• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

U arratisën nga burgu, Romeo Qosja e Lefter Toçi bashkautorë në krime! Zbulohet një prej dosjeve ‘horror’

19:34 : 03/01/2025
në AKTUALITET, KRONIKE

Dy 41-vjeçarët shqiptarë të arratisur mbrëmjen e djeshme nga burgu i Kassavetias në Greqi, rezultojnë bashkautorë të veprave penale për të cilat akuzohen.

Romeo Qosja nga Cërriku dhe Lefter Toçi nga Bradasheshi i Elbasanit janë akuzuar më 31 mars 2016 për “vrasje me paramendim” dhe “grabitje në bashkëpunim dhe në seri”. Për këto akuza ata janë paraburgosur. Në 21 prill 2016, ndaj Qosjas dhe Toçit ngrihet edhe akuza “pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “grabitje”.

Pas kalimit të afatit 18 mujor të paraburgimit, në shtator 2017 Qosja dhe Toçi janë liruar me masë sigurie “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”. Ata rezultojnë se nuk e kanë zbatuar masën e sigurimit, madje në 27 korrik 2018, Lefter Toçi është arrestuar nga policia kufitare për “shkelje të masës së sigurimit” dhe “kundërshtim i forcave të policisë”, por u la sërish i lirë. Veç kësaj, Romeo Qosja rezulton i akuzuar në 13 maj 2008 edhe për “krijim organizate kriminale”, “grabitje në vazhdimësi” dhe “shkelje të ligjit mbi armët”, raporton Top Channel.

Pas lirimit me kusht nga burgu dhe madje disa ditë pas lirimit të dytë të Toçit, dyshja rezulton të ketë kryer edhe një tjetër grabitje me armë. Në 13 gusht 2018, rreth orës 04.00, Romeo Qosja në bashkëpunim me Lefter Toçin dhe shtetasin A. G, kanë hyrë në vilën luksoze të një çifti grek, duke qenë të maskuar dhe të armatosur me 2 pistoleta dhe 1 revolver. Çifti banonte me 4 fëmijët e tyre, njëri prej të cilëve mungonte atë ditë. Ata kanë shkuar në dhomën e gjumit të çiftit dhe kanë tërhequr me dhunë nga krevati fillimisht shtetasin F. P. Njëri prej autorëve e ka goditur lehtë atë me qytën e armës. Pas kësaj kanë tërhequr nga flokët bashkëshorten e tij duke e hedhur në tokë dhe i kanë drejtuar armën duke i thënë: “Armët janë të vërteta”. Ata kanë goditur lehtë me armë në brinjë dhe kokë dy prej fëmijëve të mitur. Më pas i kanë drejtuar armën fëmijës 11-vjecar, të cilin e kanë detyruar të ndiqte nënën e tij në dhomën e gjumit, ku ishin mbledhur dhe pjesëtarët e tjerë të familjes dhe i kanë kërcënuar të gjithë me armë duke ju thënë: “Do ju therim”. Nën kërcënim kanë detyruar shtetasen B. B, t’ju dorëzojë një kuti kartoni nga dhoma e fëmijës 11-vjecar, në të cilën ndodheshin kursime mbi 45.000 euro, të cilat vini nga aktiviteti tregtar i F. P, me objekt përpunimin dhe ruajtjen e mishit dhe të brendshmeve.

Më pas nga dhoma e F. P u morën 3 orë dore të markës “Rolex”, një ari, një argjendi dhe një platini me vlerë totale rreth 15.000 euro. Nga dhoma e gjumit e një prej fëmijëve, u morën 300 euro dhe tre orë dore të markave “Gant”, “Armani” dhe një markë e panjohur, me vlerë të papërcaktuar si dhe një cantë shpine e markës “Canonbp 100” me vlerë 55 euro. Pas kësaj tre autorët mbyllën familjen në dhomën e gjumit dhe telefonuan një bashkëpunëtorin e tyre, duke i thënë “ngarkuam shumë, eja të ikim”. Gjatë ikjes morën çelësat dhe lejen e qarkullimit të një automjeti tip “Mercedes-Benz” në pronësi të kompanisë së F. P dhe u larguan me atë rreth orës 04.16. Pasi udhëtuan me të, e braktisën mjetin duke i marrë çelësin dhe u larguan me një mjet tjetër. Familja arriti të hapë portën me një çelës të dytë duke arritur të njoftojë më pas policinë.

Lexo edhe:

Shpërthimi në burgun e Fushë Krujës/ Dyshohet për tentativë arratisje, bomba ishte artizanale me nitrat

Evis Berberi i suksesshëm edhe në biznes/ Me kompaninë e tij mori në administrim kompleksin “Valamar”

Përmes një kaçavidë të harruar nga autorët në parvazin e dritares së banjës së vilës, policia arriti të identifikojë njërin prej autorëve. Tek kaçavida u zbulua gjurmë ADN të Lefter Toçit. Ndaj Toçit u lëshua urdhër arresti europian, i cili u ekzekutua në 4 prill 2019 duke e çuar pas hekurave. Në kohë të ndryshme u arrestuan edhe Romeo Qosja e A. G. Toçi dhe Qosja e pranuan akuzën por kërkuan të përjashtonin nga përgjegjësia A. G, duke thënë se nuk ndodhej me ta në ngjarje.

Toçi tha se kishte informacion të sigurt nga shqiptari S. L, i cili kishte lidhje me familjen e grabitur. Madje ai tha se në vilë kishin hyrë me çelësa por kaçavidën e kishin lënë tek dritarja për të menduar policia se kishin hyrë andej. Ai tha se me Romeo Qosjan ishin dënuar së bashku më parë. Madje u zbulua se A. G ishte shok fëmijërie me Qosjan, me prejardhje nga i njëjti fshat në Shqipëri.

Edhe pse Qosja dhe Toçi u përpoqën të shfajësonin A. G, dëshmia e F. P dhe bashkëshortes së tij gjatë seancën gjyqësore të 2 tetorit 2020, e vulosi fajësinë e tij. F. P e akuzoi A. G si autorin e goditjes së tij me shkelm. Madje ai tha në një seancë tjetër tha se nga maska autorit i dukeshin sytë, llojit trupit i përket atij si dhe mbante mend qafën dhe zërin e tij. Edhe bashkëshortja e biznesmenit tha se e dalloi A. G si personin që erdhi pas saj, i vendosi armën djalit të saj të mitur dhe e çoi në dhomën ku ndodheshin fëmijët e tjerë. Ajo tha se kishte dalluar sytë dhe buzët e autorëve dhe se njohu zërin e A. G. Sipas çiftit por edhe fëmijëve, autorët kishin veshur maska të përbëra nga çorape të hollë ku kishte çarje që bënin të dukshme sytë, buzët, veshët dhe qafën. Madje ata kanë dalluar dhe një tatuazh me gërma kineze në parakrahun e dorës së djathtë të Romeo Qosjas, të cilin ai e ka realisht.

Romeo Qosja dhe Lefter Toçi ndodheshin në burgun e Kassavetias prej vitit 2019 dhe mbaheshin në një zonë të parrethuar për shkak të sjelljes së mirë.

Ata rezultojnë të kenë marrë 5 leje gjatë vitit 2024. Mesa duket kanë përfituar nga kthimi i tyre nga leja disa ditë më parë, për të planifikuar arratisjen. Për shkak të rrezikshmërisë së tyre, policia greke ka nisur kontrollet intensive në gjithë Greqinë.

Etiketa: arratisjedosjehorrorqosja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shpërthimi në burgun e Fushë Krujës/ Dyshohet për tentativë arratisje, bomba ishte artizanale me nitrat

09:49 : 29/05/2025
AKTUALITET

Evis Berberi i suksesshëm edhe në biznes/ Me kompaninë e tij mori në administrim kompleksin “Valamar”

19:09 : 24/05/2025
BOTA

Prapaskenat/ Kardinalëve që do të zgjedhin Papën u është dhënë nga një dosje, ja çfarë përmban

19:47 : 06/05/2025
AKTUALITET

Dosja “Çyrbja”/ Një grua e verbër u përdor për të tjetërsuar 13 mijë e 500 metra tokë në Shkallnur

16:39 : 20/04/2025
AKTUALITET

“Rama ka humbur qetësinë”/ Çollaku: Në SPAK kanë mbërritur dy dosje të trafikut të kokainës

19:31 : 16/04/2025
AKTUALITET

U arratis nga burgu, zbardhet dëshmia e Daut Lazes pas arrestimit: Fshihesha në xhami

09:52 : 15/04/2025
Para

Agresioni rus, Zelensky: Trump mund të luajë rol vendimtar për ndaljen e luftës në Ukrainë!

TË GJITHA

Fier/ Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve dhe drogës, arrestohen 4 persona (EMRAT)

10:15 : 03/06/2025

Tiranë/ Zbulohen magazinat ku falsifikoheshin “veshjet firmato”, 4 të arrestuar (VIDEO)

10:01 : 03/06/2025

Hyri për tu larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak, humb jetën 37-vjeçari

09:46 : 03/06/2025

Ushtria izraelite qëllon drejt turmës që po priste për ushqim në Rafah, Hamasi: Të paktën 24 të vdekur

09:40 : 03/06/2025

The Telegraph: Trafikanti shqiptar i drogës rikthehet ilegalisht në Britani pas dëbimit – EMRI

09:27 : 03/06/2025

Arrestohen dy shqiptarë në Greqi, policia gjeti në banesën e tyre lëndë narkotike

09:22 : 03/06/2025

VIDEO shokuese! Momenti kur 19-vjeçarja serbe heq rripin e sigurimit dhe bie nga parashuta

09:12 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com