• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e Lulzim Vishës/ Shpallet në kërkim miku i Admir Tafilit, i arrestohet kushëriri (EMRAT)

10:27 : 25/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Autoritetet policore kamë ushtruar kontroll në banesën e Ervis Lamit, në lidhje me vrasjen e 48-vjeçarit Lulzim Visha, i cili u ekzekutua mëngjesin e të premtes në fshatin Zall Mner të Kamzës.

Eduart Lami njihet për arratisjen nga burgu i Drenovës, teksa burime zyrtare bëjnë me dije se nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij në fshatin Zall Mner uniformat blu kanë gjetur një armë zjarri automatike me silenciator dhe municion luftarak, 15 copë fishekë luftarak, një sopatë, një thikë, një këllëf pistolete glok. Gjithashtu, Policia e Tiranës raporton se në oborrin e banesës janë gjetur dhe 4 gëzhoja armë.

Burime për mediat bëjnë me dije se kanë qenë dy godina, ku njëra prej të cilave ishte shtëpi druri, brenda të cilës efektivët kanë parë vrima në mure të shkaktuara me armë zjarri. Dyshohet se këto vrima mund të jenë bërë për të provuar armë të ndryshme.

Në momentin kur është ushtruar kontroll në banesën e Ervis Lamit, ky i fundit nuk është gjetur në banesë, por derën e ka hapur një familjar i tij.

Lexo edhe:

“Tokë e xanun”/ Pas ultimatumit, Rama publikon foto nga bizneset që kanë “zaptuar” hapësirat

Gjykata e Tiranës lë në burg Skerdi Sinën

Ervis Lami është shpallur në kërkim nga Policia dhe uniformat blu po punojnë për gjetjen e tij dhe për ta shoqëruar më pas në komisariat, ku do të merret në pyetje dhe rreth vrasjes së 48-vjeçarit Lulzim Visha.

Për armët dhe municionin luftarak të gjetur në banesën e Ervis Lamit, është arrestuar djali i xhaxhit të këtij të fundit, Eduart Lami, 37 vjeç, banues në Kamëz., për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armeve të ftohta”.

Policia raporton se nga tërësia e veprimeve paraprake hetimore, rezulton se banesa ku janë gjetur sendet e kundraligjshme është në posedim të shtetasit Ervis Lami dhe përdoret nga të dy shtetasi Eduart Lami 37 dhe Ervis Lami 31 vjec.

Arma e zjarrit, gëzhojat si dhe sendet e tjera të sekuestruara në banesë po dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme për të parë nëse kjo armë zjarri është përdor në ngjarje kriminale.

Përpara disa kohësh, burimet bëjnë me dije se mes viktimës dhe disa prej anëtarëve të familjes Lami ka pasur një sherr me njëri-tjetrin, i cili dyshohet të ketë qenë për pronat. Aktualisht, kjo është pista kryesore e hetimeve të policisë.

Ervis Lami, ka qenë bashkëpunëtor në arratisjen e 7 të dënuarve nga burgu i Drenovës më 23 nëntorit 2013, në mesin e të cilëve edhe Admir Tafili. Në atë kohë, Ervis L.ami pati deklaruar se plani për arratisje është bërë nga ai dhe Admir Tafili, madje edhe armët në burg i kishte futur vetë ai, duke marrë përsipër të gjithë skemën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Vrasja e Lulzim Vishës

48-vjeçari Lulzim Visha u gjet i vrarë mëngjesin e të premtes (24 Janar) brenda një automjeti në rrugën “Shën Stefani” të fshati Zall Mner të Kamzës.

Ai ka qenë duke shkuar për në punë në momentin kur është ekzekutuar rreth 200 metra larg babesë së tij, teksa makina që po drejtonte i përket kompanisë “Postman”, që dërgon pako në gjithë Shqipërinë.

Në vendin e ngjarjes u gjetën 12 gëzhoja, teksa dyshohet se autorët kanë përdorur një armë zjarri me silenciator, pasi banorët e zonës kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar të shtëna.

Nga kqyrja e pamjeve filmike të kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi ngjarja, është konstatuar një automjet tip “Porsche” ngjyrë gri, i cili dyshohet se është përdorur nga autoriët për t’u larguar nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së vrasjes.

Disa orë pas ngjarjes, automjeti tip “Porsche” u gjet i djegur në fshatin Zgafnor, në Zall-Herr, teksa brenda makinës u gjet dhe një armë e gjatë zjarri, e cila dyshohet si arma e përdorur nga autorët në atentatin ndaj Lulzim Vishës.

Lulzim Visha ishte baba i dy fëmijëve, teksa njihej si një person problematik dhe me precedent penal.

Një prej pistave ku po heton Policia është ajo e konflikti që ai kishte patur pak kohë më parë me anëtarë të familjes Lami, po në fshatin Zall Mner, ku shkaku i konflikti dyshohet se kanë qenë motivet e pronësisë.

Gjithashtu, po hetohet edhe pista e hasmërisë, pasi i vëllai i viktimës ka vrarë një person disa vite më parë.

Lulzim Visha është vëllai i Besnik Vishës, ku ky i fundit ka vrarë më armë zjarri për motive të dobëta Refik Domin, ngjarje e kjo e ndodhur në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë më datë 10 Prill të vitit 1997.

Gjykatës e Tiranës e ka dënuar Besnik Vishën më 29 Qershor të vitit 2001 me 12 vjet burgim, për veprat penale të “Vrasjes me dashje” dhe të “Armëmbajtjes pa leje”. Ai ka qenë për disa vite në kërkim, teksa është arrestuar në Tetor të vitit 2009. Ai tashmë e ka përfunduar dënimin dhe është i lirë.

Etiketa: Eduart LamiErvis LamiLulzim VishaTiranevrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Tokë e xanun”/ Pas ultimatumit, Rama publikon foto nga bizneset që kanë “zaptuar” hapësirat

13:33 : 05/07/2025
AKTUALITET

Gjykata e Tiranës lë në burg Skerdi Sinën

12:32 : 05/07/2025
AKTUALITET

Falsifikonin dokumente për kalim të paligjshëm të kufirit, në pranga babë e bir në Tiranë/ EMRAT

10:44 : 05/07/2025
AKTUALITET

PAMJET/ Vodhi 30 mijë euro në një banesë, arrestohet 49-vjeçari në Tiranë

13:36 : 04/07/2025
AKTUALITET

Zjarri në Elbasan/ Bushati: Mos ju duket çudi që t’i djegin dhe këto plehrat e Tiranës!

22:20 : 03/07/2025
AKTUALITET

FOTO/ Rama takim në hotel me deputetët e zgjedhur të Tiranës dhe përfaqësues të Bashkisë

18:52 : 03/07/2025
Para

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër/ Përplasen dy makina, plagosen 3 persona

TË GJITHA

Horoskopi, 6 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 05/07/2025

Plagoset me thikë shqiptari në Mal të Zi

22:43 : 05/07/2025

Beccheti, Cez, Bankers dhe gjuetari që donte të vriste ariun

22:37 : 05/07/2025

Multivitaminat/ Si mund ta dëmtojnë ato sistemin tuaj imunitar

22:28 : 05/07/2025

Arben Malaj: Rama qeveris me autoritarizëm! Veprimi në Vlorë, antiligjor

22:05 : 05/07/2025

“Rama, Ajatollahu i Shqipërisë”, avokati: Bashkitë, si komitetet ekzekutive në komunizëm

21:55 : 05/07/2025

EMRI/ Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

21:41 : 05/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com