• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VKM-ja/ Belinda rrëmben edhe lejet e ndërtimit me pretekstin e sigurisë së aeroportit

09:02 : 07/01/2025
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Qeveria ka vendosur t’i kufizojë ndjeshëm një ndër kompetencat kryesore të pushtetit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, atë të dhënies së lejeve të ndërtimit, duke e detyruar që, për çdo godinë të re që do të ngrihet në pjesën më të madhe të kryeqytetit, të marrë më parë viston e Ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe vartësve të saj.

Ky kufizim është bërë nëpërmjet një Vendimi të Këshillit të Ministrave të miratuar dy javë më parë, me propozim të Ballukut si ministre dhe të nënshkruar po prej saj, në cilësinë e zëvendëskryeministres.

Formalisht, ky vendim lidhet me krijimin e sigurisë së zonës aeroportuale, por, në praktikë, është një goditje e radhës që Balluku i jep “kundërshtarit” të saj brenda Partisë Socialiste, Erion Veliajt.

Në 18 Dhjetor 2024, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin nr. 784, me titull “Për përcaktimin e rregullave për zhvillimin e zonave aeroportuale”.

Lexo edhe:

Avokati i Erion Veliajt tërhiqet nga mbrojtja: Jam në konflikt interesi! Ç’do të ndodhë nesër në Kushtetuese

Balluku nesër pritet në SPAK për t’i komunikuar akuzat, sot prezanton drejtorin e ri të Postës Shqiptare

Në foto: Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 784, dt. 18.12.2024

Bazuar në këtë vendim, krijohet një “zonë e mbrojtur e aeroportit, e cila nënkupton një hapësirë që shtrihet në një rreze prej 15 kilometrash nga pika e referimit”.

Vendimi i qeverisë është shoqëruar edhe me një hartë që përcakton “zonën e mbrojtur” rreth aeroportit të Rinasit, e cila përfshin në perimetrin e saj hapësira nga Kruja, Durrësi, Kamza dhe më shumë se gjysmën e Tiranës.

Në foto: Hapësira territoriale që përfshihet në “zonën e mbrojtur aeroportuale”

Vendimi parashikon që strukturat kryesore përgjegjëse për zbatimin dhe mbikëqyrjen e rregullave në zonën e mbrojtur të aeroportit janë ministria përgjegjëse për transportin ajror, pra Ministria e Infrastrukturës e Ballukut dhe institucioni vartës i saj, Autoriteti i Aviacionit Civil.

“Boldnews.al” konsultoi distancat nëpërmjet programeve kompjuterike dhe rezultoi se, më shumë se gjysma e Tiranës, ka një largësi maksimale deri në 15 kilometra, duke u përfshirë kësisoj në “zonën e mbrojtur aeroportuale”.

Në këtë hapësirë përfshihet e gjithë zona perëndimore e qytetit deri, më së paku në qendër të Tiranës, si edhe shumë zona të tjera, ndër të cilat Selita, Farka e Vogël, Bulevardi i Ri (tek ish-stacioni i Trenit), zona e Liqenit të Thatë e më gjerë.

Praktikisht, “zona e mbrojtur aeroportuale” përfshin edhe atë që konsiderohet si “zemra ekonomike” e Tiranës, e parapëlqyer për leje ndërtimi nga kryebashkiaku, Erion Veliaj.

Vendimi i Këshillit të Ministrave parashikon kufizime në dhënien e lejeve të ndërtimit nga kryetari i Bashkisë në këto hapësira, ose, më së paku, miratimin e tyre, vetëm pasi të kenë kaluar “testin e sigurisë” pranë Autoritetit të Aviacionit Civil.

“Çdo objekt apo strukturë e planifikuar për ndërtim apo instalim në zonat e mbrojtura të aeroportit duhet që të marrë, sipas rastit, miratimin ose pëlqimin nga Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC)”, thuhet në pikën 8 të këtij vendimi të qeverisë.

Më tej, vendimi i propozuar dhe i nënshkruar nga Belinda Balluku, në pikën 9 të tij, thotë:  “Objektet, strukturat apo instalimet do t’i njoftohen AAC-së, në lidhje me lartësinë, koordinatat dhe strukturën apo llojin e ndërtimit”.

Jo vetëm kaq, por Autoriteti i Aviacionit Civil, nën varësinë e Ballukut, ka të drejtën që edhe të bllokojë lejet e ndërtimit të dhënë nga kryetarët e Bashkive të zonave të “sigurisë aeroportuale”, përfshirë edhe Veliajn.

“Autoriteti i Aviacionit Civil përcakton nëse objektet apo strukturat e planifikuara për ndërtim apo instalim në zonat e mbrojtura janë objekte të rrezikshme, për shkak të vendndodhjes, lartësisë ose mungesës së shënimit apo ndriçimit të tyre. …”.

Me anën e këtij vendimi, praktikisht, Belinda Balluku merr kontrollin mbi lejet e ndërtimit që duhet të japë Erion Veliaj, duke i hequr nga dora armën më të fortë të pushtetit politik të kryebashkiakut të Tiranës.

Etiketa: aeroportibelinda ballukuErion Veliajlejetndërtimitrrëmbensiguria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Avokati i Erion Veliajt tërhiqet nga mbrojtja: Jam në konflikt interesi! Ç’do të ndodhë nesër në Kushtetuese

14:09 : 30/10/2025
AKTUALITET

Balluku nesër pritet në SPAK për t’i komunikuar akuzat, sot prezanton drejtorin e ri të Postës Shqiptare

10:17 : 30/10/2025
AKTUALITET

“Nuk është me dashje qejfi, e detyruar!”/ Korreshi: Nëse Balluku nuk shkon në SPAK, do merren masa të tjera!

15:52 : 29/10/2025
AKTUALITET

Dosja Balluku po e njollos edhe më shumë SPAK

13:03 : 29/10/2025
AKTUALITET

“Miliona euro shkelje në tendera”/ Bardhi: Balluku nën hetim, por vijon të jetë numri dy i qeverisë

11:27 : 29/10/2025
AKTUALITET

Erion Veliaj padit për shpifje Aulon Kalanë

11:09 : 29/10/2025
Para

EMRI/ Parandalohet konflikti me armë zjarri në Durrës, 35-vjeçari kapet me kallash në lokal

TË GJITHA

Sherr për prona, i riu i djeg dy makinat xhaxhait/ EMRI

15:25 : 30/10/2025

SHBA sulmon një tjetër anije të dyshuar për trafik droge, të paktën 4 persona humbin jetën

15:23 : 30/10/2025

Ndërron jetë Dorian Kongoli, djali i shkrimtarit të shquar shqiptar

15:14 : 30/10/2025

Osmani thërret liderët e partive politike në takim të premten

15:08 : 30/10/2025

Ndoja: Reforma në drejtësi duhet të ishte e mirë menduar, të përmirësonte sistemin

14:53 : 30/10/2025

Kur do të zgjidhen krerët e rinj të BKH dhe SPAK? Kryetarja e KLP-së zbulon datat

14:49 : 30/10/2025

Trump urdhëron Pentagonin të rifillojë menjëherë testimin e armëve bërthamore

14:40 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com