• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Në shkelje të ligjit, Bashkia e Durrësit i mban taksën pensionistit

21:28 : 09/01/2025
në AKTUALITET

Emisioni “Stop” ndodhet në Durrës, pasi qytetari Dodë Prendi ka një problem. Ai është pensionist dhe i vetëm në certifikatën familjare, por sërish është taksuar nga bashkia për pastrim-gjelbërimin. Sipas një udhëzimi të qeverisë, kjo kategori përjashtohet nga taksa e pastrim-gjelbërimit.

Në faturën e ujit, Dodës i janë ngarkuar këto pagesa për muajt Tetor-Nëntor 2024 me vlerë 23 mijë Lekë. Në këto kushte Doda interesohet tek UKD, ku e përcjellin në bashki. Atje i premtojnë zgjidhje, por Dodës i faturohet sërish ky detyrim.

“Unë kam që në vitin 2007 jam banor i qytetit të Durrësit. Kam dy muaj që paguaj detyrimet, gjelbërim, taksë shtëpie, të gjitha gjërat në kohën kur unë jam pensionist me bashkëshorten time. Kam dalë në pension që në vitin 1995 me 60%. Unë ika muajin e parë bashkë me certifikatën familjare, u interesova tek ujësjellësi më thanë e ka bashkia. Mora certifikatën familjare, librezën e ujësjellësit dhe shkova tek bashkia. Bashkia më tha ‘nuk ke për të paguar muajin tjetër’. Por, në Nëntor e pagova përsëri, ma kaluar përsëri. Pagova afërisht tek 23 mijë lekë. Unë ju thirrja që tani e mbrapa të mos më kalohet më taksa. Meqë i kam të gjitha dokumentet e rregullta të më kthehen ato që më kanë mbajtur, por nuk kthehen më ato”, tha për mikrofonin e emisionit “Stop” denoncuesi.

Punonjësi i UKD, Marjus Manasterliu thotë se ujësjellësit i vjen lista e gatshme nga bashkia.

Marjus Manasterliu: Për sa i përket personit, qytetarit Dodë Prendi, i cili është abonenti jonë rezulton që në 2 muajt e fundit, Tetor dhe Nëntor të 2024 pagesa normale që bëhet në fund të muajit është bashkë me taksat e bashkisë, taksat lokale që janë për qytetarin. Tani për këtë problematikë që ju shprehni duhet të shpjegojmë paraprakisht që shoqëria rajonale Ujësjellës Kanalizime në këtë rast luan rolin e agjentit tatimor që do të thotë ne pasi i japim listën bashkë me të gjithë abonentët aktivë është Bashkia e Durrësit institucioni përgjegjës që na jep ne të gjithë listën se cilët nga këta abonentë do të kenë taksën vendore për. Në këtë rast meqë personi është pensionit dhe pretendon se nuk duhet të jetë objekt i këtyre taksave vendore, vetë abonenti duhet të shkojë pranë institucionit përkatës, mbase tek zyra e taksave lokale në Bashkisë e Durrësit të bëjë një aplikim me dokumentacionin që ai ka dhe në vazhdim pas marrjen në dorëzim të aplikimit nga Bashkia e Durrësit besoj që në muajin që vjen në listën që na vjen si agjentë tatimorë të mos vijë emri i zotërisë në fjalë.

Lexo edhe:

Shakira fiton gjyqin për taksat, Spanja duhet t’i kthejë 55 milionë euro

Studimi: Të rriten taksat për pijet me sheqer në Shqipëri, të ulen për të shëndetshmet

Gazetarja: Si do i bëhet kompensimi?

Marjus Manasterliu: Të sjellin një shkresë që ne më pas të marrim masat.

Bashkë me Dodë Prendin shkojmë në bashkinë e Durrësit dhe takojmë drejtorin e zyrës sëtaksave dhe tarifave vendore, Roland Isaku. Ky i fundit tha se bëhet fjalë për një gabim njerëzor, që do të zgjidhet dhe qytetarit do t’i kthehen paratë.

Roland Isaku: Zotëria ka që në vitin 2017 që është vetëm nga përbërja familjare, por grupi i punës kur ka kryer procedurën e ngarkesës me taksa të abonentëve të cilët akoma nuk ishin ngarkuar për citin 2024 nuk ka pasur informacion që zotëria është vetëm dhe gabimisht e ka ngarkuar me taksa. Po themi që është gabim njerëzor. Për muajin Dhjetor zotëria nuk ka për të pasur taksa fare.

Gazetarja: Si do të kompensohet për muajt që ka paguar?

Roland Isaku: Sillini një shkresë zyrtare ujësjellësit që për këto dy muaj që është faturuar zotëria t‘i hiqet taksa./tvklan

Etiketa: Dodë Prendipensionistitaksa

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Shakira fiton gjyqin për taksat, Spanja duhet t’i kthejë 55 milionë euro

19:51 : 18/05/2026
AKTUALITET

Studimi: Të rriten taksat për pijet me sheqer në Shqipëri, të ulen për të shëndetshmet

17:46 : 12/05/2026
AKTUALITET

Akti normativ për uljen e akcizës, Bardhi: Alibi për të mos ulur taksat

14:20 : 07/05/2026
BOTA

Pse shtetet kanë frikë të taksojnë ultra të pasurit?

09:05 : 27/04/2026
AKTUALITET

Ballkani përballë krizës, rajoni na e kalon me ulje taksash, Shqipëria vetëm 5 ditë masa!

22:29 : 25/04/2026
AKTUALITET

Si mashtroi Petrit Malaj i Financave në Parlament për taksat që u fali oligarkëve të bregdetit

12:27 : 24/04/2026
Para

Berisha zbulon arsyen pse nuk e ka takuar ende Ilir Metën në burg

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e premte 5 qershor 2026

23:00 : 04/06/2026

E vërteta për Arubën dhe tokën në Zvërnec, Artur Shehu rrëfehet për herë të parë

22:55 : 04/06/2026

“Makina u prish rrugës, 6 efektivë shkuan me këmbë drejt stanit”, detaje nga operacioni ku u vra polici

22:46 : 04/06/2026

Abilekaj: Sekuestrimi i vilës në Dhërmi mund të zgjerojë hetimet ndaj Ballukut

22:40 : 04/06/2026

Ylli Manjani shpërthen ndaj protestuesve: R*bt ku t’i keni, legena, ku*va e ku*varë

22:28 : 04/06/2026

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetbetasusjojobetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom