• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Investimet 20 milionë euro “përmbytën” Durrësin!

21:20 : 03/02/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Fiks Fare u rikthye në zonën e Spitallës dhe Kënetës, disa muaj pasi emisioni investigativ filmoi ndotjen masive në ato lagje, teksa edhe investimet miliona euroshe nuk larguan ujërat nga sipërfaqja.

U ndërtua një Hidrovor i ri, i cili pas denoncimit u vu në punë, por në fund të muajit janar 2025, e gjithë zona u përmbyt!

Në qershor të vitit 2024, Fiksi trajtoi problematikën e ujërave të zeza në Durrës, ku megjithëse ishin investuar plot 20 milionë euro, gjendja ishte e njëjtë. Bashkia e Durrësit kishte hapur disa tendera, njëri me vlerë 87 milionë lekë për hartimin e studimit për rrjetin e ujërave në zonën e Porto Romanos dhe ish-Kënetës. Në fund të 2021-shit u bë tenderi i madh me vlerë 20 milionë euro, për kanalet e ujërave dhe ndërtimin e hidrovorit në Porto Romano.

Procedura kishte një afat 12 mujor, ku vepra duhet të përfundonte në fund të vitit 2022. Verën e kaluar, plot 1 vit e gjysmë pas përfundimit të afatit, Hidrovori s’ishte vënë në punë. Më pas u bë një tjetër me vlerë 54 milionë lekë për sistemimin e këtyre ujërave.

Në Durrës ka Impiant të Trajtimit të Ujërave të Zeza, por ai ka vetëm ujërat e zeza dhe jo kanalet e mëdha në Spitallë dhe ish-Kënetë. Bashkia e Durrësit pranoi se Hidrovori duhet të përfundonte në fund të 2022-shit, por ka pasur probleme të mëdha me shpronësimet. “Do të ulë sasinë e ujërave në kanale dhe më shumë është për përmbytjet” tha drejtori.

Lexo edhe:

Lumi Gjadër përmbyt tokat dhe rrezikon banorët, institucionet heshtin

Moti i keq përfshin Durrësin, era e forë shkëput kullën me fener sinjalizues

Pas denoncimit në qershor 2024, Bashkia e Durrësit e vuri në punë hidrovorin e ri në Porto Romano. Investimet në kanalizime dhe në këtë vepër s’e larguan problemin, pasi banorët e Spitallës dhe ish-Kënetës jo vetëm që jetonin me ujëra të zeza, por tashmë shtëpitë iu përmbytën.

Fiksi bisedoi me banorë të ish-Kënetës, të cilët tregojnë se para 11 viteve ka ndodhur një përmbytje, por jo e këtyre përmasave. “Kjo përmbytje na zuri të papërgatitur dhe se kjo fatkeqësi nuk vjen nga reshjet e shiut por vjen si pasojë e mos hapjes dhe pastrimit të kanaleve që janë në të gjithë lagjen” pohojnë banorët.

Ata shprehen se përmbytja ka ardhur si pasojë e mos funksionimit të Hidrovorit, teksa tregojnë edhe dëmet që u janë shkaktuar. Disa të tjera tregojnë se ujërat sipas tyre ishin të zeza dhe ato të shiut, teksa kërkojnë nga shteti që të merren masa dhe t’u vlerësohet dëmshpërblimi. Banorët treguan edhe dëmet brenda banesave të tyre, që nga orenditë shtëpiake të prishura, mobiljet, apo edhe muret dhe dyshemeja gjithë lagështirë.

Ata thonë se niveli i ujit qëndroi për shumë orë në shtëpitë e tyre dhe u desh shumë kohë që niveli të ulej. Fiksi bisedon edhe me disa grupe vlerësimit të dëmeve. Ata thanë se janë ngritur 15 grupe vlerësimi, pasi ka shumë banesa në gjithë zonën e Durrësit të Ri dhe në disa fshatra.

Këto grupe i treguan Fiksit mënyrën se si bëhet vlerësimi i dëmeve në secilën banesë dhe familje, ku një fazë tjetër miratohet nga Bashkia e Durrësit se çfarë dëmesh janë bërë dhe shuma monetare që duhet të marrë secila familje. Dhe në fund, shpërndarja e fondit. Grupet tregojnë edhe dokumentet që duhen nga familja, certifikata e pronësisë, një mjet identifikues.

Fiksi shkoi në Porto Romano, ku janë dy hidrovoret, i vjetri dhe i riu. Te Hidrovori i vjetër punonjësit thanë se është jashtë funksioni, ndërkohë që është vënë në punë Hidrovori i ri. Në këtë objekt të ri, punonjësit thanë se është në kapacitet të plotë dhe se përmbytja ka ardhur si pasojë e reshjeve të dendura. “Ky shi po bën 10 vjet që s’ka rënë” pohojnë ata.

Gazetarët e Fiksit intervistuan edhe z. Aljon Hysko, Drejtor i Ndërmarrjes “Rruga” në Bashkinë e Durrësit. Ai tha se Hidrovori është në fazë testimi dhe, nëse do ketë probleme, do t’u kërkohet firmave që të bëjnë riparime elektrike, mekanike apo edhe në kanalet që e furnizojnë. Sipas tij, përmbytja ka ardhur si pasojë e natyrës!/TCH

Etiketa: Durresinvestimepermbytjeqeveria Ramaujerat e zeza

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lumi Gjadër përmbyt tokat dhe rrezikon banorët, institucionet heshtin

16:56 : 26/10/2025
AKTUALITET

Moti i keq përfshin Durrësin, era e forë shkëput kullën me fener sinjalizues

16:00 : 26/10/2025
AKTUALITET

“M’i mori të gjitha”/ Banori i Vaut të Dejës: 2 metra ujë më shkaktuan 50 mln lekë dëm

14:23 : 26/10/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Rreth 100 banesa nën “pushtetin” e ujit, pamjet nga përmbytjet në Vaun e Dejës

13:01 : 26/10/2025
AKTUALITET

Aksident në Durrës, makina përplas dy këmbësorë në rrugën “Taulantia”

19:21 : 25/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e dy të rinjve për një kafe në Manëz, Gjykata liron 4 të arrestuarit

15:50 : 25/10/2025
Para

Zyrtare/ Mbrojtësi i Kosovës largohet nga Torino, prezantohet te Como

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 27 tetor 2025

22:57 : 26/10/2025

Balona me helium në hapësirën ajrore, Lituania mbyll aeroportin e Vilniusit dhe kufirin me Bjellorusinë

22:46 : 26/10/2025

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025

Realizoi eurogol në Serie A, Medon Berisha: Trajneri më thotë që të marr iniciativë

22:26 : 26/10/2025

Me 100 diamante/ Del në ankand një nga kurorat e Napoleon Bonaparte

22:13 : 26/10/2025

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com