ramës, duke eleminuar “dorën” njerëzore në proceset e prokurimeve do të mundësojë drejtësi të një standardi europian. Kjo – theksoi kryeministri – do të evitojë edhe bezdinë e panevojshme që stafi i tij të trajnohet, të edukohet dhe të ndërtojë ekspertizë të nivelit europian.

Lexo edhe:

Kosova rrezikon të mbetet pa fonde nga Plani i Rritjes i BE-së

Rama: Nuk jemi tunduar kurrë nga oligarkët dhe paratë ruse! Nuk na pëlqen Putin dhe Rusia aktuale

“[AI do mundësojë] nivel objektiviteti dhe transparence që është i pakonkurrueshëm dot nga çfarëdolloj komisioni prokurimesh. Se ndryshe procesi do duhej të shkonte, sensibilizo, trajno, eduko, prit që shqiptarët të bëhen gjermanë e kshu me rradhë. Ndërkohë që në kushtet e sotme nuk është e nevojshme jo vetëm të bëhemi, por as të duam që të bëhemi si gjermanët,”  – Kryeministri Edi Rama.

Por Bashkimi Europian duket se ka një tjetër mendim për këtë.

Nisur nga rëndësia që ka procesi i përafrimit të ligjeve dhe ndërtimit të ekspertizës në vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian, Faktoje u interesua pranë unionit për të kuptuar deri në çfarë pike mundet Inteligjenca Artificiale të zëvendësojë njeriun për prokurime publike për vendet anëtare të BE-së.

Bashkimi Europian tha për Faktoje se Inteligjenca Artificiale në fakt mundet vetëm të plotësojë njohurinë dhe ekspertizën që shtetet kandidate duhet të ndërtojnë dhe jo ta zëvendësojë atë.

“Ndërkohë që përdorimi i Inteligjencës Artificiale mund të mbështesë procesin e prokurimeve në hartimin e specifikimeve apo zbulimin e ofertave të dyshimta, aplikimi i Inteligjencës Artificiale mundet vetëm të plotësojë njohurinë dhe ekspertizën që shtetet kandidate duhet të ndërtojnë” – zëdhënësi i Komisionit Europian për Faktoje

Zëdhënësi i KE shpjegon se si një vend kandidat si Shqipëria pritet që të përafrohet me legjislacionin e BE-së, përfshi edhe në fushën e Inteligjencës Artificiale (AI).

Akti për Inteligjencën Artificiale i BE-së parashikon një “qasje të klasifikuar” që bazohet tek rreziku dhe krijon një kuadër ligjor uniform dhe horizontal për AI. Qëllimi i saj është të mbrojë të drejtat themelore, të mundësojë sigurinë e përdoruesve dhe të krijojë besim në zhvillimin dhe miratimin e Inteligjencës Artificiale.

“Ne do të inkurajonim Shqipërinë të sigurojë përafrimin e teknologjive të reja me Inteligjencë Artificiale me kriteret e Aktit për AI dhe qëndrojmë në gatishmëri për t’a mbështetur në këtë proces,” – thuhet në përgjigjen e Komisionit Europian për Faktoje.

Ky reagim i Komisionit Europian i bën jehonë rezervave të shprehura tashmë nga Bashkimi Europian për deklaratat e kryeministrit Rama që njoftonte përafrimin e legjislacionit të Shqipërisë me atë europian përmes përdorimit të Inteligjencës Artificiale.

Nisur nga ky reagim i Komisionit Europian, deklaratën e kryeministrit Rama se për shkak të ndihmës nga Inteligjenca Artificiale nuk është më e nevojshme që zyrtarët të kenë ekspertizë europiane për prokurime publike, e konsiderojmë të pavërtetë./Faktoje

Etiketa: AIBEekspertize njerezoreinteligjencë artificialeKEprokurimeRamatendera

Lajme të lidhura

RAJONI

Kosova rrezikon të mbetet pa fonde nga Plani i Rritjes i BE-së

21:11 : 21/10/2025
AKTUALITET

Rama: Nuk jemi tunduar kurrë nga oligarkët dhe paratë ruse! Nuk na pëlqen Putin dhe Rusia aktuale

19:21 : 21/10/2025
BOTA

Patenta e re në BE, çfarë do të ndryshojë?

18:48 : 21/10/2025
AKTUALITET

“Fqinjët janë xhelozë për ne”, Rama nga Londra: BE është hipokrite

16:20 : 21/10/2025
BOTA

Kallas: Presioni ndaj Ukrainës “nuk është rruga e duhur”

13:16 : 21/10/2025
Lajmet e Dites

“Aferë e pastër qeveritare”, Bushati: Tenderi i aeroportit të Vlorës, “gropë” për përfitime private

21:58 : 20/10/2025
Para

Bota arabe refuzon planin e Trump, cilat janë 3 vendet që mund të dërgohen palestinezët

TË GJITHA

“Do t’i bie dhe shefit të Krimeve”/ Aurel Hoxha po planifikonte një vrasje në burg, a është Arben Lleshi?

21:24 : 21/10/2025

Gazetari italian: Mafia shqiptare, strukturë e fshehtë dhe elastike si ‘Ndragheta’

21:19 : 21/10/2025

Kosova rrezikon të mbetet pa fonde nga Plani i Rritjes i BE-së

21:11 : 21/10/2025

“Nëse s’vjen në orën 6…”/ Djali i drejtoreshës së ZVA-së kërcënon mësuesin për një postim në FB

21:02 : 21/10/2025

Ish-prokurori: Në Durrës dhe Kakavijë nuk po kapet më asnjë gram drogë, diçka nuk shkon

20:48 : 21/10/2025

Arrestohen dy shqiptarë në Itali, njëri tenton t’u arratiset policëve dhe i plagos

20:41 : 21/10/2025

“Qeni po luante me kafkën”/ Mesazhet në SKY për vrasjen e Klevis Lleshit: Iku dhe një, djali i Xhavitit

20:29 : 21/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com