• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

EMRAT/ Vrasja horror në Durrës, i moshuari u masakrua me thikë dhe çekiç nga fqinji i tij

09:16 : 31/12/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Policia e Durrësit ka zbardhur vrasjen e të moshuarit, Paulin Gina, 82 vjeç, i cili pasditen e djeshme u gjet i masakruar në banesën e tij.

Autoritetet policore të qytetit bregdetar raportojnë se autori i dyshuar i ngjarjes është fqinji i të moshuarit, shtetasit Fation Janina, 39 vjeç, banues në lagjen nr. 13. Ai është arratisur pas ngjarjes, teksa është është arrestuar disa orë më vonë nga uniformat blu.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 39-vjeçarit, uniformat blu kanë gjetur dy thika, një çekiç dhe veshjet që dyshohet se ka patur autori gjatë kryerjes së krimit. Raportohet se thika, çekiçi dhe veshjet me njolla gjaku janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.

Burime bëjnë me dije se Fation Janina, pasi ka kryer krimin, ka mbyllur me çelës derën nga jashtë, ka fshehur mjetet me të cilat kreu vrasjen dhe më pas është larguar.

Mbi 39-vjeçarin Fation Janina rëndojnë akuzat për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, teksa materialet janë referuar në Prokurori.

Lexo edhe:

Vrasja e Renis Dobrës/ Gjykata e Posaçme zgjat me 3 muaj hetimet për 3 vëllezërit Bushgjokaj

Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen prej 7 orësh rreth 100 pasagjerë e drejtues kamionësh

Paraprakisht dyshohet se krimi makabër ka ndodhur për motive të dobëta. 39-vjecari njihet si një njeri që konsumonte shpesh alkool dhe nuk përjashtohet pista që të ketë qenë i dehur në momentin e ngjarjes.

Mësohet se mbyllja e derës ka çuar policinë në dyshimet se autori ka qenë person që njihet me viktimën. Sapo kanë nisur hapjet e kamerave të sigurisë së një karburanti aty ngjitur, është konstatuar lëvizja e fundit e viktimës dhe hyrjet dhe daljet e vetme që kanë ndodhur në pallat gjatë kësaj fashe orare.

Nga hyrjet dhe daljet janë konstatuar vetëm lëvizjet e fqinjëve. Në kushte të tilla ka nisur marrja në pyetje e tyre dhe janë ushtruar kontrolle në banesa. Pasi kanë siguruar informacione nëpërmjet rrugëve operative dhe i kanë bashkëngjitur dhe hetimet që janë bërë, blutë e qytetit kanë konstatuar armët e krimit në banesën e Fation Janinës.

Kujtojmë se i moshuari kishte prerje me thikë në fyt, si dhe dëmtime të shumta në fytyrë, që siç duket autori e ka goditur dhe me thikë dhe me çekiç, teksa ende nuk dihet motivi i krimit.

Paulin Gina kishte humbur kontaktet me familjarët, pasi këta të fundit tentonin që të komunikonin me të në telefon, por i moshuari nuk iu përgjigjej. Më pas mësohet se familjarët kanë telefonuar një fqinj të tijin, i cili iu ka thënë se nuk e kishte parë.

Të alarmuar familjarët kanë bërë kallëzimin në Polici, dhe pasi uniformat blu shkuan në vendin e ngjarjes, hapën derën me forcë dhe janë ndeshur me skenën e krimit të rëndë.

Policia e Durrësit ka publikuar dhe pamjet e çekiçit dhe thikave, e po ashtu dhe një veshje me njolla gjaku të 32 vjeçarit, si më poshtë:

Etiketa: DurresFation JaninafqinjiPaulin Ginavrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e Renis Dobrës/ Gjykata e Posaçme zgjat me 3 muaj hetimet për 3 vëllezërit Bushgjokaj

11:03 : 14/07/2026
AKTUALITET

Defekt në tragetin e linjës Durrës-Bari, bllokohen prej 7 orësh rreth 100 pasagjerë e drejtues kamionësh

15:40 : 13/07/2026
AKTUALITET

Tjetërsimi i pronave në Durrës/ Gjykata konfirmon masat e sigurisë për të dyshuarit, 4 persona ende në kërkim

13:13 : 13/07/2026
AKTUALITET

Zjarri në Durrës, objekti i përfshirë nga flakët në konflikt gjyqësor mes kishës katolike dhe një familjeje

19:21 : 10/07/2026
AKTUALITET

Panik në qendër të Durrësit, flakët përfshijnë një godinë banimi

18:59 : 10/07/2026
AKTUALITET

E rëndë në Durrës/ 40-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten e tij

09:25 : 10/07/2026
Para

EMRI/ Kapet mbi 3 kg kokainë në doganën e Muriqanit, arrestohet shoferi i fugonit

TË GJITHA

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

23:12 : 14/07/2026

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

23:01 : 14/07/2026

Aksident me vdekje në Vlorë

22:51 : 14/07/2026

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026

Spanja dyfishon rezultatin me Francën, pranë finales së madhe

22:31 : 14/07/2026

Oyarzabal hyn në histori, barazon rekordin legjendar të Butragueños

22:25 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş