• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nuk ka më Amerikë të cilës t’i besojmë

18:26 : 03/02/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Ajo që po raportojnë mediat e mbarë botës për përplasjen e dyshes Donald Trump-Elon Musk me stafin e Agjensisë të SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) i ngjan skenave më të turpshme të ndryshimit të pushteteve në Shqipëri, në vitet ‘92 apo dhe ‘97. Të dërguarit e miliarderit pronar të “Tesla” dhe “X”, kërkojnë dorëheqje të menjëhershme, nxjerrin njerëz nga zyrat, shkojnë deri në përplasje fizike dhe u marrin nën kontroll postën elektronike punonjësve. Në këtë valë gjuetie shtrigash, që kur ndodhte në Shqipëri, kishte mes nesh që thoshin se kjo nuk mund të ngjajë kurrësesi në vende demokratike të civilizuara, flamurin po e mban vetë Musk. Ai ka deklaruar se USAID është një organizatë kriminale që duhet mbyllur duke e etiketuar si një “strofkë gjarpërinjsh marksistë që nuk e duan Amerikën”.

Në mbështetje të tij ka dalë edhe presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, i cili në stilin e vet emblematik, hodhi në treg anekdodën e 50 milionë USD që shpenzoheshin për prezervativë në Gaza, por që në fakt shërbenin për të prodhuar bomba.

Donald Trump ka pezulluar për trej muaj fondin prej 42.8 miliardë dollarësh që Kongresi amerikan shpërndante për ndihma dhe mbështetje në të gjithë botën.

Lexo edhe:

Sylvinho me “dhimbje koke”/ Mungojnë Asani dhe Ajeti! Alarmon Broja në prag të sfidës kundër Serbisë

SHBA do të lejojë Iranin të pasurojë uraniumin

Ky vendim ka prekur edhe Shqipërinë, e cila që prej vitit ‘92 është asistuar nga USAID për zhvillimin e arsimit, ekonomisë, tregut të lirë, mediave, shoqërisë civile dhe grupeve të margjinalizuara. Sipas të dhënave të ambasadës së SHBA-së në Tiranë, në tre dekada, shifra e dhënë për Shqipërinë është rreth 500 milionë USD.

Pyetja që shtrohet është: ç’pasoja do të ketë kjo politikë e re amerikane-, që mund të shkojë nga zvogëlimi i ndjeshëm i fondeve deri tek zhdukja e tyre- për vendin tonë?

Së pari, efekti i reduktimit të hapsirave të lirisë, -në mugesë të parave që prezumoheshin të jepeshin për zhvillimin e demokracisë-, nuk do të jetë shumë i ndjeshëm. Fakti se një sërë organizatash të shoqërisë civile do të paksojnë, ngrijnë apo ndërpresin punën e tyre, nuk pritet të ketë ndonjë impakt kushedi se çfarë. Prej vitesh, OJF-të shqiptare janë shndërruar në në shtojca të një regjimi klepto-autokratik dhe nuk veprojnë më si kundër pushtete. Ndryshe nga dy dhjetvjeçarët e parë të tranzicionit, kur mbështetja e USAID shërbeu për të krijuar hapsira lirie, si duke mbështetur mediat, po ashtu dhe zërat e intelektualëve të pavarur, në dekadën e fundit ajo i’u përshtat politikave të administratës amerikane për të ndërtuar në vend një model stabilokrat.

Le të marrim një shembull konkret. USAID ka mbështetur me fonde, ekspertizë dhe prani reale reformën në drejtësi. Kontributi i saj ka qenë në procesin e vettingut, në ngritjen e KLP e KLGJ-së, në atë të SPAK e Gjykatës së Posatshme. Edhe sikur i gjithë procesi të bëhej në mirëbesim, reforma shqiptare përbënte një eksperiment aq radikal dhe eksperimental, sa ishte e pashmangshme që rrugës do të bëheshin edhe gabime të pashmangshme (pra edhe sikur mos kishte kapje politike). Më shumë se gjithçka ajo kishte nevojë për debat, dialog, mendim të kundërt dhe kritikë të fortë. Po ç’bënë donatorët amerikanë, që financonin reformën? Ata investuan për t’i shuar këta zëra. OJF e pompuara me dollarë arritën të organizojnë deri demonstrata kundër kritikëve dhe kundërshtarëve të reformës. Një media si BIRN, ndoshta nga më profesionalet dhe më të pavarurat në peisazhin shqiptar, u financua për të ndjekur procesin e Vettingut që mbështeste USAID. Eshtë ndoshta e vetmja fushë ku BIRN nuk ka qenë kurrë kritik. Pra, një program që synonte në thelb më shumë pluralitet degradoi në përqëndrim monokratik, një tentativë që predikonte më shumë liri dhe përparim demokratik, u shndrua shpesh në vrasëse të tyre.

Natyrisht, që të nxjerrësh në pah këto mëkate, nuk do të thotë të kesh të njëjtin vizion sharlatenesk, si Musk dhe Trump për rolin e ndihmës amerikane në Shqipërinë e viteve të fundit. Në këtë rast, vënia e tyre në dukje vlen vetëm sa për të thënë se vendimi i administratës aktuale, për të ngrirë apo hequr financimet, nuk duhet trajtuar si një fatkeqësi kombëtare.

Me të njëjtën ftohtësi relativizuese duhet spjeguar edhe paradoksi i kthesës radikale që deri dje na e paraqiste ndihmën amerikane si thelbësore për demokracinë, ndërsa sot e përshkruan atë si helmin e një foleje kriminale gjarpërijsh. Edhe në Shqipëri, ashtu si në të gjithë botën, shumëkush po pyet i çuditur: cilës Amerikë ti besojmë. Mos vallë “asaj të Sorosit”, që pretendonte të ishte eksportuese e vlerave demokratike, fanatike në mbrojtje të minorancave dhe që përbetohej për një drejtësi të pavarur që mban nën kontroll pushtetin që buron prej zgjedhjeve? Apo në të kundërt, “asaj të Musk-ut”, që thotë se të gjitha këto ishin broçkulla, se liritë e vrara me kohë kishin mbetur iluzion, se prokurorët e gjykatësit po përdoredshin për të ndaluar verdiktin e votës?

Efeketet e kthesës radikale në politikën ndaj USAID-it dhe ndihmës ndërkombëtare, që na prekin tangent edhe ne, flasin për dy Amerika, skajshmërisht të papapajtueshme me njëra tjetrën.

Ashtu sikurse ç’do e keqe që vjen pas me nga një të mirë edhe ky paradoks mund të na shërbejë për këtej e tutje. Ai na vlen për të kuptuar se sa qesharakë, idiotë dhe mendje shkurtër janë ata personazhe të viseve tona që e kanë bërë zakon të deklarojnë në publik se “unë mendoj ndryshe po i besoj Amerikës”, se “s’më bind “X” vendimi i drejtësisë, por e mbështes se nga mbrapa janë ata”, se “nuk jam dakord me akuzat ndaj “Y” politikani, por i’u bashkohen se kështu mendojnë përtej Atlantikut”, se “nuk jam dakord me themelimin e Asiciacionit, por duhet bërë se e kërkon Uashingtoni”.

Bashkë me rrëmujën, kolapsin dhe amullinë që ardhja e Trump ka nxitur ngado ajo shërbeu për të vrarë edhe bestydninë ndaj një SHBA statike, eterne dhe të pagabueshme. Nga sot e tutje ne jemi të qartë se nuk ka një Amerikë të vetme që të krijon lehtësinë për ti besuar symbyllur. Ky iluzion tashmë ka vedekur. E bashkë me të ka përfunduar edhe cikli i zhurmaxhinjve kokëbosh që përsërisnin vend e pa vend këtë slogan.

Etiketa: Andi BushatiElon MuskSHBAShqiperiusaid

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sylvinho me “dhimbje koke”/ Mungojnë Asani dhe Ajeti! Alarmon Broja në prag të sfidës kundër Serbisë

08:38 : 03/06/2025
BOTA

SHBA do të lejojë Iranin të pasurojë uraniumin

08:28 : 03/06/2025
BOTA

VIDEO/ SHBA demonstron forcën, teston raketën bërthamore që kap çdo cep të botës

20:25 : 02/06/2025
AKTUALITET

Ndodh në Shqipëri/ Makina në lëvizje, i riu kryen nevojat personale nga dritarja e mjetit (VIDEO)

17:38 : 02/06/2025
BOTA

SHBA/ Një gjarpër lë mbi mijë shtëpi pa energji elektrike në Karolinën e Veriut

17:01 : 02/06/2025
SPORT

Kush do të fitojë? De Biasi “ndez” sfidën Shqipëri – Serbi: Mos bëni…

11:06 : 02/06/2025
Para

54 për qind më shumë emigrantë zbarkuan në Itali në janar të këtij viti sesa në 2024-ën

TË GJITHA

Raporti i KLSH: Shkelja e disiplinës financiare nga institucionet ‘kushtoi’ 10 milionë USD

08:54 : 03/06/2025

DW: Ditë të vështira për kryeministrin polak, Donald Tusk

08:41 : 03/06/2025

Sylvinho me “dhimbje koke”/ Mungojnë Asani dhe Ajeti! Alarmon Broja në prag të sfidës kundër Serbisë

08:38 : 03/06/2025

SHBA do të lejojë Iranin të pasurojë uraniumin

08:28 : 03/06/2025

Qeveria serbe nuk po i përfill kërkesat për media të lira

08:27 : 03/06/2025

Kosovë/ Sot mbahet dita e dytë e Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

08:23 : 03/06/2025

Sot provimi i parë i Maturës Shtetërore! 27 mijë nxënës testohen në Gjuhë të Huaj

08:12 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com