• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e Markut/ Erald Cenaj “kyç” gojën, bleu nga dy kosovarë makinën e përdor nga autorët

18:01 : 27/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Janë zbardhur detaje të reja nga arrestimi i 36-vjeçarit Erald Cenaj nga Kukësi, i cili dyshohet si i përfshirë në atentatin e regjistruar pasditen e 13 Janarit në autostradën Fier-Vlorë, ku u ekzekutua 30-vjeçari Kristian Marku alias Bardhi nga Rrësheni.

Ai akuzohet se ka siguruar automjetin e përdorur nga autorët për vrasjen e Kristian Markut, teksa mbi të rëndon akuza për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”.

Burime bëjnë me dije se automjeti i përdorur në krim, i cili u gjet duke u djegur nga Policia në një distancë jo shumë të largët nga vendi ku ndodhi atentati, rezulton se kishte të prerë numrin e shasisë.

Gjithsesi, mësohet se me ndihmën e ekspertëve gjermanë, është bërë i mundur që të identifikohet dhe më pas është shkuar tek autorët, ku kanë rezultuar dy kosovarë.

Këta të fundit i kanë paraqitur grupit hetimor prova se automjetin afro një vit më parë ja kishin shitur Erald Cenajt.

Lexo edhe:

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

Ishte fshehur te “Shpella e Memecit”, arrestohet autori i vrasjes në Berat

Hetuesit besojnë se Erald Cenaj ka dijeni të plotë për personat që kanë organizuar vrasjen e Kristian Markut nga Rrësheni, por deri më tani, ai ka “kycur” gojën para grupit hetimor.

Dyshohet se ekzekutimi është realizuar duke përdorur dy automjete. Njëri prej mjeteve ka shërbyer për realizimin e atentatit, ndërsa tjetri për largimin e autorëve, pas djegies së automjetit të parë. Nga dinamika e ngjarjes, dyshohet se atentati është realizuar nga vrasës profesionistë që kanë menduar çdo gjë me detaje, përfshirë dhe rrugën e arratisjes.

Grupi hetimor dyshon se ndjekja e makinës së Kristian Markut ka nisur që në afërsi të rrethrrotullimit të Levanit, për ta ekzekutuar më pas pranë nënkalimit të Novoselës. Viktima ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Vlorës me një automjet tip “Volkswagen Passat”, në momentin kur autorët i kanë dalë paralel me një automjet tip “Golf” dhe e qëlluan për vdekje.

Dyshohet se Kristian Marku ishte ndjekur për disa ditë me radhë përpara se të ndodhte ngjarja. Ai kishte marrë një automjet me qira në Tiranë, ç’ka sugjeron se lëvizjet e tij ishin nën vëzhgim të vazhdueshëm nga autorët.

Deri më tani, pistë kryesore mbetet ajo e hakmarrjes me fisin Reçi në Mirditë, përplasje e nisur që me ngjarjen e 26 Marsit të vitit 2023, ku u qëllua me armë zjarri drejt Saimir Reçit, nipit të Kastriot Reçit, i vrarë në Janar 2020 me snajper në qendër të Rrëshenit. Ndërkohë, në shtator të vitit 2023, Kristian Markut i vranë edhe xhaxhain, Martin Bardhi.

Etiketa: atentatiErald CenajkosovareKristian MarkumakinaReçivlorevrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025
AKTUALITET

Ishte fshehur te “Shpella e Memecit”, arrestohet autori i vrasjes në Berat

20:51 : 28/10/2025
AKTUALITET

FOTO/ Ky është kuzhinieri që u vra nga picieri në Tiranë, kolegu e goditi 3 herë me thikë

18:53 : 28/10/2025
AKTUALITET

Detajet nga krimi në Berat/ Shkak u bë një foto, vrasja ndodhi në sy të fëmijëve të viktimës

18:29 : 28/10/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Aksident në Vlorë, makina përplas dy këmbësore në vijat e bardha

18:13 : 28/10/2025
AKTUALITET

Vlorë – Aksident i rëndë në mesnatë, humb jetën 17-vjeçari/ EMRI

08:27 : 28/10/2025
Para

Drejtori i RTSH-së/ Këshilli skualifikon Eni Vasilin dhe 7 të tjerë, në garë vetëm dy kandidatë

TË GJITHA

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025

VIDEO/ Berisha: Agron Malaj po ndërton rrugë personale për në banesën e tij me paratë e shqiptarëve

22:56 : 29/10/2025

“Regji politike nga Rama”, Gjokutaj: Balluku dhe Veliaj në SPAK në të njëjtën ditë për të devijuar vëmendjen

22:52 : 29/10/2025

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com