• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vranë babain/ Kërkohet sjella me detyrim e 3 fëmijëve të Pëllumb Metës në gjyq, shtyhet seanca

15:49 : 14/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Është mbajtur ditën e sotme seanca e radhës në Gjykatën e Durrësit ndaj Hysen, Hygerta dhe Amrildo Metas, tre shtetasit që akuzohen për vrasjen dhe fshehjen e trupit të babait të tyre, Pëllumb Meta, ngjarje kjo e ndodhur më 13 shkurt të vitit të kaluar në Shënavlash të Durrësit

I pranishlm në seancën e sotme ka qenë vetëm fëmija i vogël, Amarildo Meta, teksa gjyqtarja Suela Xhani ka vendosur të mbajë seancën me dyer të mbyllura.

Për shkak të mungesës në gjyq të Hysen dhe Hygerta Metës, dy fëmijëve të tjerë të viktimës, të tre të arrestuar për krimin, gjykata ka shtyrë procesin duke kërkuar praninë e tyre fizike, të detyruar në seancë, për të dhënë deklarimet e para.

Prokuroria e Durrësit përfundoi në muajin dhjetor hetimet paraprake për këtë ngjarje dhe çoi për gjykim pesë persona të akuzuar për përfshirjen e tyre në këtë krim të rëndë, mes të cilëve janë tre fëmijët e viktimës, nëna e tyre, dhe një person tjetër që ka ndihmuar në fshehjen e provave.

Ndaj dy fëmijëve të mëdhenj të viktimës, Hysen dhe Hygerta Metës rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës” e kryer në bashkëpunim.

Lexo edhe:

Dhunoi gruan, arrestohet 51-vjeçari në Durrës

Zhduket 49-vjeçari në Durrës

Ndërkohë ndaj djalit të vogël, Amarildo Meta rëndon akuza për veprën penale “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, e kryer në bashkëpunim.

Blerina Meta, bashkëshortja e viktimës, akuzohet për “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, në bazë të nenit 301 të Kodit Penal.

Në këtë çështje është përfshirë edhe Sajmon Bajramaj, pronari i automjetit të përdorur nga të pandehurit për fshehjen e provave. Ai akuzohet për “Mos kallëzim krimi”, pasi dyshohet se ka ndihmuar në largimin e makinës së viktimës në zonën e Sektor Rinia.

Sipas prokurorisë, motivet e krimit lidhen me konflikte të thella brenda familjes. Pas vrasjes, të pandehurit dyshohet se kanë bashkëpunuar për fshehjen e trupit dhe provave.

Hygerta Meta ka marrë përsipër krimin se ka qenë ajo që ka qëlluar me pistoletë ndaj babait të saj, por, ajop ka ndryshuar disa herë qëndrim, duke shtuar dyshimet tek grupi hetimor. Kjo edhe për faktin se në armën e krimit janë gjetur edhe gjurmët e gishtërinjëve të Hysen Metës.

Në eksperimentin hetimor, Hygerta Meta kreu disa qitje radhazi, duke vërtetuar se ajo dinte ta përdorte armën. Por, dy djemtë e arrestuar dhe bashkëshortja e viktimës, Blerina Meta, refuzuan të qëllojnë duke u thënë hetuesve se nuk dinë të përdorin armë dhe se nuk kanë provuar të bëjnë qitje ndonjëherë.

Refuzimi i ka thelluar dyshimet tek grupi hetimor se vrasjen e 50-vjeçarit mund ta ketë kryer njëri nga djemtë dhe se autorësia po kërkohet t’i lihet vajzës, me shpresën se ajo mund të dënohet më pak.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik për shkak të natyrës së saj tragjike dhe përfshirjes së gjithë familjes në këtë akt kriminal.

Etiketa: babainbabaneBlerina MetaDurresgroposenhygerta metaHysen MetaPëllumb Metavranëvrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dhunoi gruan, arrestohet 51-vjeçari në Durrës

10:38 : 17/09/2025
AKTUALITET

Zhduket 49-vjeçari në Durrës

10:35 : 17/09/2025
AKTUALITET

Turisti denoncon dhunën barbare në Durrës: Më futën kaçavidën në ballë, policia më përcolli!

22:03 : 16/09/2025
AKTUALITET

Morën peng 56-vjeçarin, pas sherrit me djalin e tij/ Shpallen në kërkim dy të rinj nga Kamza

13:19 : 15/09/2025
AKTUALITET

Ishin me pushime në Durrës, zhduket nga hoteli 68-vjeçari çek, partnerja ngre alarmin në polici

12:47 : 15/09/2025
AKTUALITET

EMRI/ 55-vjeçari tenton të futë në Shqipëri 1000 fishekë dhe 20 mijë euro përmes portit të Durrësit

12:31 : 15/09/2025
Para

Shkup: Punonjësit e administratës publike protestojnë për rritje pagash

TË GJITHA

Dhunoi gruan, arrestohet 51-vjeçari në Durrës

10:38 : 17/09/2025

Zhduket 49-vjeçari në Durrës

10:35 : 17/09/2025

Spitali i fëmijëve Al-Rantisi në Gazë goditet nga sulmet izraelite

10:29 : 17/09/2025

KLP çel garën për kreun e ri të SPAK, kandidatët 3 javë afat për të paraqitur dokumentacionin

10:20 : 17/09/2025

“Korrupsioni në Shqipëri do të transferohet te Diella”

10:07 : 17/09/2025

E rëndë në Kurbin, 30-vjeçari hidhet nga ballkoni

10:00 : 17/09/2025

Endri Puka i dyshuar për aferën e “Bankers”, gruaja blen resortin luksoz në Vlorë për 500 euro

09:49 : 17/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com