• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha takohet me deputeten italiane: PD do të jetësojë një program qeverisës tejet ambicioz

20:00 : 30/12/2024
në AKTUALITET, BOTA, POLITIKE

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka zhvilluar këtë të hënë në selinë blu një takim me deputeten italiane Erica Mazzetti të partisë “Forza Italia”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha bën me dije se ata kanë shkëmbyer mendime mbi rëndësinë e bashkëpunimit te gjithëanshëm mes dy vendeve, si dhe mbi rëndësinë që ka integrimi europian për Shqipërinë dhe rolin tejet mbështetës që Italia dhe Forza Italia kanë luajtur ndër vite, sipas tij, sidomos në epokën Berluskoni.

Lideri demokrat shkruan më tej se i ka rikonfirmuar deputetes italiane se Partia Demokratike do të jetësojë një program qeverisës tejet ambicioz, ku kryefjala do të jetë ekonomia, si dhe rritja e atraktivitetit për bizneset e huaja e ato italiane.

Postimi i plotë:

Takim me deputeten italiane Zj. Erica Mazzetti

Lexo edhe:

Reagimi i Ramës për Ballukun/ Berisha: S’ka koment sepse paratë i kanë ndarë bashkë

Berisha: Informacioni për Tom Doshin ishte nga SPAK! Tani do e quaj “qendra kombëtare e shpifjes”

Sot pata kënaqësi të mirëprisja në takim Znj. Erica Mazzetti, Deputete e Forza Italia dhe Drejtuese e Departamentit të Punëve Publike, shoqëruar nga kordinatori i PD në Itali, Z. Bardhok Doda.

Me Znj. Mazzetti shkëmbyem mendime mbi rëndësinë e bashkëpunimit te gjithëanshëm mes dy vëndeve tona mike. Në drejtim të kësaj të fundit, me Znj. Mazzetti kujtuam rëndësinë e projektit TAP në garantimin e sovranitetit energjetik të Italisë dhe të rolit që qeveria e djathtë e viteve 2005-2013 ka patur në mbylljen me sukses të kësaj nisme strategjike për të dy vendet.

Kriza energjetike që po kalon mbarë kontinenti në vijim të konfliktit në Ukraine tregon qartazi që zgjedhja jonë për të mbështetur gazin e konsorciumit Shah Deniz, në vend të atij rus, ishte vendimi më i duhur.

Gjatë takimit shkëmbyem gjithashtu mendimin mbi rëndësinë që ka integrimi europian për Shqipërinë dhe rolin tejet mbështetës që Italia dhe Forza Italia kanë luajtur ndër vite, në veçanti nën drejtimin e Kryeministrit Berluskoni. Në këtë plan, lufta kundra krimit të organizuar shqiptar, rrezik real për Shqipërinë por edhe Italinë dhe rajonin mbeten prioritete të përbashkëta.

I rikonfirmova Znj. Mazzetti se Partia Demokratike do të jetësojë një program qeverisës tejet ambicioz, si kurrë më parë, ku kryefjala do të jetë ekonomia, rritja e atraktivitetit për bizneset e huaja e ato italiane, mbështetja e tregtisë me jashtë dhe të një dialogu real me çdo biznes që krijon vënde pune e rrit mirëqënien.
Bashkëpunimi mes dy forcave tona politike aleate mbetet një përparësi madhore për PD-në.

PD mbetet gjithmonë tejet vlerësuese ndaj lidhjes unike dhe historike që bashkon dy forcat tona politike dhe dy kombet tona, duke kujtuar se interesat kombëtare të bashkëpunimit Itali-Shqipëri shkojnë përtej axhendave politike të çastit dhe se do të bëjë gjithçka për ta nxjerrë vendin nga rrëshqitja në të vetmen narko-diktaturë në kontinentin Europian.

Etiketa: Erica Mazzettiforza italiaSali Berishatakimtakohet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Reagimi i Ramës për Ballukun/ Berisha: S’ka koment sepse paratë i kanë ndarë bashkë

15:11 : 25/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Informacioni për Tom Doshin ishte nga SPAK! Tani do e quaj “qendra kombëtare e shpifjes”

13:38 : 24/10/2025
AKTUALITET

Berisha deklaroi se është arratisur, Tom Doshi publikon FOTO: O mashtrues, jam në mes të Tiranës

13:22 : 24/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Tom Doshi ia mbathi! Do të arrestohej nga SPAK, por u largua në drejtim të paditur

12:54 : 24/10/2025
AKTUALITET

Afera e Aeroportit të Vlorës, Berisha: Dy ministra refuzuan, Lubi Balluku firmosi

20:38 : 23/10/2025
AKTUALITET

“Qeveria teknike nuk krijohet nëse nuk imponohemi”, Berisha paralajmëron protesta

13:31 : 23/10/2025
Para

FIFA i bllokoi merkaton, por Vllaznia prezanton ish-sulmuesin e Skënderbeut dhe Partizanit

TË GJITHA

Kryeministri britanik do të vizitojë Turqinë, çfarë pritet të diskutojnë dy liderët

16:25 : 26/10/2025

Telefonat e Berberit të ARRSH zbuluan aferat korruptive dhe çuan SPAK-un tek Balluku

16:09 : 26/10/2025

Moti i keq përfshin Durrësin, era e forë shkëput kullën me fener sinjalizues

16:00 : 26/10/2025

Tensionet SHBA-Venezuelë, mbërrin në brigjet e Trinidad aeroplanmbajtësja amerikane

15:53 : 26/10/2025

Moti i keq prek edhe Kukësin/ Gurë dhe inerte në rrugë, vështirësi për qarkullimin e mjeteve

15:38 : 26/10/2025

VIDEO/ Kjo është reklama që provokoi Trumpin dhe shkaktoi ngrirjen e bisedimeve SHBA-Kanada

15:30 : 26/10/2025

U aksidentuan në aksin Korçë-Pogradec, turistët francezë dërgohen drejt Traumës

15:24 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com