• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Përpjekjet e Presidentit Trump për të hequr të drejtën e shtetësisë përmes lindjes

15:16 : 29/01/2025
në BOTA

Urdhri ekzekutiv i Presidentit Donald Trump për t’i dhënë fund të drejtës së shtetësisë përmes lindjes në Shtetet e Bashkuara ka shkaktuar një debat ligjor dhe politik rreth kompetencave të pushtetit ekzekutiv dhe Amendamentit të 14-të të Kushtetutës amerikane, i cili garanton shtetësinë për këdo që lind në tokën amerikane. Ky rregull ka qenë shumë i rëndësishëm për të drejtat civile që nga ratifikimi i tij në vitin 1868.

Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara, e hartuar në fund të shekullit të 18-të, ia la Kongresit pjesën më të madhe të vendimmarrjes për çështjen e imigracionit dhe shtetësisë.

Por Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që i jep fund të drejtës automatike të shtetësisë për ata që lindin në Shtetet e Bashkuara.

“Ne jemi i vetmi vend në botë që ofrojmë këtë të drejtë në lindje. Kjo është absolutisht qesharake. Ne mendojmë se kemi baza shumë të mira dhe disa njerëz kanë dashur ta bëjnë këtë për dekada”, tha ai.

Kritikët e urdhrit ekzekutiv të Presidentit Trump thonë se Amendamenti i 14-të është një gurthemel i të drejtave civile dhe nuk mund të ndryshohet nga një President i Shteteve të Bashkuara.

Lexo edhe:

Rrëzohet një avion i vogël pas përplasjes me një pemë në SHBA, humb jetën piloti

SHBA mund të sulmojë bazat ushtarake të Maduros

“Fillimisht, synimi i amendamentit ishte që skllevërit afrikano-amerikanë të merrnin shtetësinë dhe më pas kjo e drejtë u çimentua me një vendim të Gjykatës së Lartë. Amendamentet e Kushtetutës dhe të drejtat kushtetuese nuk mund të hiqen nga një president. Ato mund të hiqen vetëm nga Kongresi dhe për këtë arsye urdhri ekzekutiv është i paligjshëm”, thotë Tuyet Duong nga Forumi Kombëtar i Grave Amerikane të Azi-Paqësorit.

Megjithatë, mbështetësit e urdhrit ekzekutiv argumentojnë se është e nevojshme të rivendoset drejtësia në sistemin e imigracionit.

“Presidenti Trump e ka bërë të qartë se rivendosja e drejtësisë në sistemin tonë të imigracionit dhe mbrojtja e qëllimit të vërtetë të Amendamentit të 14-të janë thelbësore për vizionin e tij për ta bërë Amerikën sërish madhështore. Urdhri i tij ekzekutiv historik për t’i dhënë fund të drejtës së shtetësisë përmes lindjes, përbën një hap kritik përpara”, thotë ligjvënësi republikan nga Teksasi Brian Babin.

Urdhri ekzekutiv përballet me sfida të mëdha ligjore, përfshirë shumë padi për bllokimin e tij. Prokurorët e përgjithshëm demokratë nga 22 shtete kanë ngritur një padi duke argumentuar se urdhri shkel Amendamentin e 14-të të kushtetutës amerikane.

“Gjykata e Lartë e rikonfirmoi atë në një rast që përfshinte një grup të madh emigrantësh kinezë, duke pohuar se Amendamenti i 14-të vlente edhe për këta njerëz dhe ata më pas ishin në gjendje të merrnin shtetësinë”, thotë Tuyet Duong nga Forumi Kombëtar i Grave Amerikane të Azi-Paqësorit.

Një gjykatës federal në Siatëll e ka bllokuar përkohësisht zbatimin e urdhrit të Presidentit Trump për shtetësinë përmes lindjes. Nëse çështja arrin në Gjykatën e Lartë, vendimi i saj mund të krijojë bazën ligjore në vend për çështjen e shtetësisë. Nëse urdhri lejohet të hyjë në fuqi, të sapolindurit dhe ata që nuk kanë marrë çertifikatat e lindjes dhe numrat e sigurimeve shoqërore do të ndikoheshin menjëherë nga zbatimi i tij./VOA

Etiketa: SHBATrump

Lajme të lidhura

BOTA

Rrëzohet një avion i vogël pas përplasjes me një pemë në SHBA, humb jetën piloti

16:49 : 01/11/2025
BOTA

SHBA mund të sulmojë bazat ushtarake të Maduros

14:33 : 01/11/2025
BOTA

Testimet bërthamore, përse u ndalën dhe përse Trump kërkon t’i rikthejë?

10:34 : 01/11/2025
BOTA

Formacioni ushtarak më i madh që nga kriza e Kubës, çfarë po përgatit SHBA në Karaibe

08:59 : 01/11/2025
BOTA

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

22:19 : 31/10/2025
BOTA

SHBA rrit presionin, Venezuela i drejtohet Moskës dhe Pekinit për ndihmë

22:05 : 31/10/2025
Para

Arbana Osmani e ‘pakënaqur’ me Eduart Grishajn: Nuk luaj më në filmat e tu, nuk më ke paguar

TË GJITHA

Vranë me thikë bashkatdhetarin në Itali, lihen në ‘arrest shtëpie’ vëllezërit Rakipaj

18:39 : 01/11/2025

Lufta në Gaza/ 5 të vdekur dhe 17 kufoma të gjetura brenda 24 orëve

18:26 : 01/11/2025

Forcat speciale ukrainase, sulm me helikopter në Pokrovsk, Rusia vret 11 ushtarë

18:02 : 01/11/2025

Arben Malaj kujton Fatos Nanon: Menaxhoi sfidat pa hakmarrje dhe pa krijuar armiq

17:53 : 01/11/2025

Bardhi: SPAK të provojë dhe të rikthejë 50 milionë eurot e zhdukura në Tunelin e Llogarasë me firmën e Ballukut

17:39 : 01/11/2025

Sezoni i ri “Big Brother VIP Kosova” nis me ndryshime, moderatori zbulon gjithçka

17:36 : 01/11/2025

CNN: Strategjia e tarifave e Trump po e vendos Amerikën përballë aleatëve të saj

17:31 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com