• Kontakt
Wednesday, October 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arratisja e dy shqiptarëve nga burgu alarmon policinë greke, kontrolle në pikat kufitare

16:38 : 04/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Policia greke është vënë në alarm pas arratisjes së dy të dënuarve shqiptarë nga burgjet mbrëmjen e së enjtes.

Sipas mediave greke Lefter Toçi dhe Romeo Qosja nga 41 vjeç, janë dënuar për krime të shumta të rënda, si vjedhje, tentativë vrasje, zjarrvënie dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Dënimet e tyre përfshijnë dënime shumëvjeçare, si dhe të përjetshme, gjë që nxjerr në pah rrezikun e lartë që paraqesin për sigurinë publike.

Pavarësisht historisë së tyre kriminale, dy personat mbahen që nga viti 2019 në Burgjet Rurale, në një zonë të pa rrethuar, për shkak të sjelljes së mirë. Natyra e Burgjeve Rurale lejon më shumë liri për të burgosurit, por kjo duket se ka lehtësuar arratisjen e tyre.

Sipas informacioneve, dy personat mbeten të zhdukur, ndërsa policia greke e ka kthyer vëmendjen në kufi, pasi dyshojnë se ata mund të jenë larguar jashtë territorit ose po tentojnë të largohen.

Lexo edhe:

Mashtrimi me miliona euro, Bruno Çobo dënohet me 8 vite burg

GJKKO dënon me 2 vite burg Ervis Cvilon për grup të strukturuar kriminal

Dy shqiptarëve u ishte dhënë një pushim pesë-ditor në vitin 2024, një praktikë për të burgosurit që demonstrojnë sjellje të mirë. Të kthyer nga leja pak ditë më parë, duket se kanë përfituar nga kontrolli i lehtë i Burgjeve Rurale për të organizuar dhe ekzekutuar arratisjen e tyre. Zhdukja e tyre është vënë re në orën 21:00 të së enjtes mbrëma, duke nxitur mobilizimin e menjëhershëm të policisë.

Kontrollet në dhomën e tyre ishin të kufizuara në disa herë në ditë, gjë që ndoshta kontribuoi në suksesin e arratisjes. Përdorimi i zonave të pa rrethuara në Burgjet Rurale, megjithëse synonte të lehtësonte riintegrimin social, në këtë rast rezultoi të ishte një pikë kritike dobësie.

Autoritetet greke u mobilizuan menjëherë për gjetjen e të arratisurve, pasi konsiderohen tejet të rrezikshëm për shkak të së shkuarës kriminale. Në hetim janë përfshirë forcat speciale të Policisë dhe ekipet e zbulimit.

Arratisja ngre pikëpyetje për procedurat e sigurisë në Burgjet Rurale, veçanërisht për të burgosurit me precedentë kaq të rëndë kriminalë.

Etiketa: arratisjaBurgGreqiLefter ToçiRomeo Qosja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Mashtrimi me miliona euro, Bruno Çobo dënohet me 8 vite burg

17:21 : 28/10/2025
AKTUALITET

GJKKO dënon me 2 vite burg Ervis Cvilon për grup të strukturuar kriminal

17:20 : 28/10/2025
AKTUALITET

Zyrat ligjore ndërkombëtare raport për arrestimin e Veliajt: Po persekutohet politikisht

13:00 : 28/10/2025
AKTUALITET

Burgu i Koridhalos / Në sektorin ku vuan dënimin Klodian Lekocaj gjenden armë zjarri dhe plumba

20:27 : 27/10/2025
AKTUALITET

Roja Bregdetare greke shpëton shqiptarin nga mbytja në det, por i gjen në skaf mbi 135 kg drogë!

16:34 : 26/10/2025
AKTUALITET

Sherr mes krushqve në Tiranë, njëri përfundon në burg, tjetri në spital

11:33 : 26/10/2025
Para

Bournemouth-Everton/ Dëmtohet Broja, sulmuesi lë fushën e lojës në pjesën e parë

TË GJITHA

Miqësia e Erion Isait me Entela Çanon/ Zbardhet korrupsioni dhe skema “5D” në bashkinë Ersekë

22:45 : 29/10/2025

Banorët mes tymit toksik, landfilli i zjarreve që ndot Vlorën duhet të ishte mbyllur që në vitin 2015

22:40 : 29/10/2025

Dy të arrestuarit për grabitjen e muzeut të Luvrit pranojnë pjesërisht autorësinë

22:20 : 29/10/2025

‘Jetë mizerabël’, banorët rrëfejnë skandalin e zjarreve toksike në landfilin e Elbasanit

22:13 : 29/10/2025

Mbetjet, rikthim në pikën zero!

22:01 : 29/10/2025

Alarmante, 200 vendgrumbullime ilegale mbetjesh, burim ndotje dhe sëmundjesh

21:55 : 29/10/2025

“Për ju 800”/ Mashtrimi i një gruaje në Peqin, merr KEMP dhe nxjerr fëmijët të lypin

21:45 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com