• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e Xhemal Metës/ Policia: Autori e goditi me çekiç pas koke, i vodhi 2 mln lekë në xhep

17:30 : 15/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Policia e Tiranës, përmes një deklarate për mediat, ka dhënë detajet lidhur me zbardhjen e vrasjes së 81-vjeçarit Xhemal Meta në Zall-Bastar, i cili u gjet pa shenja jete në oborrin e banesë së tij dy ditë më parë.

Fillimisht ngjarja u raportua si aksidentale, por më pas, ekspertiza mjeko-ligjore zbuloi se në kokën e viktimës kishte shenja të dukshme dhune, të shkaktuara nga sende të forta.

Si autor i dyshuar i krimit është arrestuar fqinji i viktimës, 64-vjeçari Isuf Hasa, i cili sipas bluve të kryeqytetit i kishte shkuar në banesë pas një konflikti që kishin patur mes tyre për motive të dobëta.

Në foto: Autori i dyshuar i krimit, Isuf Hasa

Gjatë përplasjes mes tyre, Isuf Hasa e ka qëlluar me çekiç mbrapa koke Xhemal Metën, duke e lënë të vdekur në vend. Pas krimit, Hasa i ka marrë 81-vjeçari lekët në xhep dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në foto: Çekiçi me të cilin Isuf Hasa dyshohet se kreu krimin

Policia ka gjetur në banesën e vajzës së autorit një çekiç, i cili dyshohet se është përdorur në krim. Gjithashtu, gjatë kontrollit është gjetur dhe një shumë prej 2 milionë lekësh të vjetra, e cila dyshohet se i është grabitur të moshuarit.

Lexo edhe:

Rama sulmon sërish drejtësinë: Gjyqtarët ose të korruptuar, ose injorantë

I djeg shtëpinë të dashurit, arrestohet 37-vjeçarja në Tiranë

Në foto: Lekët e gjetura autorit të dyshuar
Në foto: Lekët e gjetura autorit të dyshuar

“Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se më datë 13.01.2025, rreth ores 09:00, shtetasi Isuf Hasa, 64 vjec, ka shkuar në banesën e fqinjit të tij Xhemal Meta dhe për motive të dobëta e ka qëlluar atë me një mjet të fortë (çekiç) në pjesën e pasme të kokës duke i shkaktuar vdekjen.

Nga veprimet hetimore dyshohet se autori i dyshuar Isuf Hasa, pasi e ka goditur viktimen i ka marrë dhe një sasi vlerash monetare që ai mbante në xhep, dhe më pas është larguar.

Nga kontrollet e shumta të kryera në disa banesa të autorit dhe familjarëve të tij, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 200.000 lekë të rinj. Po nga kontrollet e ushtruara në banesën e shtetases L.H,(vajza e autorit të dyshuar) në fshatin Gjokaj, Vorë, Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendin e dyshuar (çekiç) më të cilin autori ka kryer vrasjen .” – deklaroi drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi.

Në foto: Autori i dyshuar Isuf Hasa

Mbi 64-vjeçarin Isuf Hasa është ngritur akuza për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim ”.

Prej vitesh viktima Xhemal Meta jetonte i vetëm në Shëngjin të Vogël, pjesë e njësisë administrative Zall-Bastar, ndërsa familjarët e tij jetojnë në Tiranë, përfshirë edhe bashkëshorten.

Xhemal Meta kishte disa bagëti të imta dhe pula, me të cilat merrej në përditshmëri, teksa sipas deklarimeve të familjarëve, ai mbante gjithmonë lekë me vete.

Në momentin kur u gjet pa shenja jete, 81-vjeçarit nuk i është gjetur portofoli dhe disa sende të tjera që mbante me vete, por megjithatë shtëpia është gjetur e paprekur.

Nisur nga ky fakt, direkt u ngritën dyshime se mund të kishim të bënim me një grabitje të viktimës, ashtu dhe siç rezultoi pas zbardhjes së ngjarjes.

Etiketa: cekicIsuf HasaleketTiranevjedhjevrasjaXhemal Metaxhep

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama sulmon sërish drejtësinë: Gjyqtarët ose të korruptuar, ose injorantë

18:54 : 14/11/2025
AKTUALITET

I djeg shtëpinë të dashurit, arrestohet 37-vjeçarja në Tiranë

15:21 : 14/11/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Detaje nga operacioni antidrogë në Tiranë, 25 në pranga 13 në kërkim, çfarë u sekuestrua

14:12 : 14/11/2025
AKTUALITET

FOTO/ Këta janë dy kushërinjtë që furnizonin “Alliasin” dhe “Oxhakun” me kokainë

11:41 : 14/11/2025
AKTUALITET

E rëndë në Tiranë/ Dera e autobusit të Kamzës i këput këmbën të moshuarës

19:09 : 13/11/2025
AKTUALITET

Shpërndante materiale por*ografike në rrjete sociale, arrestohet i riu nga Tirana

16:48 : 13/11/2025
Para

Makina del nga rruga në aksin Korçë-Kolonjë, plagoset drejtuesi

TË GJITHA

Këmbimi valutor 15 nëntor, me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

08:45 : 15/11/2025

U plagosur me 10 plumba në atentatin e Rinasit, ndërron jetë në spital Muçi Shaljani

08:36 : 15/11/2025

Integrimi në BE me kosto të larta: Qeveria ende pa strategji për të mbrojtur prodhuesit shqiptarë

08:24 : 15/11/2025

Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes në Kamëz

08:11 : 15/11/2025

Diell dhe kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për sot

08:04 : 15/11/2025

Kanceri i pankreasit, zakoni i rrezikshëm që “shkakton” formën agresive të sëmundjes

23:02 : 14/11/2025

Horokopi për ditën e shtunë, 15 nëntor 2025

22:58 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com