• Kontakt
Monday, June 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Krim kushtetues”/ Berisha: SPAK pretendon se po sulmoj gjykatat dhe tremben dëshmimtarët

12:46 : 04/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një konference për mediat, ka treguar dhe arsyetimin që kanë përdorur dy prokurorët e SPAK, Arben Kraja dhe Enkeleida Millonai, në ankimimin ku kërkonin rikthimin e “arrestit në shtëpi” ndaj tij.

Berisha tha se dy prokurorët pretendon se ai po sulmon SPAK-un dhe gjykatat dhe sipas dy magjistratëve në këtë mënyrë tremben dëshmimtarët. Lideri demokrat e konsideroi këtë si krim kushtetues.

Ai tha se janë pyetur 130 dëshmimtarë dhe sipas tij, kanë dëshmuar se nuk kanë marrë kurrë asnjë porosi, asnjë gjë të vetme nga Sali Berisha dhe se nuk kanë se për çfarë të tremben. Berisha shtoi se edhe vendimi i djeshëm do t’i shtohet dosjes për çështjen në Strasburg.

Berisha: Mësova më vonë dhe dua të ju konfirmoj se kemi të bëjmë me një krim të shëmtuar kushtetues. Se Skapistët, të tmerruar nga krimi i tyre, kanë kryer një krim tjetër, që ju e keni të vështirë të imagjinoni. Kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë sepse Sali Berisha po sulmon SPAK-un dhe gjykatën, Irenën dhe Dumanin.

Irenën me 5 mbiemra dhe Dumanin me 4 banesa, se 3 i ka të vetat, dhe një e ka me qira, qenka qiraxhi tek vjehrri. Prit se kjo është me e bukura, se po sulmon gjykatën dhe në këtë mënyrë tremben dëshmitarët, në një kohë kur 130 dëshmitarë të pyetur kanë dëshmuar se nuk kanë marrë kurrë asnjë porosi, asnjë gjë të vetme nga Sali Berisha, nuk kanë asnjë dëshmi kundër tyre, se çfarë do tremben ata që kanë thënë asnjë fjalë për Sali Berishën, këtë e dinë vetëm kriminelët elektoralë, kriminelët kushtetues të Skrapit të partisë.

Lexo edhe:

Sekuestro para 1 muaji/ Bllokohet “Majestic”, SPAK asnjë masë për “Eldemar-in” e Caushollit

‘Non grata’ e Berishës/ Ish-këshilltari i Trump: Nuk ishte vendimi i duhur dhe duhet të rishihet!

Domethënë zbatuan urdhrin e Edi Ramës sepse janë tmerruar nga denoncimet e aferave të tyre, vjedhjeve që kanë bërë. Dhe të kesh tre banesa me rrogë shteti dhe të banosh në një të katërt se i paguan vjehrrit qira, e kuptoni vetë se ç’ndodh aty. Merret me mend se si janë larë paratë me thasë. Kështu që këtë mësova unë. Më sqaroi avokati mbrapa, se dje kur takova gazetarët nuk e kisha të qartë se çfarë kanë arsyetuar. Arsyetimi ishte se Berisha po sulmon gjykatën, e kishin fjalën për Irenën me 5 mbiemra dhe SPAK-un për trojkën famëzezë, të zhytur në krime elektorale dhe krime ekonomike të tjera, të denoncuar dhe që do i denoncoj gjithnjë e më shumë për ato që kanë kryer. Dhe gjykojnë që masat duhet t’i vendosin në mënyrë që të imponojnë censurë. Është tipike mendësia e Edi Ramës. Se Edi Rama për ta nuk çan kokën, Edi Rama ka hallin se unë po denoncoj gjithnjë vjedhjet e tij, familjare dhe qeveritare, të lidhura së bashku. Sidoqoftë, çështja është në Strasburg. Avokatët ia përcjellin Strasburgut edhe këtë vendim.

I pyetur nëse a do ta zbatojë vendimin e djeshëm të Apelit, i cili i caktoi masën “detyrim paraqitje” dy herë në muaj në SPAK, Berisha deklaroi se do ta zbatojë, pasi Kuvendi e ka dhënë një herë autorizimin për arrestimin e tij.

Berisha: E kam bërë të qartë, që unë, gjersa është një proces që buron nga parlamenti, do paraqitem. Nuk kam kërkuar gjë tjetër, vetëm parlamentin. Këtu nuk ka nevojë sepse parlamenti ka dhënë një autorizim për arrestimin tim, pastaj se çfarë bëjnë këta me njëri-tjetrin, urdhëro tani. Bëhen bashkë Irena me 5 mbiemra dhe Dumani me 4 banesa, dhe thonë po na i përmend Sali Berisha. Jo do ua përmend, por do ua nxjerr për hundësh unë atyre se aty kemi të bëjmë me vjedhje 100 përqind.

Ndërkohë, në lidhje me pyetjen se sa do të ndikojë masa e sigurisë e vendosur ndaj tij, për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, Berisha bëri një krahasim me Donald Trump, ku sipas liderit demokrat, akuzat atij vetëm sa i shtuan votat.

Berisha: A e pengoi gjë Donald Trumpin masa e paraqitjes së tij në 5 gjykata çdo javë? Përkundrazi i shtoi vota dhe i afroi fitoren. Kjo do të jetë edhe për Sali Berishën, të jemi të sinqertë, se ekziston sensi i të drejtës tek qytetarët dhe ky është një faktor që më ndihmon mua, sepse e shohin se çfarë regjimi është. Dolën siç janë, shkon e merr masë dhe i thotë gjykatësit, se ky na sulmon ne, domethënë ai nuk mund të sulmohet. Ai mund të ketë 4 banesa me rrogë shteti dhe nuk mund të sulmohet, ajo tjetra katër mbiemra dhe nuk mund të sulmohet. Lëre mos e pyet. Edi Rama me lidhje monstruoze krimi të gjithanshëm dhe nuk mund të sulmohet. Ndaj dhe këto eksperienca e SHBA dëshmon se këto e ndihmuan presidentin Trump, sipas studimeve. Unë nuk kam studim për veten time, por gjykoj se do më ndihmojnë.

Berisha e konsideroi edhe një herë vendimin e djeshëm të Apelit të Posaçëm për “detyrim paraqitje” si politik, pasi theksoi dosja është dorëzuar në gjykatë dhe sipas të gjitha ligjeve ai ka punë me Gjykatën dhe jo me Prokurorinë.

Berisha: Kryekëput politik. Unë e dija që ishte politik, nuk kisha asnjë dyshim sepse dosja është dorëzuar në gjykatë dhe sipas të gjitha ligjeve unë kam punë me gjykatën, jo me prokurorinë. Por Skapistët të tmerruar nga denoncimet e mia, që janë vetëm maja e ajsbergut se unë do paraqes të gjithë nomenklaturën e diktaturës, se ata janë pjesë e nomenklaturës së diktaturës. Nuk merresha me ta po të mos ishin të tillë, por janë organizatë kriminale në funksion të diktaturës. Për mua, Altin Dumani është po aq kriminel elektoral sa Taulant Balla, sa Damian Gjiknuri, sa Edi Rama, sepse ai ka mbyllur dosjet e dokumentuara të krimit monstruoz elektoral qeveritar. Dosjet që faktojnë përdorimin e vrasësve serialë, e bandave të tëra të vrasjeve për motive elektorale. Ai do me çdo kusht që partia e tij të vazhdojë në pushtet sepse e di se e pret një hetim intensiv për të gjitha vjedhjet dhe shpërdorimet që ka. Sepse nuk ka zyrtar me rrogë shteti kurrë me 4 banesa, tre të vetat dhe një me qira, i paguan vjehrrit qira, ai i paguan ai vjehrrit, apo ai këtij, nuk e dimë. Mund të jetë e vërtetë, por tre banesa nuk mund të ketë kurrë një rrogëtar shteti. Një dhe do marrësh një kredi që do punosh të paktën 15 vjet për ta paguar. Ose ai xhelati i Sigurimit të Shtetit me vila dhe ç’të thuash. Ose ata të tjerët që bëjnë tregti me bandat. Këto do jenë objekt denoncimesh të vazhdueshme të sipërmarrjes së përbashkët shtet-krim, krim-shtet.

Kujtojmë se ditën e djeshme Gjykata e Posaçme e Apelit ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dy herë në muaj në SPAK për Sali Berishën në lidhje me dosjen për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Vendimi është marrë nga gjyqtari Ergert Pëllumbi, i cili shqyrtoi ankimimin e bërë nga dy prokurorët e SPAK, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, të cilët kërkonin rikthimin e “arrestit në shtëpi” për liderin demokrat.

Ndërkohë, gjyqtari i Apelit nuk ka pranuar kërkesën e SPAK, por gjithashtu, ka prishur edhe vendimin e GJKKO-së të marrë nga gjyqtarja Flojera Davidhi më 27 Nëntor, e cila i revokoi të gjitha masat e sigurisë ndaj Berishës.

Sipas vendimit të marrë ditën e djeshme, Sali Berisha duhet të paraqitet para oficerit të OPGJ-së, ditën e hënë të javës së parë dhe të javës së tretë të çdo muaji.

Sali Berisha ndodhej në izolim që prej 30 Dhjetorit të vitit 2023, kur Gjykata e Posaçme vendosi t’i caktonte masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi lideri demokrat nuk zbatoi masën e mëparshme “Detyrim paraqitje”, duke e konsideruar si antikushtetuese. Pas këtij vendimi, avokatët e Berishës kishin bërë një sërë ankimimesh për t’i revokuar masën “Arrest shtëpie”, por kërkesat e tyre ishin rrëzuar si në Shkallën e Parë, po ashtu edhe në Apelin e Posaçëm.

Ndërkohë, të hënën, më 6 Janar, gjyqtarja Flojera Davidhi do të marrë vendimin nëse çështja e dosjes “Partizani” do të dërgohet ose jo për gjykim. Ajo mund të dërgojë për gjykim dosjen, mund ta kthejë pas për plotësim hetimesh ose e pushon çështjen.

Për çështjen në fjalë Berisha  është marrë i pandehur për akuzën e veprës penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim.

Sipas SPAK-ut, Berisha në kohën kur ka qenë kryeministër ka vendosur në funksion të interesave të dhëndrit të tij Jamarbër  bazën ligjore, si edhe ka ushtruar presion mbi vartësit për të nxitur plotësimin sa më të shpejtë të procedurave të kthimit të pronës dhe privatizimit të godinave të degraduara të ish-klubit sportiv “Partizani”.

Etiketa: arsyetimidetyrim paraqitjeGJKKOmasaSali Berishaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sekuestro para 1 muaji/ Bllokohet “Majestic”, SPAK asnjë masë për “Eldemar-in” e Caushollit

12:15 : 29/06/2025
AKTUALITET

‘Non grata’ e Berishës/ Ish-këshilltari i Trump: Nuk ishte vendimi i duhur dhe duhet të rishihet!

22:01 : 28/06/2025
AKTUALITET

Bardhi kundër largimit të Berishës me statut

20:21 : 28/06/2025
AKTUALITET

SPAK sekuestron mjete luksoze? Realiteti i ngjan “varrezave të makinave” (FOTO)

15:00 : 28/06/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Abuzimi 900 mln lekë me tenderat e UBT, SPAK merr të pandehur 28 pedagogë e biznesmenë

11:31 : 28/06/2025
AKTUALITET

“Çfarë pret SPAK-u?!”, gazetari: Mbi 10 deputetë të PS përfaqësues të krimit

22:16 : 27/06/2025
Para

Zgjedhjet/ Berisha: S’punoj vetëm unë! Të tjerët po marrin energjinë e nevojshme për sulm

TË GJITHA

Kanadaja heq dorë nga taksa për kompanitë amerikane të teknologjisë, rinisin bisedimet tregtare me SHBA

09:30 : 30/06/2025

Flakët “pushtojnë” Turqinë, 77 zjarre aktive në 24 orë, Izmiri kthehet ne “ferr”

09:28 : 30/06/2025

Një variant i ri i Covid do të qarkullojë gjatë verës, ja simptomat

09:19 : 30/06/2025

Zhduket 13-vjeçarja, ambasada e Kosovës në Gjermani: Nëse keni informacion kontaktoni menjëherë policinë

08:57 : 30/06/2025

22 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, 2 ende aktive

08:57 : 30/06/2025

Sot nis rinumërimi i 587 kutive të Fierit, “Shqipëria Bëhet” synon të marrë mandatin e Zegjinesë

08:56 : 30/06/2025

Strehim gati falas: Lindja gjermane kundër shpopullimit

08:43 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com