• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama i fali 140 ha tokë shtetërore biznesmenit që po bën fushatën e fshehtë të PS në diasporë

11:49 : 24/01/2025
në AKTUALITET, BOLD BLOG, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Nga Klodian Tomorri

Në korrik të vitit të kaluar, Komiteti i Investimeve Strategjike miratoi statusin e investimit strategjik për një projekt që parashikon ndërtimin e një vreshti, kantine dhe agroturizmi në fshatrat Baqel dhe Kodhel të Lezhës. Sipas vendimit, projekti do të zhvillohet në një sipërfaqe prej 137.2 hektarësh, e gjitha tokë shtetërore. Me miratimin e statusit, Komiteti i Investimeve, i kryesuar nga Edi Rama ja fali këtë sipërfaqe toke shtetërore kompanisë që qëndronte pas projektit. Por cila është ajo?

X One është një kompani e themeluar në maj të vitit 2021 me një kapital prej vetëm 10 mijë eurosh. Kompania zotërohet nga tre aksionerë. Ata janë Ylli Ujka, çesk Ivanaj dhe Ilir Trebicka. Dy aksionerët e parë zotërojnë nga 37 për qind të aksioneve, ndërsa Ilir Trebicka ka 26 për qind të kuotave të kompanisë.

Ylli Ujka është një biznesmen nga Lezhë, i cili ka emigruar në Itali me eksodin e madh të viteve 90′. Që prej asaj kohe, ai ka jetuar në Itali me familjen e tij. Por së fundmi, emri i biznesmenit ka filluar të përmendet shpesh në rrethin pranë Edi Ramës.

Lexo edhe:

Pas 7 orësh përfundon seanca në Gjykatën Kushtetuese, Veliaj me pranga kthehet në qeli

Nano, njeriu që nuk ra viktimë e pushtetit të tij!

Përveç 137.2 hektarëve tokë shtetërore që mori falas në Lezhë, kompania X One ka marrë nga qeveria e Edi Ramës edhe lejen për ndërtimin e tre kullave të larta në hyrje të liqenit Artificial, aty ku sot gjendet godina e Tirana Bank. Por me sa duket këto përfitime rrjedhin në të dy krahët.

Një investigim i BIRN ka faktuar se Ylli Ujka është biznesmeni që po financon fushatën e fshehtë të Partisë Socialiste në diasporë. “Dy agjenci marketingu dhe biznesmeni Ylli Ujka, mbështetës i Partisë Socialiste – i cili mori një leje ndërtimi për tre kulla në zemër të Tiranës, janë fijet lidhëse pas një fushate reklamash online dhe ‘Turit të Diasporës’ të Partisë Socialiste,” raporton BIRN. Ndërkohë që sipas fakteve tashmë publike, zoti Ujka ishte njeriu që organizoi mitingjet e Edi Ramës me emigrantët shqiptarë në Busto Arsizio dhe në Neë York.

Investim strategjik me 7 euro mbi pragun

Projekti i investimit “Ndërtim vreshti, kantinë & agroturizëm” synon ndërtimin e një resorti në agroturizëm, ku parashikohet ngritja e një vreshtarie me dy lloj varietete rrushi, ndërtimi i një bujtine dhe kantine vere në Bashkinë Lezhë.

Ligji i Investimeve Strategjike përcakton se projektet turistike që përfitojnë statusin investim strategjik duhet të përmbushin dy kushte. Së pari të kenë një vlerë investimi më të madhe se 5 milionë euro dhe së dyti të krijojnë të paktën 80 vende pune.

Ironikisht në planin e biznesit që ka paraqitur në Komitetin e Investimeve Strategjike, kompania X One do të investojë 5 milionë e 7 euro si dhe do të punësojë saktësisht 80 vetë.

Planifikimi i shifrës së investimit vetëm 7 euro mbi pragun e detyrueshëm ligjor për të marrë statusin e investitorit strategjik si dhe planifikimi i numrit të punonjësve pikërisht sa kufiri, përveçse e bën investimin qesharak, ngre pikëpyetje të mëdha mbi përputhshmërinë ligjore të këtij projekti.

Por siç ka ndodhur shpesh, në vendimet e Edi Ramës për investitorët strategjikë shifrat janë thjesht variabla që ndryshohen dhe vendosen sipas dëshirës. Me të vetmin qëllim për të tjetërsuar tokat shtetërore falas. Por në këtë rast ky duket një transaksion ëin ëin për të dy palët.

Edi Rama fal tokën publike, ndërsa përfituesit financojnë mekanizmat që e mbajnë atë në pushtet./ Kapitali.al

Lexo edhe:

Biznesmeni Ylli Ujka i financon fushatën për diasporën, Rama e shpërblen me kulla

Etiketa: biznemaniÇesk Ivanaj dhefushatepsRamatrebickaYlli Ujka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas 7 orësh përfundon seanca në Gjykatën Kushtetuese, Veliaj me pranga kthehet në qeli

17:08 : 31/10/2025
AKTUALITET

Nano, njeriu që nuk ra viktimë e pushtetit të tij!

15:43 : 31/10/2025
AKTUALITET

“U godita nga të mitë”, Veliaj në Kushtetuese: Qeveria Rama më shkeli të drejtat! Begaj mori atributet e gjykatës

11:52 : 31/10/2025
AKTUALITET

Parlament i vogël? Ekspertët peshojnë efektet e një pakti të dytë mes Ramës dhe Berishës

10:18 : 31/10/2025
AKTUALITET

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025
AKTUALITET

Xama: Rama premtoi kudo aeroporte, por dështoi. Nëse gjendet shkelje, i Vlorës mund të sekuestrohet

22:06 : 30/10/2025
Para

Malaj: Rama ka qejf modelin "Erdogan", rrethohet nga njerëz që i thurin lavde si Musolinit

TË GJITHA

Berisha: Motra e Ballukut u regjistrua vetëm dje në QKB pa objekt veprimtarie, Dumani e thërret “shefe”

19:49 : 31/10/2025

“Zbresim në bazë”, Këlliçi përjashton bojkotin e Kuvendit, zbulon detaje nga aksioni opozitar

19:39 : 31/10/2025

Balluku nën hetim/ Bardhi: Vodhi 50 milionë euro te Tuneli i Llogarasë! Duhet të shkarkohet

19:24 : 31/10/2025

Koka: Veliaj po negocion fatin juridik, politikisht është i vulosur nga Rama

19:17 : 31/10/2025

Pasi u mor e pandehur nga SPAK, Belinda Balluku shkon në Kryeministri

19:17 : 31/10/2025

Vdekja e Fatos Nanos, Berisha: Personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit

19:14 : 31/10/2025

Hap pas hapi/ Si u përmbys bota e Ballukut. Tuneli 180 mln euro rrëzoi Belën e qeverisë

19:01 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com