• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Kur gjermanët nuk blejnë dot dhuratat e Krishtlindjeve! DW: Hendeku mes të varfërve dhe të pasurve më i dukshëm!

09:31 : 25/12/2024
në BOTA

Në ditët e krishtlindjeve hendeku mes të varfërve dhe të pasurve bëhet më i dukshëm. Disa mezi i përballojnë dhuratat, të tjerët rrinë në radhë para dyqaneve luksoze.

14 milionë njerëz në Gjermani konsiderohen të varfër, kurse për një pjesë paratë nuk kanë rëndësi. Kontrasti bëhet i dukshëm sidomos tani në ditët e krishtlindjeve. Këtë e përjetoi këto ditë, Sandra Schlensog. Ajo ka dalë vetëm për të shëtitur nëpër tregun e Krishtlindjeve në Karlsruhe, sepse nuk mund të blinte asgjë, pasi nuk mund t’i përballojë çmimet. “Një palë çorape të thurura me dorë për 15 euro? Kjo është utopike,” thotë 46-vjeçarja, duke e vënë palën që mban në dorë sërish në vend.

Sandra Schlensog merr ndihmën sociale të njohur si “paratë për qytetarin” dhe gjithashtu punon tetë orë në javë në një qendër për të sëmurët mendorë. Me kohë të plotë ajo nuk mund të punojë për shkak të problemeve shëndetësore. Paratë nuk i dalin asnjëherë – por sidomos në kohën e Krishtlindjes e ndjen shumë gjendjen e saj financiare. “Thjesht nuk ka dhurata të shtrenjta,” thotë ajo: “Dhe as në tregun e Krishtlindjeve nuk ka salçiçe skare”.

Çantë dore për 700 euro

Për blerjen e një salçiçeje, askush në “Dorotheen Quartier” të Shtutgartit nuk e vret mendjen. Rruga e njohur e blerjeve në kryeqytetin e landit, Baden-Vyrtemberg me dyqanet e saj elegante ka klientelë të fortë. Tek Louis Vuitton, çmimet për çantat kapin zakonisht katër shifra, megjithatë ende ka radhë para dyqanit gjatë periudhës para krishtlindjeve. Këtu, ndër shumë të tjerë, është edhe Thomas Gudd. Ai dëshiron të blejë një çantë për të dashurën e tij: “Duhet të jetë diçka e veçantë këtë vit”.

Lexo edhe:

Itali/ Tragjedi në Krishtlindje, nënë e bijë humbin jetën nga helmimi

“Jemi të lodhur”/ Besimtarët ndalohen të hyjnë në Katedralen Ortodokse për Krishtlindje

Kurse çanta që Manfred Holzknecht blen për gruan e tij është edhe më e lirë për standardet e këtushme: 700 euro. “Gratë thjesht i duan çantat”, thotë ai. “Nëse jeni i martuar për një kohë të gjatë, duhet ta bëni sërish të lumtur gruan tuaj”. Kjo vlen edhe jashtë sezonit të Krishtlindjeve, thotë gruaja e tij Katharina: “Thjesht blen diçka herë pas here për gëzim të vogël”.

Ta bësh vetë dhuratën jo ta blesh

Për Sandra Schlensog, blerjet jashtë radhe nuk janë të mundshme as në Krishtlindje. Prandaj ajo dhuron sende të bëra vetë si biskota apo kapele të thurura. Ajo bën vetëm një përjashtim për djalin e saj 16-vjeçar: gjithë vitin ajo ka kursyer për dhuratën e tij të Krishtlindjes. “Tani që kam punë me kohë të pjesshme, mund të lë mënjanë dhjetë apo 15 euro në muaj”, thotë ajo. Kjo do të thotë se ajo kursen rreth 150 euro në vit. Paratë që ajo i përdori edhe për të financuar dhuratën e Krishtlindjes për djalin e saj.

Mbi të gjitha, ai dëshiron veshje. Në dollapin e tij gjen vetëm gjërat “të domosdoshme”, thotë nëna e tij: dy pulovra, disa bluza, një palë xhinse – “xhinset e tjera ia ka veshur”, thotë nëna. Në apartamentin e saj me qira letra e murit bie nga muret. “Në fakt, kjo duhet të ribëhet dhe të lyhet”, thotë Sandra Schlensog. Por ata nuk kanë para të mjaftueshme për këtë. Mobiljet tregojnë gjithashtu moshën e tyre: nga një kolltuk ka dalë sfungjeri nga një çarje edhe divani 17-vjeçar është i varur. “Ky ishte shtrati im për një kohë të gjatë,” thotë Sandra Schlensog. Tani ajo ka sërish një shtrat të vërtetë, falë një donacioni.

Vizitat e atraksioneve kushtojnë

Sandra Schlensog dhe djali i saj nuk janë raste përjashtuese në Gjermani: Shoqata e Përgjithshme e Barazisë e Bamirësisë (Paritätische Wohlfahrtsverband) numëron 14 milionë njerëz si të varfër. Shumë njerëzve varfëria iu bëhet veçanërisht e qartë kur fillon sezoni i Krishtlindjeve. Megjithatë, Sandra Schlensog i pëlqen Krishtlindjet: “Unë përpiqem për sa më shumë komoditet”, thotë ajo. Megjithatë do të donte të kishte para një ose dy “lukse” të vogla, siç thotë ajo, si për shembull një udhëtim me karusel në tregun e Krishtlindjeve. “Mendoj se është bukur, sidomos në mbrëmje”. Por një udhëtim kushton gjashtë euro për të rriturit. “Kjo është thjesht tepër e shtrenjtë,” thotë Sandra Schlensog: “Nuk e paguaj dot.”/DW

Etiketa: gjermanëtkrishtlindjevarfërve

Lajme të lidhura

BOTA

Itali/ Tragjedi në Krishtlindje, nënë e bijë humbin jetën nga helmimi

17:10 : 28/12/2025
AKTUALITET

“Jemi të lodhur”/ Besimtarët ndalohen të hyjnë në Katedralen Ortodokse për Krishtlindje

20:51 : 25/12/2025
BOTA

Historitë e foshnjave të konsideruara mrekulli të Krishtlindjeve

14:30 : 25/12/2025
AKTUALITET

Prefektja e Shkodrës bëhet lëmsh me urimin për Krishtlindjen, gazetarët: Je live/ VIDEO

13:09 : 25/12/2025
AKTUALITET

Mesha e parë e Krishtlindjes nga Papa Leoni XIV: Një ekonomi e shtrembëruar i trajton njerëzit si mall

09:16 : 25/12/2025
AKTUALITET

Krishtlindja/ Kuptimi, historia dhe mesazhi i paqes për një ndër festat më të dashura për miliona besimtarë

08:44 : 25/12/2025
Para

Këmbimi valutor 25 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

TË GJITHA

Dyshohet se u përfituan nga lekët e drogës, sekuestrohen dy apartamente dhe një garazh në Tiranë

17:22 : 14/07/2026

Evolucioni 45 ditor i “Revolucionit të Flamingove”

17:09 : 14/07/2026

Izraeli dhe Libani rikthehen në tryezën e bisedimeve, armëpushimi vihet në pikëpyetje

16:58 : 14/07/2026

Hita takim me përfaqësuesit e ICITAP: Thellojmë partneritetin strategjik!

16:55 : 14/07/2026

Olta Gixhari flet për herë të parë për burrin: Kam patur fat!

16:43 : 14/07/2026

Fenomeni Galerne godet bregdetin francez, temperatura bie me 12°C brenda 30 minutash

16:42 : 14/07/2026

Vlorë/ Dy drejtues gomonesh gjobiten për shkelje të sigurisë detare

16:31 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş