• Kontakt
Thursday, October 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Trump kërkon rritjen e kontributit nga partnerët e NATO-s

08:30 : 08/01/2025
në AKTUALITET, BOTA

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump u bën thirrje partnerëve të NATO-s që të rrisin ndjeshëm shpenzimet e tyre për mbrojtjen. Në vend të dy për qind të produktit të tyre të brendshëm bruto (PBB), vendet partnere duhet të investojnë në të ardhmen pesë për qind, tha republikani në një konferencë shtypi në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida. Gjatë fushatës zgjedhore republikani i kërcënoi vendet anetare të NATO-s që nuk paguajnë kontributin, se nuk do t’i mbështeste në rast të një sulmi nga Rusia.

Presidenti i ardhshëm amerikan kishte sinjalizuar që gjatë mandatit të tij të parë si president se SHBA do të tërhiqej nga NATO-ja, nëse vendet evropiane nuk rrisin shpenzimet e tyre për mbrojtjen. Të gjitha vendet mund ta përballojnë këtë rritje nga dy në pesë për qind, tha Trump.

Kanali i Panamasë dhe Groenlanda: Trumpi nuk përjashton operacionet ushtarake

Presidenti i ardhshëm Trump deklaroi gjithashtu se nuk e përjashtonte përdorimin e ushtrisë për të vënë nën kontroll Kanalin e Panamasë apo Groenlandën. I pyetur nga një gazetar nëse ai mund t’i garantojë botës se nuk do të përdorë as masa shtrënguese ekonomike as ushtarake, Trump tha: “Jo.

Protestues duke djegur flamurë para ambasadës së SHBA-së në Panama pas deklaratave të Trumpit që kontrolli i Kanalit të Panamasë t'i rikthehet SHBA-së
Protestë para ambasadës së SHBA-së në Panama pas deklaratave të Trumpit që kontrolli i Kanalit të Panamasë t’i rikthehet SHBA-sëFotografi: Arnulfo Franco/AFP

Republikani, i cili do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, theksoi se nuk mund ta garantojë një gjë të tillë dhe se ka mundësi “që duhet bërë diçka”.

Lexo edhe:

Finlanda thirrje Trump: Lejo Ukrainën ta godasë Rusinë me raketa Tomahawk!

SHBA-ja godet me sanksione kompanitë ruse të naftës, BE-ja miraton pakon e re

Trump: Groenlanda është e rëndësishme për “sigurinë kombëtare” të SHBA

Trump ka shprehur vazhdimisht interes për ishullin e Groenlandës, që i përket Danimarkës. Në dhjetor ai tha se “në interes të sigurisë kombëtare dhe lirisë në botë, Shtetet e Bashkuara mendojnë se zotërimi dhe kontrolli i Groenlandës është një domosdoshmëri absolute”.

Djali i Trumpit, Donald Trump Jr. për vizitë në Groenlandë
Djali i Trumpit, Donald Trump Jr. është aktualisht për vizitë në Groenlandë.Fotografi: Email Stach/Ritzau Scanpix/AFP/Getty Images

Djali i Trumpit, Donald Trump Jr. është aktualisht për vizitë në Groenlandë. Zyrtarisht ky udhëtim konsiderohet si privat. Por Trumpi tha në konferencën për shtyp se nuk dihet nëse Danimarka ka ligjërisht ndonjë të drejtë ndaj Groenlandës, duke shtuar se nëse po, ata duhet të heqin dorë, sepse ne na duhet (Groenlanda) për sigurinë kombëtare.

Trump: Kanali i Panamasë kontrollohet nga Kina

Disa javë më parë Trumpi tha se tarifat për kalimin tranzitit në Kanalin e Panamasë janë “shumë të padrejta”. Ai bëri thirrje që kontrolli i rrugës ujore t’u kthehet Shteteve të Bashkuara, nëse ato nuk trajtohen në mënyrë të drejtë. Trumpi tha se Kanali i Panamasë është jetik për vendin tonë. por kontrollohet nga Kina.

Kanali i Panamasë – një nga rrugët tregtare më të rëndësishme në botë – u ndërtua nga Shtetet e Bashkuara në fillim të shekullit XX, të cilat e kishin nën kontroll për një kohë të gjatë përpara se menaxhimi i tij t’i kalonte gradualisht Panamasë./DW

Etiketa: donald trumpnatoSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Finlanda thirrje Trump: Lejo Ukrainën ta godasë Rusinë me raketa Tomahawk!

12:18 : 23/10/2025
BOTA

SHBA-ja godet me sanksione kompanitë ruse të naftës, BE-ja miraton pakon e re

08:55 : 23/10/2025
BOTA

SHBA, Senati përgatit masa të fuqishme kundër Rusisë

17:31 : 22/10/2025
BOTA

J.D. Vance në Izrael: Çarmatimi i Hamasit dhe rindërtimi i Gazës, sfidë e madhe

15:42 : 22/10/2025
BOTA

Kina kalon SHBA-në si partneri kryesor tregtar i Gjermanisë

14:31 : 22/10/2025
BOTA

Ish-sekretarja e Biden, me tone përçmuese ndaj JD Vance: Është më i frikshëm se Trump

13:56 : 22/10/2025
Para
Foto ilustruese

Konfirmohet rasti i parë me virusin HMPV në Greqi, pacienti në gjendje të rënduar

TË GJITHA

Raporti i ODIHR/ Berisha: Faktoi farsën elektorale! Rama dështoi në përpjekjet për ta ndryshuar

13:03 : 23/10/2025

Aurel Hoxha në kërkim për vrasje, AAPSK nxjerr për qera lokalin “MONOPOL” për 3.8 mln lekë në muaj

12:59 : 23/10/2025

Paketa e Maleve/ Rama shmang përgjegjësinë dhe ‘kapet’ me kryebashkiakët: Po pengojnë procesin

12:54 : 23/10/2025

Edhe “bufi i kënetës” në raportin për ’11 Majin’/ OSBE-ODHIR: Sulme personale mes Ramës dhe Berishës

12:54 : 23/10/2025

Partia-Shtet fitoi zgjedhjet/ Gjetjet më pikante në Raportin e ODIHR. Rama, mandatin e 4, Shqipëria 30 vjet pas

12:45 : 23/10/2025

Shtyhet seanca paraprake ndaj Ilir Metës, shkak bojkoti i gjyqeve nga avokatët

12:38 : 23/10/2025

“Klanet në Tiranë marrin tendera në këmbim të votave”/ Il MATTINO: Si u kthye Shqipëria në narko-shtet

12:31 : 23/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com