• Kontakt
Sunday, October 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Kryediplomatja e BE për DW: Në Evropë po shtohen sabotimet

Megjithë kohërat e trazuara dhe lajmet jo të mira nga SHBA, Kaja Kallas u shpreh me nota optimiste në një intervistë me DW-në.

09:53 : 31/01/2025
në BOTA

Kur ishte kryeministre e Estonisë, Kaja Kallas, përfaqësonte 1.3 milionë shtetas të një vendi të vogël që shtrihet mes Rusisë dhe Detit Baltik. Që kur mori postin e shefes së marrëdhënieve të jashtme të Bashkimit Evropian në fund të vitit 2024, 47-vjeçarja flet tani në skenën botërore në emër të rreth 450 milionë evropianëve që jetojnë në 27 vende.

Por një gjë nuk ka ndryshuar: Kallas vazhdon të jetë shumë e fokusuar te Rusia.

“Është e qartë se sabotimi në Evropë është në rritje ,” tha Kallas në një intervistë me DW lidhur me pyetjen për dyshimet lidhur me një sërë sulmesh hibride të kohëve fundit, objekt i të cilave ishin kabllot detare në zonën ekonomike suedeze të Baltikut.

“Ne nuk duhet t’i shohim këto ngjarje të izoluara, por si pjesë të një tabloje më të madhe. Dhe duhet të kuptojmë se Rusia ka ndaj Evropës dhe arkitekturës së sigurisë evropiane synime, të cilat nuk kanë ndryshuar,” tha Kallas në intervistën ekskluzive për DW.

Lexo edhe:

Europa digjitalizon kufijtë nga 12 tetori! Udhëtarët shqiptarë do të hasen me vonesa në kufi

Si u zbardh vjedhja e fondeve IPARD, BE pezullon 112 mln euro për fermetë shqiptarë pas aferës

Si e lindur në Estoninë e pushtuar nga sovjetikët, ndoshta nuk është befasuese që Kallas konsiderohet si një nga kritikueset më të ashpra të Moskës dhe mbështetëset më të vendosura të Ukrainës.

SHBA dhe BE ‘ende miq’ – këmbëngul Kallas

Po si do të jetë bashkëpunimi me administratën e re të SHBA-së nën drejtimin e presidentit ultranacionalist Donald Trump, e cila është e mbushur me radikalë të djathtë. Sapo erdhi në detyrë presidenti Trump bllokoi ndihmat për jashtë, goditi BE-në lidhur me shpenzimet e tregtisë dhe të mbrojtjes dhe tronditi Evropën me dëshirën për të vënë nën kontroll territorin autonom danez të Groenlandës.

Kryediplomatja Kaja Kallas, duke parakaluar para flamujve te BE
Kallas zhvilloi këtë javë një bisedë telefonike shumë të mirë me ministrin e Jashtëm të SHBA-së, Marco Rubio dhe është optimiste Fotografi: Nicolas Tucat/AFP/Getty Images

“Ne jemi ende miq. Ne jemi ende aleatë,” tha Kallas lidhur me marrëdhëniet BE – SHBA. SHBA-ja është partneri ynë më i madh në aspektin ekonomik, por edhe në aspektin e sigurisë”.

“Kam zhvilluar këtë javë një bisedë telefonike shumë të mirë me ministrin e Jashtëm, Marco Rubio. Ne folëm për pjesë të ndryshme të botës ku bashkëpunojmë dhe pamë se ku mund të bëjmë më shumë,” tha ajo. “Kështu që kam besim se ne kemi një marrëdhënie të mirë”.

‘Mendim’ të ngjashëm për Ukrainën, por strategjia e paqartë

Duke folur për qëndrimin dhe qasjen e Uashingtonit ndaj Kievit shefja e marrëdhënieve të jashtme të Bashkimit Evropian Kallas përdori tone pajtuese . “Ata po e kuptojnë se për t’i dhënë fund kësaj lufte, ne duhet të bëjmë presion mbi Rusinë, sepse Rusia është ajo që e filloi këtë luftë.” – tha Kallas.

Para se të merrte postin e presidentit Trumpi kishte deklaruar se mund të ndërmjetësonte arritjen e një marrëveshjeje paqeje midis Rusisë dhe Ukrainës brenda një dite. Kjo deklaratë shkaktoi frikëra se ai mund të ushtronte presion mbi Kievin për të arritur një marrëveshje të shpejtë paqeje edhe për çështje që BE-ja do t’i konsideronte si kushte të pafavorshme, të cilat mund të inkurajonin Moskën për fushata të mëtejshme ushtarake.

Tani që ka nisur nga detyra Trumpi duket se po mban ndaj presidentit rus Vladimir Putin një qëndrim më të ashpër nga sa kishin pritur disa, megjithëse ai e ka kritikuar edhe presidentin ukrainas Volodymir Zelenski. “Presidenti Trump ka qenë shumë i fortë në deklaratat e tij ndaj Putinit,” tha Kallas. “Kështu që unë mendoj se ne kemi mendim të ngjashëm.”

E pyetur se çfarë kishte diskutuar konkretisht me ministrin e Jashtëm, Marco Rubio, lidhur me strategjinë ndaj Ukrainës Kallas tha: “Ne duhet të takohemi personalisht për të diskutuar këto gjëra, por është e qartë se ata duan t’i japin fund kësaj lufte.” “Të gjithë duan t’i japin fund kësaj lufte, sepse të gjithë duan të ketë paqe. Por e qartë është gjithashtu, që sikurse tha edhe [Rubio], paqja duhet të jetë e qëndrueshme.”/DW

Etiketa: BEEvropeKaja Kallassabotime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Europa digjitalizon kufijtë nga 12 tetori! Udhëtarët shqiptarë do të hasen me vonesa në kufi

08:16 : 02/10/2025
AKTUALITET

Si u zbardh vjedhja e fondeve IPARD, BE pezullon 112 mln euro për fermetë shqiptarë pas aferës

22:26 : 01/10/2025
AKTUALITET

Rregulla të reja për hyrje-daljet në zonën Shengen, çfarë ndryshon pas 12 tetorit

19:35 : 01/10/2025
RAJONI

BE-ja apelon për formimin e shpejtë të institucioneve të reja të Kosovës

14:26 : 01/10/2025
BOTA

Udhëheqësit e BE-së mblidhen në Kopenhagë për sigurinë dhe mbrojtjen

12:11 : 01/10/2025
AKTUALITET

Kundër ndërtimit të HEC-it “Doma”/ BE: Shqetësimet e banorëve të Klosit, pjesë e dialogut me qeverinë

15:37 : 30/09/2025
Para

Laerti e fton për darkë teksa i hedh trëndafila! Përgjigja e Valbonës na shokoi të gjithëve!

TË GJITHA

Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, gjendet një person i pajetë brenda një makine/EMRI

23:50 : 04/10/2025

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

23:18 : 04/10/2025

Horoskopi, 5 tetor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:09 : 04/10/2025

Florian Haçkaj: Jam gati për sfidën e kryeqytetit

23:00 : 04/10/2025

Ermal Hasimja njofton publikisht Berishën: Jam kandidat për Tiranën, më mbështesni

22:56 : 04/10/2025

KLSH: Gjysma e ilaçeve antitumor nuk u importuan kurrë në Shqipëri, disa të tjera të skaduara

22:47 : 04/10/2025

Këto shenja horoskopi do të përballen me ngjarje të papritura gjatë muajit Tetor

22:34 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com