Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në autostradën Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të Gajushit.
Nga informacionet paraprake mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona dhe janë dërguar me urgjencë në spital.
Raportohet se të plagosur kanë mbetur shtetasi Xh. Sh. dhe M. T., të cilët ishin pasagjerë në dy automjetet e përfshira në aksident.
Policia rrugore ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e përplasjes së mjeteve.














