• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrau ukrainasin në Itali/ Shqiptari me karrierë të gjatë ushtarake, përdorte identitete të rreme

17:43 : 13/01/2025
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE

Një person i dyshuar si autori i krimit të regjistruar në “Via Varese” të Saronnos në Itali më 27 tetor të vitit të kaluar është arrestuar në Lubjanë të Sllovenisë më 5 Janar të këtij viti, teksa Italia e kërkon për ekstradim me akuzën e vrasjes së një emigranti ukrainas.

Krimi ndodhi në lagjen ‘Retrostazione’, kur i dyshuari, një shqiptar 40-vjeçar dyshohet se qëlloi për vdekje me dy plumba 46-vjeçarin.

Mediat përtej Adriatikut raportojnë se autori identifikohet njëkohësisht si një person me karrierë të gjatë ushtarake dhe që përdorte dhjetëra identitete të rreme. Sllovenia nuk ka pranuar menjëherë ekstradimin, duke kërkuar prova shkencore, si analizat për gjurmët ndaj 40-vjeçarit. Por ai u arrestua për një tjetër krim, që akuzohet se e ka kryer në Lubjanë.

Tani rezultati i kontrolleve të gjurmëve të gishtërinjve do të jetë në gjendje të konfirmojë nëse personi është i njëjti mbi të cilin rëndon urdhër-arresti ndërkombëtar i lëshuar në muajin Dhjetor.

Shqiptari është një emër i njohur për precedentët penalë si në Itali, ashtu edhe në Slloveni, teksa iu sekuestruan edhe dokumente të shumta identiteti, false.

Lexo edhe:

Vrasja e shqiptares nga i dashuri, 17-vjeçari pranon krimin: Isha unë që e shtyva Aurorën nga ballkoni

‘Skifteri’ shqiptar kapet duke kryer grabitje në Itali! Përleshet me 2 oficerët, përfundojnë të 3 në spital

Vrasja për të cilën dyshohet ka ndodhur në zonën e Saronnos, në ‘Via Varese’, kur dy të shtëna arme tronditën banorët. Ishte një banor nga pallatet që thirri për ndihmë dhe policinë, pasi pa trupin e shtrirë në zonën e errët të pallatit të Vadym Usatyl (Ustayi), një 46-vjeçar i pastrehë me origjinë ukrainase. Viktima ishte goditur për vdekje nga dy plumba.

Sipas hetimeve, krimi ka ardhur nga një debat banal mes viktimës dhe sulmuesit, ndoshta i rënduar nga përdorimi i lëndëve narkotike. Pas një shkëmbimi fjalësh në shkallë, situata u përkeqësua me përdorimin e dhunës. Më pas vrasësi u largua, duke humbur gjurmët e tij.

Që në ditët e para, hetuesit kishin hedhur hipotezën se vrasësi ishte larguar nga vendi, hipotezë kjo që u forcua nga lëshimi i një urdhër-arresti ndërkombëtar 12 dhjetorin e kaluar. Pika e kthesës erdhi në Lubjanë, ku autoritetet sllovene arrestuan një person që korrespondon me shumë nga karakteristikat e të kërkuarit. Megjithatë, identifikimi përfundimtar është bërë i ndërlikuar nga pseudonimet e shumta të përdorura nga i dyshuari.

Autoritetet sllovene tani kanë dhjetë ditë për të përfunduar procedurën e krahasimit të gjurmëve të gishtave, një hap vendimtar për të konfirmuar ose përjashtuar përfshirjen e 40-vjeçarit në vrasjen e ndodhur në Varese, ose ai do hetohet për krimet e kryera në Slloveni.

Etiketa: arrestohetidentetiteItalikarrerëShqiptarisllovenite rremeukrainasinushtarakevrauvret

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e shqiptares nga i dashuri, 17-vjeçari pranon krimin: Isha unë që e shtyva Aurorën nga ballkoni

19:38 : 13/07/2026
AKTUALITET

‘Skifteri’ shqiptar kapet duke kryer grabitje në Itali! Përleshet me 2 oficerët, përfundojnë të 3 në spital

12:16 : 13/07/2026
AKTUALITET

Vritet me thikë një 19-vjeçar në Itali, arrestohen 3 persona, mes tyre edhe një shqiptar!

11:55 : 13/07/2026
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Itali, ndërron jetë në vendngjarje 42-vjeçari shqiptar/ EMRI

10:25 : 13/07/2026
AKTUALITET

“Më dehu dhe përfitoi”, 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane

20:25 : 12/07/2026
AKTUALITET

EMRI/ I dënuar me 13 vite burg, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë. Pritet të ekstradohet drejt Italisë

12:18 : 12/07/2026
Para

Uzuni kthehet nga hero në çështje, sulmuesi refuzon përsëri të stërvitet me Granada-n

TË GJITHA

Ndërsa Lamine Yamal kualifikohej në finale, grabitësit tentuan të hyjnë në shtëpinë e tij

12:25 : 15/07/2026

Gjithë ditën në telefon, por aftësitë digjitale të të rinjve shqiptarë ndër më të ulëtat në Europë

12:10 : 15/07/2026

SHBA riktheu bllokadën detare, Irani kërcënon të ndalojë të gjitha eksportet e energjisë në Lindjen e Mesme

12:10 : 15/07/2026

A ndërhyri Rama për shtyrjen e arrestimit të Ballukut? Braho-opozitës: Paraqitni provat në SPAK

11:51 : 15/07/2026

Theu masën e arrestit shtëpiak dhe grabiti me dhunë farmacinë, arrestohet pas disa orësh ndjekjeje 45-vjeçari

11:46 : 15/07/2026

Cilët janë zyrtarët që u takuan me eksponentë të krimit në Aruba? Kreu i SPAK: Do bëjmë transparencë

11:37 : 15/07/2026

A do t’i drejtohet sërish Kuvendit për Ballukun? Braho: Do të ketë vendimmarrje në vijim të hetimeve

11:28 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobet güncel girişMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş