• Kontakt
Tuesday, June 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Italianët e “Facile.it” mbyllin call center në Shqipëri nga rënia e euros dhe kriza e punonjësve

08:37 : 26/12/2024
në AKTUALITET, EKONOMI

Pas 10 vitesh operim, një ndër kompanitë më të mëdha italiane të shërbimit call center Facile.it ka marrë vendimin për mbylljen e filialit të saj në Shqipëri.

Burime nga tregu call center konfirmojnë për Monitor se kompania do të mbajë të hapur aktivitetin operacional në Shqipëri deri në fund të muajit dhjetor 2024, teksa ka nisur procedurat e plotësimit të dokumentacionit të mbylljes për filialin në vend.

Vështirësitë financiare të krijuara nga rënia e të ardhurave për shkak të zhvlerësimit të monedhës euro, si dhe përballja me vështirësitë për rekrutimin e punonjësve të rinj, ku veçanërisht 2 vitet e fundit detyroi kompaninë që shumë fushata shërbimi t’i transferonte në Itali, mësohet se janë arsyet kryesore që kanë shtyrë operatorin italian drejt vendimmarrjes për mbylljen e fialialit në Shqipëri.

Në vitin 2018, kompania call center Facile.it punësonte 700 persona. Në vitin e fundit të saj të operimit në Shqipëri numri i të punësuarve arriti në 200 punonjës. Tkurrja e punonjësve ndër vite, ka ardhur nga një sërë faktorësh siç ishte fillimisht rënia e numrit të të rinjve që flisnin italisht, konkurrenca mes kompanive dhe emigracioni që është thelluar.

Sipas të dhënave në QKB filiale i Facile.it në Shqipëri është themeluar në vitin 2014. Prej 1 dekade kompania operonte në ofrimin e shërbimit call center për tregun italian në fushën e sigurimeve të mjeteve motorrike dhe sektorit të kredive.

Lexo edhe:

Ulja e numrit të lopëve, ironia e Dervishit: Bagëti e bujqësinë do ta hasim vetëm në vargjet e Naimit

“Procesi zgjedhor u manipulua”/ Dogjani: KAS nuk veproi

Kjo është kompania e dytë italiane call center që mbyll filialin e saj në Shqipëri, pas vendimmarrjes në fillim të vitit 2022 të një prej kompanive më të mëdha të sektorit “Albacall” për mbyllje të degës së saj në vend, për shkak të mosmarrëveshjeve për kontratat në tregjet e huaja për të cilat ofrohet shërbimi.

Sakaq në sektorin call center nga viti në vit rezulton se ka pasur rënie të numrit të kompanive dhe të punësuarve. Për periudhën janar- nëntor 2023 sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve numri i kompanive arriti në 443. Krahasuar me 2022 numri i kompanive ra rreth 15%. Në raport me vitin 2015 tkurrja është 45%.

Në bizneset e qendrave të shërbimeve telefonike që u shtuan vrullshëm pas 2011-s u përqendruan një numër i lartë të punësuarish, kryesisht të rinj folës të gjuhës italiane.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT) për muajt janar-nëntor 2023 në call centera rezultonin të punësuar 9,837 punonjës. Krahasuar me totalin e 2022-it numri i tyre ra 14%. Në raport me 2015 që vlerësohet si kulmi i shkëlqimit të epokës së call centerave (gjithsej në sektor operonin 848 kompani më i lartë për vitet 2011-2023 me 25,000 të punësuar), numri i të punësuarve u pakësua 60%.

Rënia e sektorit call center dikur oaz punësimi për të rinjtë shqiptare njohës së gjuhës italiane, nisi pas miratimit të ligjit “Për delokalizimin” në vitin 2017 nga qeveria italiane, i cili shtrëngoi rregullat për zhvendosjen e aktivitetit nga Italia drejt vendeve jo anëtare të BE-së me qëllim mbrojtjen e vendeve të punës në Itali. Ligji i ri u miratua në vitin 2016, por hyri në fuqi nga 1 Prilli 2017 me qëllim që kompanitë të njiheshin me rregullat e reja, zbatimin e standardeve, raportimin e numrit të punonjësve, adresave të selive, mbrojtjes së të dhënave etj.

Në atë periudhë disa kompani mëmë italiane deklaruan se po merrnin masa për të transferuar aktivitetin e tyre drejt Rumanisë apo Bullgarisë. Ulja e numrit të kompanive call center në vende nis pas goditjes që mori sektori nga ndryshimet ligjore në Itali.

Në Shqipëri sipas DPT-së në vitin 2017 operonin 817 kompani. Një vit më pas numri i tyre arriti në 660 operatorë (numri i kompanive ra 19%). Pakësimi i numrit të operatorëve vijoi edhe në vitet në vazhdim.

Drejtues të kompanive kryesore call center në vend më herët kanë parashikuara se tkurrja e numrit të kompanive do të vijojë nëse operatorët nuk diversifikojnë aktivitetin e tyre, përtej qendrës së shërbimeve telefonike, në përputhje me zhvillimet e tregut. / MONITOR

Etiketa: call centeritalianetkrizambylletpunetoreShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ulja e numrit të lopëve, ironia e Dervishit: Bagëti e bujqësinë do ta hasim vetëm në vargjet e Naimit

11:24 : 24/06/2025
AKTUALITET

“Procesi zgjedhor u manipulua”/ Dogjani: KAS nuk veproi

09:59 : 24/06/2025
AKTUALITET

Pastrim parash?! “Bum” ndërtimesh në Shqipëri/ Të parët në Europë, niveli 3 herë më i lartë se mesatarja e BE

08:28 : 24/06/2025
AKTUALITET

“Pushteti manipuloi zgjedhjet në Shqipëri”/ Burimi: Në Beograd serbët u ngritën në protesta

18:55 : 23/06/2025
AKTUALITET

5 drejtimet ku mund të goditet ekonomia shqiptare nga konflikti Izrael-Iran-SHBA

18:39 : 22/06/2025
AKTUALITET

Rritja që nuk po sjell mirëqenie

08:08 : 22/06/2025
Para

Tragjike në Gaza, vriten 5 gazetarë në një ditë nga bombat izraelite

TË GJITHA

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë – Detajet e para

11:37 : 24/06/2025

Brakiterapia në QSUT, një rrezik i hapur! Gazetari: Fizikantët e Onkologjikut nuk mund të heshtin

11:35 : 24/06/2025

Skandali/ Artan Sako i “2T”, 1 mln euro tender për të “mbushur me krimba” Morgun e Tiranës

11:33 : 24/06/2025

Ulja e numrit të lopëve, ironia e Dervishit: Bagëti e bujqësinë do ta hasim vetëm në vargjet e Naimit

11:24 : 24/06/2025

Zbulohen 3679 bimë kanabisi në Shkodër, asnjë i arrestuar

11:13 : 24/06/2025

Rama ia fal me 50 lekë litrin, jahti i miliarderit të njohur furnizohet me naftë në Durrës

11:09 : 24/06/2025

Propozimi për ndryshimin e ligjit për investimet e huaja, Tabaku: Arnim i rrezikshëm

11:05 : 24/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com