• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pas projektit në Sazan të Jared Kushner qëndron një kompani offshore

21:32 : 29/01/2025
në AKTUALITET, BOTA, KRYESORE, POLITIKE

Vendimi i Komitetit të Investimeve Strategjike për të shpallur investitor strategjik me procedurë të veçantë kompaninë “Atlantic Incubation Partners Llc” u mor më datën 30 dhjetor të vitit që lamë pas.

“Komiteti i Investimeve Strategjike vendosi miratimin e statusit ‘investitor strategjik me procedurë të veçantë’ për projektin e investimit ‘Resorti turistik – ishulli i Sazanit’ me subjekt aplikues ‘Atlantic Incubation Partners llc’, shoqëri e të drejtës amerikane. projekti i investimit është në përputhje me kriteret e parashikuara të ligjit për investimet strategjike”, thuhet në vendimin e Komitetit të Investimeve Strategjike.

Vlera e investimit në këtë projekt arrin në 1.4 miliard euro, por siç citohet në vendimin e Komitetit të Investimeve Strategjike, nuk ka një plan biznes të përfunduar për të parë mënyrën se si do të gjenerohen flukset monetare që do të financojnë projektin.

Duket se procedura që do të ndiqet do të jetë e njëjtë me atë të Portit të Durrësit, ku shteti shqiptar do të jetë pjesëmarrës në investim bashkë me kompaninë amerikane dhe përqindja e aksioneve bashkë me kontributin në kapital, asete apo taksa do ta vendosë një grup negociator që do të ngrihet me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Në fund do të jetë Kuvendi i Shqipërisë që do të miratojë një ligj të veçantë për t’i hapur rrugë zbatimit të projektit. Realizimi i tij deri në futjen në operim do të kërkojë kohë, pasi vetë vendimi parashikon një periudhë 10-vjeçare për statusin strategjik të resortit në ishullin e Sazanit. Në entitetin juridik të përbashkët që do të krijohet me kompaninë ‘Atlantic Incubation Partners’ do të përfshihet Korporata e Investimeve dhe Albanian Seaports Development Company, e cila është gjithashtu bashkëaksionere në projektin e ndërtimit të rezidencave të banimit dhe marinës turistike në Portin e Durrësit.

Lexo edhe:

Vala e protestave/ Rama mbledh drejtuesit politik dhe ministrat

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Projekti do të shtrihet në një sipërfaqe prej 45 hektarësh dhe do të ndahet në 3 faza zhvillimi. Toka do të kalojë në Fondin e Pasurive të Paluajtshme për Mbështetjen e Investimeve Strategjike dhe do të jepet pa pagesë për investitorin. Aktualisht ishulli i Sazanit nuk është i përfshirë në hartën e çmimit të tokave që miraton Këshilli i Ministrave për çmimet e referencës, por në brigjet e bregdetit të Vlorës çmimi për 1 metër katrorë është 55 euro sipas këtij vendimi, ndërsa çmimi i shitjes në treg është 100-150 euro për metër katrorë. Vlera e tokës që do të vihet në dispozicion të projektit të Kushner varion nga 24 milion në 50 milion euro. Përveç tokës, projekti do të përfitojë procedura të shpejta dhe asistencë në dhënin e lejeve, licencave dhe autorizimeve.

“Duhet të tregohet kujdes me vlerësimin e pronës sidomos që është në një zonë të mbrojtur. Edhe pse konsiderohet e braktisur kjo nuk e justifikon atë që ofrohet dhe qeveria duhet të llogaritë detyrimet e saj në aspektin e logjistikës dhe nga ana tjetër ka nisma për lehtësi tatimore. Duhet që të rishikohen këto lloj pozicionesh, sepse për sa kohë që është bërë pa garë, i është dhënë përparësi investitorit dhe ta përjashtosh dhe nga taksat e tatimet është humbje e panevojshme për buxhetin e shtetit”- thotë Eduart Gjokutaj nga qendra Altax.

Ajo që mbetet e paqartë është se kompania e cila ka marrë statusin e investitorit strategjik nuk është e njëjtë me firmën e prezantuar fillimisht nga Jared Kushner, Affinty Partners. “Atlantic Incubation Partners Llc” është një kompani offshore e regjistruar në shtetin e Delaware dhe e themeluar gjatë muajve të fundit, shtet që ruan anonimatin e pronarëve të saj.

“Nëse nuk ka gjë për të fshehur, kushdo që është aksioner apo ortak nuk ka pse të fshihet. Por nëse ata fshihen atëherë na lind dyshimi se mbase pjesë e projektit janë disa njerëz që ne nuk i dimë”, thotë Pano Soko, bashkëkryetar i Nisma Thurje.

“Edhe pse kemi një ligj për respektimin e informimit për pronarët përfitues, burimet origjinale të këtyre financimeve vijnë nga juridiksione që janë të dyshueshme sa i përket pastërtisë së parave,” shton Gjokutaj.

Ekspertët konstatojnë se procedura e dhënies pa garë, pa bërë më parë një studim fizibiliteti dhe një plan biznesi se nga do të gjenerohen të ardhurat e financimit, shtrojnë pikëpyetje të mëdha.

“Nuk mund të kundërshtoj nëse duhet zhvilluar apo jo Sazani, se për të vendosur këtë e ka në përgjegjësi kryeministri që është votuar, por mund të kundërshtoj se përse nuk zbatohet ligji, përse jepet pa garë, pa patur një plan biznesi dhe një studim fizibiliteti. Është plani i biznesit që na tregon nëse projekti është apo jo i financueshëm dhe nga do të vijnë burimet e financimit,” sqaron Soko.

Por opozita në këtë rast dhe pse ka pranuar se Sazani po përdoret për interesa politikë personalë të kryeminstrit Edi Rama, e ka konsideruar procedurën e rregullt. Procedura është zhvilluar pa garë, njësoj si në rastin e Portit të Durrësit dhe në shkelje të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, konventë ndërkombëtare që Shqipëria është e detyruar ta zbatojë dhe të zhvillojë projektet në përputhje me ligjin e Prokurimit Publik-argumentim me të cilin çështja e Marinës së Durrësit është kontestuar nga demokratët dhe në Gjykatën Kushtetuese.

Që nga viti 2015 kur ligji për “Investimet Strategjike” hyri në fuqi dhe deri më sot, nuk ka një raport monitorimi mbi efektet që këto favorizime kanë dhënë në ekonomi, ndërsa Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar pambarimisht shtyrjen e afatit të ligjit.
Nisma supozohej të përfundonte efektet në dhjetorin e vitit 2018, por është shtyrë 5 herë duke lënë së fundi përfundimin e fuqisë së tij në dhjetor të vitit 2027.

Thithja e kapitaleve të huaja përmes ligjit të investimeve strategjike, mbeti e shkruar vetëm në relacionin shoqërues të projektligjit gjatë miratimit dhe ashtu duket se mbetën dhe efektet që do të prodhonte ajo.

Shumica e projekteve që janë miratuar nga Komiteti i Investimeve Strategjike janë në fushën e turizmit, 35 projekte nga 46 që kanë marrë statusin special ‘strategjik’ në total. 6 të tjera janë në sektorin e bujqësisë, 2 në industri dhe 3 në energji.

Devijimi i sektorëve prioritarë, jo vetëm ka deformuar parimet kryesore të ligjit por është duke u përdorur nga grupet e bizneseve si një mundësi e artë për të përfituar tokë falas. Investitorët që marrin statusin ‘strategjik’ përfitojnë tokë në këmbim të vlerës simbolike 1 euro, por po ashtu kanë fuqi që të shpronësojnë me çmimet e referencës dhe jo vlerën e tregut tokat private. Raste të tilla janë konstatuar me investimet strategjike në qarkun e Vlorës, Shkodrës dhe Tiranës.

/Emisioni “Kronos”

Etiketa: Affinty PartnersAtlantic Incubation Partners LlcDelawareEdi Ramainvestim strategjikkompani OffshoreprojektiSazani

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vala e protestave/ Rama mbledh drejtuesit politik dhe ministrat

09:40 : 24/06/2026
AKTUALITET

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:56 : 24/06/2026
AKTUALITET

Sefa debat të fortë me Mziun: E dinit shumë mirë çfarë po i jepnit Ramës

22:49 : 23/06/2026
AKTUALITET

Aktivisti: Edi Ramën e urrejnë socialistët edhe patronazhistët

22:34 : 23/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

22:13 : 23/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit: Rama, Rama, “f*ck you”

22:06 : 23/06/2026
Para

Champions/ Milani e pëson në Zagreb, Rodrygo i jep avantazhin Realit të Madridit

TË GJITHA

Temperatura deri në 44°C në Francë, 68 mijë familje pa energji elektrike mes valës historike të të nxehtit

09:56 : 24/06/2026
Foto ilustruese

“Pishinat burim infeksioni vaginal”, gjinekologia tregon rrezikun gjatë verës

09:55 : 24/06/2026

Vala e protestave/ Rama mbledh drejtuesit politik dhe ministrat

09:40 : 24/06/2026

FOTO/ Rrafshimi i kodrave me ullishte për pallate, si po u nxihet jeta banorëve të Liqenit të Thatë

09:34 : 24/06/2026

Dritan Goxhaj si anomali e normalitetit

09:28 : 24/06/2026

Thellohet skandali i “CFO Pharma” me ilaçet/ Prokuroria zbuloi 700 mijë € “fiktive”, skema shkon mbi 2 mln €

09:18 : 24/06/2026

Dështon marrëveshja SHBA-Iran? Mijëra anije tregtare mbeten të bllokuara në Gjirin Persik

09:08 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş