• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sterilizimi/ Vokshi: SPAK tentoi të mbulonte faktet për 4 vite rresht, komisioni e zbardhi për 5 muaj

15:19 : 23/12/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka reaguar në lidhje me vendimin e sotëm të GJKKO-së, e cila i kërkoi SPAK-ut të rikualifikojë akuzat për Ilir Beqajn, ish zv.ministrin Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj në lidhje me aferën e sterilizimit, duke i akuzuar për vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Kjo është një akuzë më e rëndë nga ajo që kishte ngritur SPAK në përfundim të hetimeve paraprake dhe dërgimit të dosjes për gjykim. SPAK e akuzonte Beqajn vetëm për veprën penale “shp;rdorim detyre”, ndërsa Rjepajt dhe Rrapajt dosja kishte akuzën e “mashtrimit me pasoja të rënda në bashkëpunim”.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Vokshi deklaroi se në lidhje me këtë aferë SPAK për 4 vite hetim tentoi të mbulonte faktet flagrante që bënin fajtor Ilir Beqajn, Ogerta Manastirliun, Ministrin e Financave dhe vetë Edi Ramën.

Deputetja demokrate shtoi më tej se SPAK heshti për 4 vite dhe atë nuk e bëri dot Prokuroria, e bëri Komisioni hetimor për koncesionet në shëndetësi që drejtohej prej saj.

Sipas Vokshit, vendimi i sotëm i GJKKO-së u mor pas zbardhjes së skemës nga komisioni hetimor, teksa thekson se hetimi është kërkuar edhe për biznesmenin italian Umbro Stachini i cili, së bashku me Elisabeta Anzanelo, refuzuan disa herë të paraqiteshin për të dëshmuar para komisionit hetimor.

Lexo edhe:

Gjyqi ndaj Metës e Kryemadhit, GJKKO cakton seancën e radhës

Nga Athina në Nju Jork, si u kthye Shqipëria në lajm botëror

“Komisioni hetimor, bëri atë që SPAK nuk e bëri në hetimin e tij, ndoqi paratë dhe zbuloi një rrjet të tërë kompanish të ngritura nga këta individë, kompani të cilat kanë zhdukur jo pak por rreth 50.000.000 euro. Ka zbuluar dhe lidhjen korruptive të Klodian Rrjepaj me kompaninë Alba Light, lidhje e cila është fshehur nga SPAK. Ka zbuluar dhe faktuar kompanitë e krijuara nga Ilir Rapaj, në emrin e tij, të afërmve e miqve të tij, dhe si kanë lëvizur dhe ku kanë shkuar dhjetëra milionë EURO.” – deklaroi ajo.

Albana Vokshi paralajmëroi se ditët në vijim do të publikojnë një kallëzim të ri penal për të gjithë rrjetin e kompanive të krijuara nga kjo organizatë kriminale, dhe do të kërkojmë sekuestrimin e të gjitha aseteve të këtyre individive, jo vetëm në Shqipëri por dhe në Itali.

DEKLARATË PËR MEDIA DEPUTETJA E PD, ALBANA VOKSHI

Struktura e Posaçme hetoi per 4 vite rresht aferën korruptive të sterilizimit, dhe tentoi të mbulonte faktet flagrante që bënin fajtor Ilir Beqajn, Ogerta Manastirliun, Ministrin e Financave dhe vetë Edi Ramën.

Për këtë aferë Partia Demokratike kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor. Edhe pse u bllokua në mënyrë të vazhdueshme nga Mazhoranca, edhe nëpërmjet nënkryetarit të emëruar, një personi nën akuzë për abuzim shpërdorim detyre, Plarent Ndreca, opozita arriti të zbardhte një skemë të mirfilltë kriminale në vjedhjen e parave publike. Atë që ne bëmë për 4 – 5 muaj, nuk e bëri dot SPAK për më shumë se 4 vjet.

Komisioni hetimor faktoi sesi Ilir Beqaj ne bashkëpunim me Klodian Rrjepaj, Ilir Rrapaj, Umbro Stachini kishin falsifikuar dokumentacionin për të përfituar këtë kontratë koncensionare. E gjitha kjo me bekimin e Edi Ramës.

Komisioni hetimor, bëri atë që SPAK nuk e bëri në hetimin e tij, ndoqi paratë dhe zbuloi një rrjet të tërë kompanish të ngritura nga këta individë, kompani të cilat kanë zhdukur jo pak por rreth 50.000.000 euro.

Komisioni hetimor ka zbuluar dhe lidhjen korruptive të Klodian Rrjepaj me kompaninë Alba Light, lidhje e cila është fshehur nga SPAK.

Komisioni hetimor ka zbuluar dhe faktuar kompanitë e krijuara nga Ilir Rapaj, në emrin e tij, të afërmve e miqve të tij, dhe si kanë lëvizur dhe ku kanë shkuar dhjetëra milionë EURO.

Sot GJKKO pas zbardhjes së kësaj skeme nga ky Komision ka vendosur të rëndojë akuzat për këta shtetas duke i quajtur tashme NJË GRUP I STRUKTURUAR KRIMINAL.

GJKKO ka kërkuar dhe hetimin e shtetasit Italian Umbro Stachini i cili, së bashku me Elisabeta Anzanelo, REFUZUAN disa herë të paraqiteshin për të dëshmuar para Komisionit hetimor.

Partia Demokratike, dhe unë personalisht, në ditët në vijim do të publikojmë raportin e plote të deputetëve të opozitës në Komisionin Hetimor, do të depozitojmë një kallëzim të ri penal për të gjithë rrjetin e kompanive të krijuara nga kjo organizatë kriminale, dhe do të kërkojmë sekuestrimin e të gjitha aseteve të këtyre individive, jo vetëm në Shqipëri por dhe në Itali.

Pas 12 viteve në pushtet të Rilindjes dhe parullës “Shëndetësi falas”, sot Shqiptarët jo vetëm po vidhen, por dhe po vriten në dyert e spitaleve nga mungesa e shërbimit dhe e ilaceve.

Ndaj sot është dita që të gjithë të protestojmë, edhe për të drejtën kushtetuese për shërbim shëndetësor cilësor. Sot në orën 17.00 në Marshimin në Tiranë Për një jetë dinjitoze për cdo shqiptar! Për të rikthyer liritë dhe të drejtat!

Etiketa: albana VokshifaktetGJKKOgrup kriminalilir beqajspaksterilizimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjyqi ndaj Metës e Kryemadhit, GJKKO cakton seancën e radhës

17:35 : 05/06/2026
AKTUALITET

Nga Athina në Nju Jork, si u kthye Shqipëria në lajm botëror

17:19 : 05/06/2026
AKTUALITET

“Veç gënjeshtrave, dëgjova një gjë shokuese”/ Dëshmia e Metës në GJKKO: Jam i revoltuar

16:13 : 05/06/2026
AKTUALITET

Deputeti socialist Klevis Jahaj paraqitet në SPAK

15:45 : 05/06/2026
AKTUALITET

Dosja Balluku/ SPAK i komunikon akuzën Pandeli Carapulit, biznesmeni nën hetim për pastrim parash

15:27 : 05/06/2026
AKTUALITET

Gjyqi ndaj Ilir Metës/ GJKKO refuzon kërkesën për daljen nga kafazi i qelqtë

14:05 : 05/06/2026
Para

Çokollata e Dubait e dëmshme për shëndetin! Ja çfarë zbuluan analizat nga laboratori kimik dhe veterinar

TË GJITHA

‘Nuk ndalemi’, njoftimi i protestueses: Të shtunën mblidhemi në Vlorë dhe Tiranë

18:49 : 05/06/2026

“Poshtë qeveria”/ Edhe Elbasani në protestë, kërkohet dorëheqja e Ramës

18:46 : 05/06/2026

Lideri suprem i Iranit miraton faljen për, 2000 të dënuar

18:43 : 05/06/2026

Qytetarët e Durrësit dalin sërish në protestë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

18:37 : 05/06/2026

“Me kë po flet?”, Rama përplaset me banorin e Zvërnecit: Në 2009 i kam pasur flokët e zeza

18:25 : 05/06/2026

Aksident në Kombinat, makina përplas të miturin

18:25 : 05/06/2026

Rama në Zvërnec, qytetarët mblidhen për protestë në sheshin “Skënderbej”

18:22 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

grandpashabet güvenilir mideneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetofficefree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibomCasibomJojobet Girişcasibom girişDeneme Bonusu Veran Siteler 2026