• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Qindra emigrantë të paligjshëm nisen drejt vendeve të origjinës

22:18 : 26/01/2025
në BOTA

Autoritetet amerikane po arrestojnë tashmë qindra emigrantë pa dokumente në ditë dhe po i dërgojnë ata në vendet e tyre të origjinës, duke përmbushur premtimin e fushatës së Presidentit Donald Trump në vitin 2024 për të dëbuar emigrantët që kanë hyrë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara.

“Ne do të zbatojmë ligjet e emigracionit”, tha Nënpresidenti JD Vance për programin “Face the Nation” të rrjetit CBS News të dielën.

Sipas të dhënave të përpiluara nga Agjencia Amerikane e Emigracionit dhe Doganave dhe nga Shtëpia e Bardhë, gjatë ditëve të para të administratës së re të zotit Trump, u arrestuan më shumë se 1000 emigrantë dhe qindra u riatdhesuan në vende të tjera, përfshirë Guatemalën.

“Po shkon shumë mirë. Ne po largojmë kriminelët e këqij dhe të ashpër”, u tha zoti Trump gazetarëve të premten gjatë një udhëtimi në Karolinën e Veriut për të parë përpjekjet për rimëkëmbje pas përmbytjeve nga uragani Helene.

Pa paraqitur prova, ai tha se “këta janë vrasës. Këta janë njerëzit më të këqinj të mundshëm. Aq të këqinj sa nuk keni parë ndonjëherë. Këta po largojmë të parët”.

Lexo edhe:

Shqiptarët fitojnë vend në hartën zyrtare të New York-ut, polemika për përjashtimin e “Little Italy”

Izraeli lëshon deklaratën e fortë: Irani kërkon të vrasë Trumpin

Shtëpia e Bardhë publikoi një fotografi të emigrantëve të prangosur që hipnin në një aeroplan transporti ushtarak C-17, për fluturime jashtë Shteteve të Bashkuara.

Tom Homan, i cili pritet të jetë drejtuesi i ri kombëtar për çështjet e emigracionit, tha për programin “This Week” në rrjetin ABC të dielën se “do të ketë të tjera arrestime në rang kombëtar”.

Zoti Trump ka autorizuar dërgimin e 1500 trupave ushtarake në kufirin SHBA-Meksikë dhe zoti Homan tha se “do të shihni se shifrat do të rriten. Ata janë atje për të siguruar kufirin”.

Ai tha se SHBA-të po deportojnë sa më shumë të arrestuar “që munden” duke patur fillimisht si objektiv ata që janë dënuar për krime në SHBA dhe më pas do të vazhdohet me ndalimin dhe deportimin e atyre që iu është refuzuar kërkesa për azil.

“Jemi në fazat fillestare“, tha zoti Homan. “Nuk është mirë të shkelësh ligjet e këtij vendi”, theksoi ai. Ai u bëri thirrje emigrantëve pa dokumente, madje edhe atyre që nuk janë urdhëruar të largohen nga SHBA-të, që të rikthehen vullnetarisht në vendet e tyre.

Një numër shumë i madh prej rreth 11 milionë emigrantësh pa dokumente besohet se jetojnë në Shtetet e Bashkuara, që shumica e zyrtarëve besojnë se do të jetë e pamundur të deportohen.

“Ne do të bëjmë atë që mundemi me paratë që kemi”, tha zoti Homan.

Senatori republikan Lindsey Graham, një aleat i vendosur i Presidentit Trump, u bëri thirrje kolegëve të tij republikanë në Kongres që të autorizojnë më shumë shpenzime për përpjekjet për dëbimet.

“Ne nuk i kemi dhënë ekipit të zotit Trump burime”, tha zoti Graham në emisionin “Meet the Press” të rrjetit NBC. Ai tha se zotit Homan “do t’i duhet të punësojë më shumë agjentë [emigracioni]. Ai duhet të përfundojë murin [kufitar] [me Meksikën]. Dhe për ta bërë këtë do duhen nga 41,000 shtretër paraburgimi, në 150,000 shtretër paraburgimi”.

“Pra, për kolegët e mi republikanë, veçanërisht në Dhomën [e Përfaqësuesve], ne duhet t’i japim Tom Homan-it paratë tani për të zbatuar planin. Dhe pa financimin e Kongresit kjo nuk mund të realizohet”, tha zoti Graham.

Administrata e Presidentit Trump ka ndërprerë takimet për emigrantët që presin në Meksikë për të kërkuar azil nëpërmjet një aplikacioni në telefonat celularë, por urdhrat ekzekutivë të zotit Trump për emigracionin po përballen me sfida ligjore.

Një gjykatës federal bllokoi të enjten përkohësisht urdhrin ekzekutiv të Presidentit Donald Trump për ripërcaktimin e së drejtës së shtetësisë nëpërmjet lindjes./VOA/

Etiketa: emigranteLargimiTrump

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqiptarët fitojnë vend në hartën zyrtare të New York-ut, polemika për përjashtimin e “Little Italy”

17:06 : 11/07/2026
BOTA

Izraeli lëshon deklaratën e fortë: Irani kërkon të vrasë Trumpin

09:57 : 10/07/2026
AKTUALITET

Nga atletet e Ramës te ftohtësia Trump-Meloni, CNN turk zbardh prapaskenat e samitit të NATO-s

22:26 : 08/07/2026
BOTA

Shitja e avionëve F-35 për Turqinë përplas Trump-in me Netanyahu-n

09:12 : 08/07/2026
BOTA

Trump surprizon në Samitin e NATO-s: Erdogan është miku im, do i’a heqim sanksionet

19:56 : 07/07/2026
BOTA

Turqia kërkon avionët F-35, Trump në takimin me Erdogan: Po shqyrtojmë shitjen e tyre!

15:30 : 07/07/2026
Para

Sylvinho ndjek në stadium Anis Mehmetin

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş