• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kolegji rrëzon vendimin e KPK-së, rikthen në detyrë prokuroren Eriselda Bala

17:48 : 16/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, VETTING

Kolegji i gjeti të drejta pretendimet e prokurores së Tiranës Eriselda Bala për pasurinë, duke i rrëzuar si të pabazuara konkluzionet e Komisionit dhe e riktheu në detyrë këtë subjekt rivlerësimi.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 16 janar vendimmarrjen në çështjen e prokurores së Tiranës, Eriselda Bala, ankimi i së cilës u gjet i drejtë dhe u rikthye në detyrë.

KPK e shkarkoi prokuroren Bala me shumicë votash më 7 prill 2022, pasi u arsyetua se nuk ka pasur mundësi për blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 91.09 m2 në Tiranë kundrejt çmimit 48 mijë euro, si dhe ka kryer deklarime të rremë për burimet e krijimit. Shumica e trupës së KPK konstatoi deklarime dhe shpjegime kontradiktore lidhur me mënyrën e shlyerjes së çmimit të apartamentit, që u kundërshtuan nga anëtarja në pakicë, e cila vlerësoi se subjekti arrinte nivel të besueshëm për pasurinë, ashtu si dhe për figurën e profesionalizmin.

Pas ankimit të ushtruar nga prokurorja Bala, Kolegji vendosi të kalojë çështjen për shqyrtim në seancë gjyqësore publike, me qëllim konstatimin e saktë dhe të plotë të situatës faktike që lidhet me mënyrën e pagesës së çmimit të apartamentit në pronësi të subjektit të rivlerësimit.

Kryesuesi i turpit gjykues të KPA, Sokol Çomo deklaroi gjatë shpalljes së vendimmarrjes, se pretendimet e subjektit janë gjetur të drejta dhe vendimmarrja e KPK është rrëzuar si e pabazuar. Çomo vërejti se në vendimmarrje janë trajtuar dhe shkaqet e tjera të ankimit që nuk u kaluan për shqyrtim në seancën publike.

Lexo edhe:

Krimet zgjedhore/ Dy prokurorë të SPAK zbarkojnë në Fier, monitorim dhe në Roskovec

Zgjedhjet/ Prokurorët e SPAK “zbarkojnë” në 12 Qarqet e vendit

Për një autoveturë të llojit Benz të blerë në vitin 2009 për shumën 11 mijë e 390 euro, për të cilën KPK ka konstatuar pasaktësi në deklarimet e burimeve në deklaratën Veting dhe në atë periodike, Kolegji vlerëson se këto pasaktësi janë pa ndikim në vlerësimin tërësor. Sipas KPA, pavarësisht pasaktësive, subjekti rezulton me burime financiare të ligjshme për krijimin e kësaj pasurie.

Lidhur me apartamentin në Tiranë, ndryshe nga KPK, Kolegji arrin në konkluzionin se pavarësisht mosdeklarimeve të burimeve në deklaratën periodike, nuk mund të konsiderohet si deklarim i pasaktë, pasi ato janë korrigjuar në deklaratën veting.

Konkluzionin e KPK për mënyrën e pagesave për këtë apartament, Kolegji e gjen të pambështetur në prova të mjaftueshme. Në kontratën e porosisë së vitit 2012 për apartamentin, është parashikuar se kësti i parë në shumën 8000 euro do të likuidohet menjëherë me firmosjen e kontratës; kësti i dytë 39 mijë euro në momentin e dorëzimit të çelësave dhe kësti i tretë 1000 euro me nënshkrimin e kontratës së shitjes së apartamentit. Ndërsa në kontratën e shitjes të vitit 2015 parashikohet se vlera e apartamentit 48 mijë euro është likuiduar nga ana e blerësit në favor të shitësit në llogarinë bankare të këtij të fundit.

Nga korrespondenca e Komisionit me Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave janë konstatuar raportime për dy transaksione bankare të kryera në emër të subjektit në qershor të vitit 2012, konkretisht dy depozitime cash në vlerat 33 mijë e 150 euro dhe 14 mijë e 850 euro për llogari të shoqërisë ndërtuese, me burim kursime familjare, njëra prej të cilave me përshkrimin “për blerje apartamenti”.

Prokurorja Bala theksoi në seancat dëgjimore se nuk ka lidhje me pagesat e kryera në qershor dhe se një hetim penal i iniciuar prej saj kishte konkluduar se nënshkrimet nuk ishin të subjektit, por ishin të falsifikuara. Sipas Kolegjit, fakti se subjekti ka kryer kallëzim penal menjëherë sapo ka mësuar për këto veprime, si dhe rrethana të tjera, mbështesin pretendimet e saj se pagesat për apartamentin janë kryer cash.

KPA çmon se të gjitha provat dhe faktet e administruara i dobësojnë dyshimet e ngritura nga KPK.

Lidhur me vërtetësinë e mandatpagesave, Kolegji thotë se ka verifikuar burimet. Subjekti ka deklaruar si burime dhurime nga prindërit dhe hua nga motra, respektivisht nga 1 milion lekë. Familjarët e subjektit sipas KPA, rezultojnë të kenë pasur depozita që janë tërhequr brenda vitit 2012 në momentin e maturimit. Kolegji e ka gjetur të besueshëm pretendimin për përdorimin e një huaje tjetër të përkohshme, që ka rezultuar me burime të ligjshme. Sipas trupit gjykues, gjurmët bankare e bëjnë të besueshëm këtë transaksion.

Po ashtu, KPA ka gjetur me burime të ligjshme depozitat e prindërve të bashkëshortit të subjektit, si dhe sjell në vëmendje se ato janë krijuar para fillimit të detyrës nga ana e saj.

Në përfundim, trupi gjykues i Kolegjit arrin në përfundimin se prokurorja Bala dhe bashkëshorti i saj kanë pasur mundësi për blerjen e apartamentit, si dhe e gjen të pabazuar konkluzionin e KPK se subjekti ka kryer deklarim të rremë të burimeve të kësaj pasurie.

Po ashtu gjendet i pabazuar konkluzioni tjetër i KPK për pasaktësi në deklarimin e huasë në vitet vijuese, duke argumentuar se kjo marrëdhënie nuk ka pasur ndonjë ndryshim e për rrjedhojë nuk mund të sjellë pasojë për subjektin.

Bazuar në këto vlerësime, Kolegji çmon se në kushtet kur prokurorja Eriselda Bala arrin nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë, ndërkohë që për figurën e profesionalizmin ka marrë vlerësim pozitiv dhe në KPK, ajo duhet të konfirmohet në detyrë./BIRN

Etiketa: Eriselda BalakolegjikpakpkProkurorerikthen në detyrëveting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Krimet zgjedhore/ Dy prokurorë të SPAK zbarkojnë në Fier, monitorim dhe në Roskovec

20:07 : 10/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Prokurorët e SPAK “zbarkojnë” në 12 Qarqet e vendit

13:34 : 10/05/2025
AKTUALITET

Deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë, KPA shkarkon prokurorin Afrim Shehu

19:05 : 08/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Alfred Sali

14:09 : 08/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Hysni Mulaj

10:10 : 06/05/2025
AKTUALITET

SPAK kërkon shkarkimin e gjyqtares Ardiana Bera

09:55 : 06/05/2025
Para

Myrto Uzuni drejt klubit amerikan, Granada përfiton 12 milionë euro

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025

Tabaku: Të jesh në listë të hapur është strapacuese! Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

22:37 : 13/05/2025

Unik dhe energjik, Shkodra Elektronike sjell “zjarrin” shqiptar në skenën e Eurovision 2025

22:36 : 13/05/2025

Në fshatin Pishkash gjenden fletë votimi më shumë se numri i votuesve, bllokohet kutia

22:35 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com