• Kontakt
Sunday, June 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nadir Çausholli mashtron sërish/ Pas “CFO Pharma”, APP përjashton nga tenderat edhe “Green Line”

13:51 : 23/12/2024
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Agjencia e Prokurorimit Publik (APP) ka ndaluar kompaninë “Green Line” të Nadir Çaushollit të marrë pjesë në tendera për 6 muaj, pasi “ka keqinformuar autoritetet për qëllime kualifikimi”.

Kjo është goditja e dytë ndaj shoqërive të biznesmenit Çaushollit brenda pak muajve. Në Korrik të vitit 2024, kompania bazë e tij, “CFO Pharma” u përjashtua po me 6 muaj nga pjesëmarrja në tendera publikë, edhe në atë rast për “keqinformim për qëllime kualifikimi”.

Në foto: Vendimi i APP-së për përjashtimin e kompanisë “Green Line” nga tenderat

Në gusht të këtij viti, kompania shtetërore e naftës, “Albpetrol” sha, shpall tenderin me objekt “Shërbim për transportin e punonjësve të Shoqërisë (QPN Gorisht + V.B. CakranMollaj)” me fond limit 12.974.917 lekë të reja.

Lexo edhe:

650 mln lekë tendera për mbetjet spitalore, Miri i “Vale Recycling” dhe 12 të tjerë dërgohen në gjyq

“Manipuloi tregun”/ Gjykata e Apelit shpëton nga burgu Nadir Çaushollin e “CFO Pharma”

Sipas dokumentave të konsultuar nga “Boldnews.al” rezulton se në këtë procedurë kanë marrë pjesë kompania “Green Line” në pronësi të Çaushollit dhe një shoqëri tjetër. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave i skualifikon të dy pjesëmarrësit në garë, për mosplotësim kriteresh.

Sipas dokumentave zyrtare, kompania “Green Line” u përjashtua bazuar në nenin 76 të ligjit “Për prokurimet publike”, i cili parashikon ndër të tjera se skualifikohet nga procedura tenderuese “operatori ekonomik ka në cilësinë e … drejtues ose mbikëqyrës i atij, aksionar ose ortak…. persona të cilët janë /kanë qenë në këtë cilësi në një operator ekonomik të përjashtuar nga e drejta për të përfituar fonde publike, me vendim të Agjencisë së Prokurimit Publik, gjatë kohës që ky vendim është në fuqi”.

“Albpetrol” konstatoi se ortaku i shoqërisë pjesëmarrëse në tenderin e saj, “Green Line”, Nadir Çausholli, ishte njëkohësisht edhe ortak i “CFO Pharma”, e cila në të njëjtën kohë ishte e përjashtuar nga pjesëmarrja në tendera me vendim të Agjencisë së Prokurimit Publik (APP).

Shoqëria “Green Line” nuk ishte dakord me vendim e “Albpetrol-it” për skualifikimin nga tenderi dhe ankohet pranë Komisionit të Prokurimit Publik (KPP).

Me vendimin nr. 1422/2024, Komisioni i Prokurimit Publik vendosi të mos pranojë ankimin e “Green Line” për skualifikimin nga tenderi.

Në vendimin e lexuar nga “Boldnews.al” thuhet se autoriteti publik “Albpetrol” ka zbatuar me korrektësi kërkesat e ligjit të Prokurimeve Publike për përjashtimin e “Green Line” nga konkurimi.

Gjithashtu, KPP konstaton se “Green Line”, në dokumentat e dorëzuar pranë këtij institucioni, nuk ka plotësuar saktë formularin, në të cilin kërkohet nga kompanitë ankimuese të vetëdeklarohen se aksionerët apo ortakët e saj nuk kanë të njëjtën cilësi në shoqëri të tjera që janë përjashtuar nga tenderat.

Sipas KPP-së, “ditën e paraqitjes së ankesës pranë autoritetit kontraktor dhe Komisionit të Prokurimit Publik, aksioneri z. Nadir Çausholli, rezulton të jetë aksioner i vetëm edhe tek operatori ekonomik “CFO Pharme” shpk, operator ky i përjashtuar nga e drejta për të fituar kontrata publike”.

Në foto: Pjesë nga vendimi i KPP-së

Bazuar në këtë situatë, KPP, krahas refuzimit të ankimit, “i propozon Agjencisë së Prokurimit Publik të nisë hetimin administrativ në lidhje me deklarimin e rremë në formularin përmbledhës të vetëdeklarimit të paraqitur nga operatori ekonomik ‘Green Line’”.

Në foto: Vendimi i KPP-së për mospranimin e ankimit të “Green Line”

Bazuar në këtë propozim, APP kreu verifikimin administrativ dhe, me vendimin nr. 118, dt.18.12.2024, vendosi “përjashtimin e operatorit ‘Green Line’ nga e drejta për të fituar kontrata publike për 6 muaj”.

Nga ilaçet tek autobusët

Kompania “Green Line” zotëron, ndër të tjera, linjën e autobusëve të Unazës kryesore në Tiranë. “Boldneës.al” ka raportuar më herët për transaksionet, mbi të cilat “Green Line” kaloi në pronësi të ‘CFO Pharma” e më tej të Nadir Çaushollit.

Në fund të vitit 2021, kompania “CFO Pharma” bleu për 100 mijë euro aksionet e shoqërisë “Gerard-A”, e cila zotëronte licensën e linjës së autobusëve urbanë të Kasharit.

Pronarët e kompanisë së mëparshme kishin vështirësi financiare, duke akumuluar një borxh prej rreth 2 milionë euro. Çausholli bleu kompaninë e linjës së autobusëve për 100 mijë euro, ndërkohë që mori përsipër edhe shlyerjen e borxhit 2 milionë euro që “Gerard-A” u kishte bankave të nivelit të dytë. Në vitin 2020, kur ishte dorëzuar Bilanci Tregtar, kompania “CFO Pharma” rezultonte me një fitim prej 3 milionë euro.

Nadir Çausholli vendosi të shpenzojë pjesën më të madhe të fitimit për blerjen e kompanisë së autobusëve e, bashkë me të, edhe licensën për linjën urbane të Kasharit.

Në foto: Kontrata e shit-blerjes mes “Gerard-A” dhe “CFO Pharma”

Transferimi i licensës është bërë në heshtje të plotë, ndërkohë që nuk rezulton asnjë akt i bërë publik nga Bashkia e Tiranës për të vendosur zhvendosjen e të drejtës për shërbim urban nga “Gerard-A” tek “CFO Pharma”.

Por, po ashtu, nuk ekziston asnjë lloj akti i publikuar nga Bashkia e Tiranës, që të dëshmojë se Nadir Çausholli dhe “CFO Pharma” e tij kanë fituar licensën për të operuar në linjën e autobusëve urbanë të Unazës së kryeqytetit.

Në Shtator të vitit 2021, kryebashkiaku Erion Veliaj vendosi t’i hiqte licensën e kësaj linje kompanisë që e kishte mbajtur prej shumë vitesh, “Ferlut”, në pronësi të biznesmenit Ferdinand Ibrahimi.

Veliaj u deklarua në atë kohë shumë i pezmatuar me shërbimin e transportit urban në Unazë dhe mori vendimin për shkëputjen e raporteve financiare ndërmjet institucionit dhe sipërmarrësit Ibrahimi.

Kryebashkiaku i Tiranës u premtoi banorëve të kryeqytetit një shërbim më cilësor dhe vetëm një muaj më pas, prezantoi një flotë me autobusë hibridë, ekologjikë, të cilët, sipas Veliajt, do të mbanin një qytet më të pastër. Veliaj nuk përmendi emrin e asnjë personi dhe të asnjë kompanie që kishte marrë licensën për të operuar në Unazë.

Por, në aktivitetin e prezantimit të flotës së autobusëve hibridë, mediat fiksuan Nadir Çaushollin, i cili qëndronte disi në hije dhe në periferi të objektivëve mediatikë e propagandistikë.

Në shtator të vitit 2022, kompania “CFO Pharma” e Nadir Çaushollit, vendos t’ia dhurojë aksionet personit Nadir Çausholli.

Në foto: Kontrata e dhurimit mes “CFO Pharma” dhe Nadir Çausholli

Prej asaj kohe, “Green Line” zotërohet 100 përqind nga Çausholli.

Aksidentet e autobusëve të “Green Line”

Flota e autobusëve të kompanisë “Green Line” është përfshirë në aksidente, në disa raste edhe me natyrë ‘spektakolare, të cilat, fatmirësisht, kanë kaluar pa pasoja të rënda për qytetarët.

Në Shkurt të vitit 2022, një autobus i “Green Line” del nga rruga pranë zonës së quajtur ‘Pallatet Agimi” dhe përfundon në skarpatet e lumit Lanë.

Në foto: Autobusi i “Green Line” u rrëzua në Lanë, në shkurt 2022

Mbrëmjen e 5 shkurtit 2022, rreth orës 20:10, autobusi i linjës së Unazës në Tiranë u përplas me një mjet dhe nga devijimi të dy përfunduan në Lanë. Nga aksidenti mbetën të plagosur 5 persona, ndonëse për fat morën lëndime jo serioze që të gjithë, duke shmangur kështu një ngjarje të rëndë.

Një vit më pas, në Shkurt 2023, një autobus i “Green Line” është protagonist në një aksident masiv në zonën pranë Parkut “Rinia” në kryeqytet.

Autobusi përplas njëkohësisht 10 automjete, duke lënë disa të plagosur.

Etiketa: appCFO PharmaGerard-AGreen Linenadir caushollitendera

Lajme të lidhura

AKTUALITET

650 mln lekë tendera për mbetjet spitalore, Miri i “Vale Recycling” dhe 12 të tjerë dërgohen në gjyq

11:04 : 31/05/2025
AKTUALITET

“Manipuloi tregun”/ Gjykata e Apelit shpëton nga burgu Nadir Çaushollin e “CFO Pharma”

09:21 : 31/05/2025
AKTUALITET

Rama “futi” liderët e turizmit “Pullman” dhe “Accor” në hotelin e Visit të Pojës dhe CFO-së së Nadir Caushollit

09:17 : 23/05/2025
AKTUALITET

Nadir Çausholli ortak në hotelin 10-katësh “Rock of Kavaja” me Visin e Pojës

23:19 : 22/05/2025
AKTUALITET

Mandat dhe miliona nga qyetarët/ Misioni i Vasil Llajos, që thotë se ka ardhur për njerëzit në politikë

16:03 : 22/05/2025
AKTUALITET

“Çuni” i Belës tendera dhe nga Veliaj/ SPAK zbulon bisedën e Evis Berberit me drejtorin e Bashkisë

11:54 : 15/05/2025
Para

Gjykata “STERILIZON” SPAK-un, grupe të strukturuara kriminale në Bashki e Qeveri

TË GJITHA

Me ftesë të Presidentes Osmani, kryediplomati boshnjak mbërrin në Kosovë

21:08 : 01/06/2025

Rrëfimi i të penduarit Alibej, romani kriminal i Elbasanit

21:04 : 01/06/2025

TikTok apo Instagram: Cili platformë po dominon mes të rinjve shqiptarë?

20:49 : 01/06/2025

Plagosja e 15-vjeçarit/ Adoleshenti punonte si kamerier në piceri, si nisi sherri me motoristin

20:38 : 01/06/2025

Berisha nesër në SPAK për masën, zbardhet sms e Flamur Nokës për anëtarët e Këshillit Kombëtar

20:37 : 01/06/2025

DW: Të vdekur dhe të plagosur nga shembja e urave në Rusi

20:32 : 01/06/2025

“Vajza më hëngri paratë!” Nëna e 3 fëmijëve ngelet në derë të huaj

20:16 : 01/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com