Policia spanjolle ka zhvilluar një operacion antidrogës, në Vilanova de Arousa, ku u sekuestruan 1100 kg kokainë si dhe u arrestuan 8 persona, 7 prej të cilëve ishin shqiptarë.
Sipas mediave spanjolle, operacionit u sekuestrua edhe një skaf 12 metra i gjatë, me 1350 kuaj fuqi, një armë, dy automjete dhe pajisje komunikimi.
Hetimi për këtë organizatë kriminale nisi në nëntor 2024 kur agjentët zbuluan një aktivitet të mundshëm të paligjshëm të trafikut të drogës
Hetimi i lejoi agjentët jo vetëm të zbulonin qëllimet kriminale të anëtarëve të organizatës, por edhe të identifikonin mjetin e transportit që synonin ta përdornin për të dërguar një ngarkesë të madhe kokaine në Spanjë.
Gjatë gjithë muajve të fundit të vitit 2024, hetimet e agjentëve u fokusuan në kontrollin si të mjeteve të transportit, ashtu edhe të personave që do të ishin pjesë e ekuipazhit.
Gjithashtu, hetime u kryen edhe për personat të cilët, të vendosur në një nivel më të lartë të piramidës në të cilën përbëhet organizata e hetuar, drejtonin strategjinë me furnitorët për të ngarkuar lëndën narkotike.