• Kontakt
Monday, July 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Rama nuk kthehet më pas”/ La Repubblica: Pse mbyllja e TikTok në Shqipëri është ndryshe

10:30 : 04/01/2025
në AKTUALITET, POLITIKE

Gazeta italiane “La Repubblica” ka publikuar një artikull në lidhje me vendimin e Edi Ramës për të mbyllur rrjetin social “TikTok” në Shqipëri.

Në artikull theksohet se mbyllja e “TikTok-ut” në Shqipëri, është ndryshe nga vendet e tjera, pasi vendimi është marrë për të ndaluar dhunën tek adoleshentët.

Artikulli duket si i sponosrizuar nga vetë Qeveria, pasi mbylljen e “TikTok-ut” në Shqipëri e lidhin me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, edhe pse deri më tani nuk ka dalë asnjë e dhënë se krimi në fjalë të ketë patur lidhje, as edhe më të voglin, me këtë platformë.

Madje edhe vetë “TikTok” bëri me dije se si viktima, po ashtu edhe autori nuk kishin llogari në këtë platformë, por në artikull nuk përmendet se Rama e mori këtë vendim pa pyetur askënd dhe se qëllimi kryesor është censura për kundërshtarët politik.

Artikulli i plotë i “La Repubblica”:

Lexo edhe:

“Po merr formë ‘diktatura Rama'”/ Hoxha: Do shohim shumë dhunë dhe pak demokraci

Avokatja e Popullit pa mandat rreshtohet pro qeverisë: Nuk mbështesim ndërtimet kaotike

Bllokimi i TikTok në Shqipëri ndryshon nga të gjitha rastet e tjera. Është ndryshe nga 20 bllokime të tjera që TikTok ka parë deri më tani në mbarë botën. Jo për shkak të kohëzgjatjes (e menjëhershme) apo për efektet (zbatimi për të gjithë, pa përjashtim), por për motivet. Qeveria e Tiranës ndaloi përdorimin e këtij rrjeti social në nivel kombëtar për një vit të tërë, duke shprehur shqetësime për ndikimin që ka mbi shëndetin mendor të të rinjve, veçanërisht adoleshentëve.

“Problemi sot nuk janë fëmijët tanë. Problemi jemi ne. Problemi është shoqëria jonë dhe çfarë po bëhet ajo. Problemi sot është TikTok dhe të gjitha mjetet e tjera që po marrin peng fëmijët tanë,” deklaroi kryeministri Edi Rama.

Vrasja e 14 vjeçarit ka zanafillën tek rrjetet sociale

Gjithçka filloi nga një ngjarje tragjike. Më 20 nëntor, një 14-vjeçar nga Tirana u vra me thikë nga një moshatar i tij. Fillimisht ata ishin sfiduar në rrjete sociale me video, ndërsa ndjekësit e tyre i kishin nxitur të vepronin. Reagimet dhe inkurajimet digjitale e transformuan dhunën në një akt fizik, duke rezultuar në një vrasje me 24 goditje me thikë. Ngjarja tronditi opinionin publik shqiptar, jo vetëm për shkak të dhunës së pashembullt, por edhe për shkak të nxitjes së saj nga të rinj që krijuan kushte për këtë tragjedi.

Më 25 dhjetor, një muaj pas ngjarjes, kryeministri Rama miratoi ligjin që ndalon përdorimin e TikTok në Shqipëri për një vit. TikTok kundërshtoi vendimin, duke thënë se nuk ka prova që lidhin vrasjen me përdorimin e platformës.

Kritika dhe akuza për censurë politike

Edi Rama, kryeministër dhe lider i Partisë Socialiste, u përball me kritika nga opozita dhe figura të tjera politike. Ish-kryeministri Sali Berisha dhe lideri i Partisë Demokratike e quajtën këtë ndalim “censurë politike”, duke pretenduar se TikTok përdoret gjithashtu për fushata politike. Arlind Qori, kryetar i partisë Bashkë, , parti e lindur në të majtë në 2022 gjithashtu kritikoi masën, duke theksuar ndikimet negative ekonomike që mund të ketë për bizneset e vogla që përdorin platformën për marketing.

Ndërkohë po qarkullojnë analiza të ndryshme për ndikimin ekonomik që mund të sjellë ky ndalim, duke qenë se shumë biznese të vogla, shumë tregtarë përdorin platformën për të shitur produkteve.

Rama nuk kthehet më pas

Pavarësisht kritikave nga mediat ndërkombëtare, përfshirë ato perëndimore dhe ruse, Rama qëndron i vendosur. Ndryshe nga vendet si SHBA, Kanadaja dhe Australia, të cilat kanë ndaluar TikTok vetëm për zyrtarët shtetërorë, Shqipëria ka marrë këtë hap për të parandaluar përhapjen e dhunës dhe ndikimeve negative kulturore.

Gjithsej sot janë rreth 20 shtete që e kanë ndaluar. India hodhi hapin në vitin 2020, nga frika e ndërhyrjeve të mundshme kineze në jetën politike kombëtare. Kombe të tjera pasuan. Nepali. Australia. Kanadaja. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë ndaluar përdorimin e TikTok në pajisjet e personave që punojnë për institucione. Mbretëria e Bashkuar bëri të njëjtën gjë. Por Shqipëria është një rast më vete. Vendimi është marrë për të shmangur përhapjen e kulturës së dhunës. “Pervesitetet”, siç lexohet në motivacionin zyrtar.

Buirimi: La Repubblica

Etiketa: Edi Ramambylljarrjetet socialeShqiperiaTikTok

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Po merr formë ‘diktatura Rama'”/ Hoxha: Do shohim shumë dhunë dhe pak demokraci

19:12 : 14/07/2025
AKTUALITET

Avokatja e Popullit pa mandat rreshtohet pro qeverisë: Nuk mbështesim ndërtimet kaotike

18:23 : 14/07/2025
AKTUALITET

Miliona euro të shpenzuara/ Satelitët “Albania 1” dhe “2” fluturojnë lart, por dështojnë në terren

16:25 : 14/07/2025
AKTUALITET

Shkarkime masive në Kukës, largohen nga detyra 14 administratorë dhe 2 nënkryetarë

13:59 : 14/07/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e 11 Majit/ Berisha: DHL ndryshoi kontratën për transportin e zarfeve me urdhër të Ramës!

13:30 : 14/07/2025
AKTUALITET

Pas Thethit/ Valbona, Vlora, Saranda, Velipoja, Shiroka, Shqipëria e ‘Xanun’ në shitjen Rama

13:02 : 14/07/2025
Para

Dëbora zbardh Kukësin/ Probleme me qarkullimin, shumë fshatra pa energji elektrike

TË GJITHA

Probleme për Hysaj, mbrojtësi i Kombëtares dëmtohet në stërvitje

20:14 : 14/07/2025

Altin Goxhaj: Si të rinjtë po rekrutohen për të shpërndarë drogë, pas skemës qëndron Policia

20:11 : 14/07/2025

17-vjeçarja tentoi vetëvrasjen/ Familjarët fshehën armë, babai nuk ishte dakord me stilin e jetesës

19:58 : 14/07/2025

Valët e të nxehtit shkaktuan 1.180 vdekje në dy muajt e fundit në shtetin europian

19:56 : 14/07/2025

Real Madrid nxjerr yllin e skuadrës në shitje: Duam 100 mln euro

19:53 : 14/07/2025

Satelitët mln euro të Ramës s’mjaftojnë, Fieri dhe Mirdita hapin tenderë për të blerë dronë

19:41 : 14/07/2025

Spikati me 9 gola sezonin e kaluar, Flamurtari i rinovon kontratën sulmuesit

19:39 : 14/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com