• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Vizita e parë jashtë vendit që nga marrja e detyrës, Marco Rubio mbërrin në Panama

16:57 : 02/02/2025
në BOTA

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti të shtunën në Panama, vizita e parë jashtë vendit që kur mori drejtimin e diplomacisë amerikane. Kryediplomati amerikan do të zhvillojë takime në El Salvador, Kosta Rika, Guatemalë dhe Republikën Dominikane, ndërsa i jep fund turneut të enjten.

Zoti Rubio do të takohet me Presidentin Jose Raul Mulino të Panamasë, Presidentin Nayib Bukele të El Salvadorit, Presidentin e Kosta Rikës Rodrigo Chaves, Presidentin e Guatemalës Bernardo Arévalo dhe Presidentin Luis Abinader të Republikës Dominikane.

Ky turne diplomatik shënon rastin e parë në më shumë se 100 vjet që vizita e parë zyrtare e një kryediplomati të ri amerikan jashtë vendit të jetë pikërisht Amerika Latine, sipas të dërguarit të posaçëm amerikan për Amerikën Latine, Mauricio Claver-Carone.

Zyrtarët dhe ekspertët thonë se vizita e Sekretarit Rubio ka për qëllim pjesërisht që të mposhtë ndikimin e Kinës në rritje në atë rajon. Udhëtimi i shefit të diplomacisë amerikane vjen ndërsa Presidenti Donald Trump po përpiqet të rimarrë kontrollin e Kanalit të Panamasë dhe Uashingtoni intensifikon përpjekjet për të frenuar emigracionin e paligjshëm.

“Angazhimet e Sekretarit Rubio me zyrtarë të lartë dhe drejtues të biznesit do të nxisin bashkëpunimin rajonal lidhur me interesat tona të përbashkëta thelbësore. Ndalimi i emigracionit të paligjshëm në shkallë të gjerë, lufta kundër organizatave kriminale ndërkombëtare dhe trafikantëve të drogës, kundërvënia ndaj Kinës dhe thellimi i partneriteteve ekonomike për të rritur begatinë në hemisferën tonë”, tha përmes një deklarate të premten zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce.

Lexo edhe:

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat nën Hormuz, presidenti brazilian: Ai do të bëhet pirat

SHBA-ja godet sërish Iranin pas rikthimit të bllokadës në Ngushticën e Hormuzit

Presidenti Trump thotë se Kina kontrollon Kanalin e Panamasë, një rrugë e rëndësishme tregtare që lidh Atlantikun me Paqësorin. Panamaja e ka hedhur poshtë pretendimin amerikan, duke këmbëngulur se e menaxhon kanalin në mënyrë të paanshme për të gjithë trafikun detar.

Sekretari Rubio paralajmëroi ditë më parë se në rast të një konflikti Kina mund ta bllokojë qasjen në Kanalin e Panamasë.

“Nëse qeveria kineze, në rast të një konflikti, u thotë atyre që ta mbyllin Kanalin e Panamasë, ata do të duhet ta bëjnë këtë. Nuk kam asnjë dyshim se ata kanë një plan për ta bërë këtë në rast emergjence. Ky është një kërcënim i drejtpërdrejt”, tha zoti Rubio në një intervistë me Radion SiriusXM.

Presidenti i Panamasë, Jose Raul Mulino, tha se nuk do të ketë asnjë diskutim me kryediplomatin amerikan lidhur me kontrollin e kanalit.

“Unë nuk mund të negocioj dhe aq më pak të hap një proces negociatash për kanalin”, tha ai për shtypin të enjten. “Kjo është një çështje e mbyllur. Kanali i përket Panamasë”.

I dërguari i posaçëm amerikan për Amerikën Latine, Claver-Carone, paralajmëroi gjatë një konference shtypi të premten për shtimin e kompanive kineze në rajonin e Kanalit të Panamasë, ku përfshihet industria portuale dhe infrastruktura e telekomunikacionit. Ai tha se kjo përbën një shqetësim serioz jo vetëm për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara por edhe për Panamanë dhe hemisferën perëndimore.

Disa analistë thonë se Kina ka përdorur taktika ekonomike dhe joekonomike në të gjithë hemisferën perëndimore për të zgjeruar ndikimin e saj, çka ka shkaktuar shqetësime për sigurinë kombëtare.

“Për nga pikëpamja e sigurisë kombëtare, shumë nga përpjekjet tregtare kineze në thelb janë ambicie ushtarake që synojnë Amerikën Latine”, thotë Joseph Humire me “Qendrën për një Shoqëri të Sigurte dhe të Lirë”, shkurtimisht SFS.

“Kina ka 20 vjet që është e pranishme në Panama, por Pekini u aktivizua politikisht në Panama në vitin 2017”, kur Panamaja nënshkroi me Kinën marrëveshjen “Një Brez një Rrugë” dhe njohu Tajvanin si pjesë të Kinës, thotë zoti Humire. Ai tha se ekonomia e Panamasë ka rënë gjatë viteve të fundit./VOA

Etiketa: Marco RubiopanamaSHBAvizite

Lajme të lidhura

BOTA

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat nën Hormuz, presidenti brazilian: Ai do të bëhet pirat

15:30 : 14/07/2026
BOTA

SHBA-ja godet sërish Iranin pas rikthimit të bllokadës në Ngushticën e Hormuzit

08:35 : 14/07/2026
BOTA

SHBA-të përdorin dronë detarë në luftimet kundër Iranit

18:22 : 13/07/2026
BOTA

Irani paralajmëron SHBA-në për Ngushticën e Hormuzit: Nuk lejojmë ndërhyrje

17:19 : 13/07/2026
BOTA

Trump: SHBA do të marrë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit dhe këtë herë do të paguhemi

16:05 : 13/07/2026
BOTA

Marrëveshja SHBA-Iran drejt kolapsit? Sulmet dhe mosbesimi rrisin tensionet

15:20 : 13/07/2026
Para

Lajm fantastik për Brojën dhe kombëtaren shqiptare! A do të luajë sulmuesi kundër Anglisë?

TË GJITHA

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

17:09 : 14/07/2026

Izraeli dhe Libani rikthehen në tryezën e bisedimeve, armëpushimi vihet në pikëpyetje

16:58 : 14/07/2026

Hita takim me përfaqësuesit e ICITAP: Thellojmë partneritetin strategjik!

16:55 : 14/07/2026

Olta Gixhari flet për herë të parë për burrin: Kam patur fat!

16:43 : 14/07/2026

Fenomeni Galerne godet bregdetin francez, temperatura bie me 12°C brenda 30 minutash

16:42 : 14/07/2026

Vlorë/ Dy drejtues gomonesh gjobiten për shkelje të sigurisë detare

16:31 : 14/07/2026

Nënshkruhet traktati Britani-BE për Gjiblatarin/ Çfarë do të ndryshojë në kalimet kufitare?

16:22 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş