• Kontakt
Friday, July 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Karamelet elektorale”, qeveria kritikohet për cenim të standardeve zgjedhore

Mazhoranca qeverisëse miratoi në fund të vitit që shkoi një ligj për faljen e penaliteteve, kryesisht për ndërtime pa leje, dhe shpërndau bonuse për pensionistët dhe kategori të tjera. Këto nisma shihen si “karamele elektorale” nga opozita dhe si cenim i standardeve demokratike të procesit zgjedhor nga ekspertët.

12:50 : 08/01/2025
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Në seancën e fundit plenare të dhjetorit, mazhoranca socialiste miratoi ligjin “Për anulimin e masave administrative”, i cili parashikon shfuqizimin e gjobave të vendosura nga 1 janari i vitit 2015 deri më 30 nëntor të vitit 2024, kryesisht për ndërtimet pa leje për banim dhe në bujqësi në zonat rurale. Po ashtu, ligji parashikon anulimin e të gjitha masave administrative të vendosura gjatë pandemisë për mosrespektimin e rregullave të COVID-19 dhe pasojave të tij.

Falja e gjobave pritet të prekë mijëra familje. Sipas relacionit të nismës ligjore, vetëm në një vit janë vendosur 1,492 masa për tipologji ndërtimesh pa leje si shtëpi, mure rrethues, çati apo magazina.

Sipas opozitës, kjo nismë po ndërmerret për qëllime të pastra elektorale në funksion të zgjedhjeve të reja parlamentare që mbahen më 11 maj. “Karamele elektorale” e cilësoi nismën deputeti Edmond Spaho gjatë një debati në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave.

Një tjetër vendim i qeverisë për të shpërndarë bonuse nga 10 deri 15 mijë lekë për pensionistët në fund të vitit dhe premtimi për një tjetër bonus në pranverë u konsiderua si një ‘lëmoshë’ për zgjedhjet.

Lexo edhe:

“Fantazma” e Unazës/ Balluku favorizoi Arbër Abazin, “zhvatën” miliona euro nga tenderi pa garë

Salianji tregon çfarë ka biseduar me Berishën: Duhet një zgjidhje për të rrëzuar regjimin

Nuk është hera e parë që qeveria ndërmerr nisma sociale apo bën rishpërndarje investimesh në prag të proceseve zgjedhore, duke ngjallur kritika për përdorimin e fondeve publike për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.

Neni 91 i Kodit Zgjedhor, i ndryshuar me marrëveshje politike në vitin 2020, parashikon se “katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve ndalohet propozimi, miratimi ose nxjerrja e akteve ligjore ose nënligjore, të cilat parashikojnë dhënien e përfitimeve për kategori të caktuara të popullsisë, të tilla si aktet që parashikojnë rritjen e pagave, pensioneve, mbështetjes ekonomike apo sociale, uljen ose heqjen e taksave, vendosjen e amnistive fiskale, privatizimin apo dhënien e pasurive, të shpërblimeve, etj., përveçse kur nisma kushtëzohet nga gjendje të fatkeqësisë natyrore”.

Sipas dispozitës ligjore, afatet ndaluese nisin më 11 janar, por ekspertë të zgjedhjeve dhe eksponentë të opozitës ngrejnë pikëpyetje për përdorimin e pushtetit për të ndikuar tek votuesit dhe sugjerojnë se standardet demokratike të një procesi zgjedhor kanë një kuptim më të gjerë sesa disa afate të caktuara në ligj.

Kristaq Kume, drejtor i Aleancës Qytetare për Zhvillim Demokratik, i tha BIRN-it se këto veprime duken të nxitura nga arsye elektorale, edhe pse nuk kanë shkelur afatet ligjore.

“Duke analizuar këtë dispozitë, me të drejtë mund të pohohet se falja e penaliteteve për ndërtime pa leje, miratimi i bonusit për pensionistët dhe premtimi për një tjetër bonus janë veprime të ligjshme të mazhorancës qeverisëse, ndërkohë që koha e zgjedhur për t’i bërë i bën ato të konsiderohen si ‘hapje e qeses’ për të ‘mbushur’ kutinë e votimit,” thotë Kume.

Sipas tij, zbatimi i standardeve demokratike në zgjedhje dhe përgatitja e një procesi zgjedhor në kohë nuk është në prioritetet e partive politike.

“Afrimi i ditës së zgjedhjeve nxit te partitë vetëm angazhimin përherë më intensiv në ushtrimin e presionit psikologjik te zgjedhësit për votën, dhe faktorët që përdoren prej tyre për ta bërë sa më efektiv këtë presion janë ato ekonomikë që ndikojnë në përditshmërinë e jetës së qytetarëve,” shton ai.

Edhe Blendi Çeka, pedagog i shkencave politike në Universitetin e Tiranës, i konsideron nismat e mazhorancës qeverisëse si një mekanizëm elektoral që qeveritë e përdorin për të ndikuar tek sjellja e votuesve.

“Këto lloj praktikash disa muaj para zgjedhjeve, edhe pse mund të mos jenë shkelje ligjore, janë shpërblime masive elektorale për kategori të ndryshme sociale pa diferencime politike,” i tha Çeka BIRN-it.

Nga ana tjetër, Ceka mendon se efekti i këtyre masave prek kryesisht votuesin e partisë në pushtet dhe ka efekt inekzistent te një votues opozitar që nuk ka votuar më parë PS-në.

“Sa më karakter personal dhe ekonomik të drejtpërdrejtë tek individi të kenë këto masa të ndërmarra nga qeveria, aq më i fortë është ndikimi mobilizues dhe përforcues për votuesit potencial të saj,” thekson ai.

Opozita, nga ana tjetër, i sheh këto veprime si cenim jo vetëm të standardeve demokratike, por edhe të barazisë së garës elektorale.

“Absolutisht, këto nisma kanë lidhje të drejtpërdrejtë me zgjedhjet. Ato shkelin jo vetëm frymën e ligjit, por edhe marrëveshjet e arritura përmes negociatave me Partinë Socialiste,” thotë deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku për BIRN-in.

Sipas saj, falja e gjobave dhe shpërblimi i pensionistëve tregojnë për “krizë të thellë ekonomike dhe mungesë të moralit politik që shfaqet përmes skandaleve dhe manipulimeve elektorale”.

Tabaku sugjeron që situata e krijuar kërkon një zgjidhje të qartë ligjore ku të vendosen penalitete të ashpra për shkeljet.

“Nevojiten mekanizma që kufizojnë përdorimin e resurseve publike për qëllime elektorale dhe garantojnë ndarjen e qartë të shtetit nga partia në pushtet,” thekson ajo./ BIRN

Etiketa: Edi RamaJorida TabakuPDpsqeveria Ramazgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Fantazma” e Unazës/ Balluku favorizoi Arbër Abazin, “zhvatën” miliona euro nga tenderi pa garë

22:33 : 10/07/2025
AKTUALITET

Salianji tregon çfarë ka biseduar me Berishën: Duhet një zgjidhje për të rrëzuar regjimin

22:20 : 10/07/2025
AKTUALITET

Bushati: Veliajn e la në burg Rama! Edhe zgjedhjet në Tiranë i vendos ai

21:58 : 10/07/2025
AKTUALITET

Salianji: Ramës i tremben njerëzit e lirë, jam viktimë e regjimit të tij

21:13 : 10/07/2025
AKTUALITET

Rama sërish në gjunjë para Melonit, diplomacia në version “show personal”

16:46 : 10/07/2025
BOLD BLOG

“Ramë i xanun”

13:12 : 10/07/2025
Para

Ky është "Ad Leci", miku i Fatmir Bejos u dhunua brutalisht nga grupi i Tur Koçekut

TË GJITHA

Rama u “gjunjëzua” sërish para Melonit, mediat italiane: Veprimi është kthyer në ritual

23:06 : 10/07/2025

Horoskopi ditor, 11 korrik 2025

23:00 : 10/07/2025

Abilekaj: Shteti po zëvendësohet nga “cubat” e Ramës

22:57 : 10/07/2025

Fitore e pastër, cila është skuadra e vetme shqiptare që triumfoi në Ligën e Konferencës

22:52 : 10/07/2025

Aksioni në Theth, Lala: Benet Beci promovoi vilat për vota

22:48 : 10/07/2025

Gega pas barazimit të Partizanit: Skuka është special, kemi nevojë për përmirësime

22:34 : 10/07/2025

“Fantazma” e Unazës/ Balluku favorizoi Arbër Abazin, “zhvatën” miliona euro nga tenderi pa garë

22:33 : 10/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com