• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Çfarë pritet në politikën e brendshme gjermane 2025?

Politika e brendshme gjermane në vitin 2025 do të përballet me sfida të mëdha: migrantët, sulmet kibernetike, mbrojtja e shtetit ligjor dhe demokracisë.

08:28 : 27/12/2024
në BOTA

Lufta kundër ardhjes ilegale të migrantëve, mbrojtja ndaj sulmeve kibernetike, forcimi i shtetit ligjor dhe demokracisë kundër armiqve të brendshëm dhe të jashtëm – këto janë vetëm disa nga detyrat me të cilat qeveria e re federale e Gjermanisë do të përballet në politikën e brendshme në vitin 2025, pavarësisht se kush e drejton qeverinë pas zgjedhjeve të reja në shkurt.

Megjithatë, po të pyesësh politikanët në Bundestag, të cilët kanë qenë në krye të politikës vitet e fundit, të gjitha këto sfida janë nën hijen e krizës së thellë ekonomike. Kompanitë e mëdha industriale si Volkswagen (VW) po shpallin shkurtimin e dhjetëra mijëra vendeve të punës, njerëzit janë të shqetësuar për punët e tyre dhe vuajtjet nën barrën e inflacionit të lartë.

Çmimet e larta të energjisë dhe mungesa e punëtorëve të kualifikuar

Marko Vanderwitz(CDU) ishte përfaqësuesi i qeverisë federale për landet e Gjermanisë Lindore deri në vitin 2021, një politikan nga Saksonia thotë për DW: “Problemi më i madh që kemi në vendin tonë është se ekonomia po lëkundet. E kjo me të vërtetë godet në zemër të qëndrueshmërisë së ardhshme. Problemi i madh është se po humbasim besimin në politikën e atyre që krijojnë ekonominë”.

Gjermani, Berlin | Kancelari Scholz gjatë një votimi
Olaf Scholz: Muajt e fundit si kancelar?Fotografi: Markus Schreiber/POOL/AFP/Getty Images

Arsyeja: çmimet shumë të larta të energjisë, niveli i lartë i pagave gjermane, infrastruktura e rrënuar, konkurrenca e madhe nga Kina. Por edhe mungesa e punëtorëve të kualifikuar dhe burokracia në rritje. Sipas Omid Nuripur, ish-lideri i partisë së të Gjelbërve, kjo pikë e fundit mbi të gjitha tregon dështimet e digjitalizimit.”

Lexo edhe:

Morali i munguar i politikës

Bie imigrimi në Gjermani, më pak azilkërkues

Friedrich Merz dhe Robert Habeck në debat
Friedrich Merz dhe Robert HabeckFotografi: Christoph Hardt/Panama Pictures-/IMAGO, Frank Turetzek/IMAGO

“Kemi një krizë të dyfishtë, si ekonomike ashtu edhe strukturore. Kjo mund të shihet nga fakti se faksi është ende ndër mjetet kryesore të komunikimit në departamentet e shëndetësisë. Kjo mund të shihet edhe në grumbullimin e investimeve në këtë vend,” tha ai në një intervistë për DW.

Përveç kësaj, ka sulme nga jashtë, shpesh nga Rusia, ndaj infrastrukturës, siç janë rrjetet e energjisë. “Gjëja më e rëndësishme është mbrojtja e infrastrukturës kritike. Ne jemi shumë të cenueshëm në këtë fushë. E ka shumë aktorë që sulmojnë infrastrukturën kritike,” tha Nuripur.

Kjo është arsyeja pse ulja e burokracisë dhe forcimi i policisë dhe shërbimeve sekrete janë detyra të rëndësishme për vitin e ardhshëm.

Qëndrimet ndaj migrantëve

Dy çështje të tjera do të jenë edhe më sfiduese për qeverinë e ardhshme: çështjet e pazgjidhura që lidhen me migrantët dhe ekstremizmi i djathtë në rritje. Kur bëhet fjalë për migracionin, kohët e fundit ka rënë numri i kërkesave të azilit si dhe numri i migrantëve ilegalë. Por Frontexi thotë se rreth 166.000 njerëz u përpoqën të hynin ilegalisht në Bashkimin Evropian (BE) në nëntë muajt e parë të këtij viti.

Gjermania ka rifutur kontrollet në të gjithë kufijtë me fqinjët e saj. CDU ka një shans të mirë të fitojë zgjedhjet e 23 shkurtit ndaj është me rëndësi politika e kësaj partie.

Gjermani, Berlin | Alice Weidel kandidate e AfD
Alice WeidelFotografi: Carsten Koall/dpa/picture alliance

Problemet e bashkive

Shumë komuna njoftojnë se e kanë arritur kufirin e tyre për sa i përket pranimit dhe kujdesit për refugjatët. Komunat aktualisht po përballen me një detyrë të madhe që vështirë se mund ta përballojnë. Ato kanë nevojë për mbështetjen e qeverisë federale, thonë përfaqësuesit e komunave.

Marko Vanderwicz, i cili nuk kandidon sërish për Bundestag, e sheh ndryshe. Ai beson se numri i migrantëve mund të kontrollohet, por edhe ai e di se sa e ndjeshme është kjo çështje. “Nga njëra anë, shifrat janë në rënie. Por nga ana tjetër, mendoj se çështja por stërzmadhohet. Unë njoh  politikanë që thonë se situata nuk është e keqe si në vitet 2014 ose 2015,” thotë ai në një intervistë për DW.

Omid Nuripur thekson se shifrat mund të rriten sërish në vitet e ardhshme. “Ne e dimë se situata në Ukrainë mund të çojë në më shumë refugjatë dhe shohim se një ose dy konflikte në Lindjen e Mesme mund të përshkallëzohen edhe më shumë.”

Ndërkohë për shkak të rrezikut nga ekstremistët politikë, partitë CDU, CSU, SPD, të Gjelbërve dhe FDP kanë miratuar reformën kushtetuese për mbrojtjen e Gjykatës Kushtetuese. Reforma parashikon që ndryshimet e ardhshme në strukturën e gjykatës do të kërkojnë një ndryshim në Kushtetutën gjermane, i cili kërkon një shumicë prej dy të tretash./DW

Etiketa: Gjermanipolitike

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
BOTA

Bie imigrimi në Gjermani, më pak azilkërkues

10:05 : 02/06/2026
BOTA

Gjermania do një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

08:24 : 02/06/2026
BOTA

Droni i dyshimtë alarmon Policinë Federale gjermane, mbyllet aeroporti i Mynihut

16:16 : 30/05/2026
BOTA

Përplasen dy tramvaje në Gjermani, të paktën 12 të plagosur

22:53 : 28/05/2026
AKTUALITET

Dy ambasadorët që prishën festën e Ramës

23:30 : 26/05/2026
Para

Bumi i turizmit nuk ndikon në punësim, rritje anemike në korrik -shtator

TË GJITHA

Zvërneci/ Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit, brohorasin “Rama ik”

20:00 : 04/06/2026

Protestuesi thirrje qytetarëve: Jo provokimeve, mos u bëni mish për top

19:58 : 04/06/2026

Incident në Aeroportin e Frankfurtit, dëmtohet një “Boeing 787”, 10 të plagosur

19:43 : 04/06/2026

Protestuesit paraqesin 5 kërkesa të panegociueshme për Ramën

19:42 : 04/06/2026

“S’të skuqet as fytyra kur gënjen”, Zhupa debat me Ballën

19:32 : 04/06/2026

Protesta vetëm në Tiranë? Faktet rrëzojnë deklaratën e Ramës në CNN

19:28 : 04/06/2026

Nga Suedia në Tiranë për Zvërnecin, pedagogia shqiptare: Koha të bashkohemi

19:19 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelerromabetjojobetpadişahbetfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom