• Kontakt
Tuesday, July 21, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mashtrimi 700 mijë euro / Vartëset nxjerrin zbuluar Nadir Çaushollin: “Pronare në letra, kontrollin e ka CFO Pharma”

10:21 : 14/11/2025
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

“Unë jam pronare e ‘Pharma Plus’, por nuk di asgjë mbi mënyrën se si operon kompania në pronësi time. Unë nuk e di gjendjen e medikamenteve në magazinë, nuk e di se sa është qiraja që paguaj për zyrën dhe nuk e di se kush e ka bërë kontratën me Fondin e Kujdesit Shëndetësor për rimbursimin e vlerës financiare për shitjen e produkteve”.

Alba Zylfo, pronare në letra e kompanisë farmaceutike, thotë para grupit hetimor të Prokurorisë së Tiranës se gjithçka që lidhet me aktivitetin tregtar kontrollohet nga një tjetër subjekt tregtar, “CFO Pharma”, në pronësi të biznesmenit Nadir Çausholli, sipas dokumentave hetimorë të siguruar nga “Boldnews.al”.

Grupi i skemës

Zonja Zylfo aktualisht nën masën e sigurimit “detyrim për paraqitje”, ndërsa bashkëshorti i saj, Frigul Milla, administrator i “CFO Pharma”, është shpallur në kërkim, pasi gjykata e Tiranës ka miratuar masën “arrest me burg”.

Lexo edhe:

Nuk njihte gruan që ishte martuar për “letra”, dënohet shqiptari në Britani /EMRI

Vjedhja miliona $/ Gjykata e Lartë dëmton dosjen “Bankers”, “kyç” telefonin-thesar të Leonidha Çobos

Bashkëshortët Milla-Zylfo janë pjesë e një grupi prej të paktën 8 personash, që dyshohet se kanë krijuar një skemë mashtruese, nga e cila është përfituar në mënyrë të paligjshme rimbursimi në vlerën e mbi 700 mijë eurove.

Persona të dyshuar nga Prokuroria e Tiranës janë edhe dy vartëse të tjera të Çaushollit tek “CFO Pharma”, Jona Berberi dhe Lorela Ballabani, kjo e fundit pronare në letra e kompanisë “Nedix Albania”. Ndaj tyre, gjykata ka caktuar masën “detyrim për paraqitje”.

Në foto: Selia e “CFO Pharma” në Tiranë

Gjithashtu, është caktuar masa e sigurimit “arrest me burg” për ish-drejtorin e Fondit të Kujdesit Shëndetësor, Spartak Zekja, ndërkohë që është aplikuar masa “detyrim për paraqitje”  dhe “pezullim nga detyra edhe për tre zyrtare të institucionit publik, Zade Mali, Esjana Gjishti dhe Romina Agalliu.

Hetimi po zhvillohet për disa vepra penale, përfshirë “falsifikimin e dokumentave” dhe “fshehjen e të ardhurave”. Ndërkohë, deri më tani, hetimet e Prokurorisë së Tiranës nuk duket se kanë mbërritur tek pronari i “CFO Pharma”, Nadir Çausholli, i cili duket se është përfituesi kryesor i kësaj skeme të dyshuar mashtrimi.

Hetimi për 700 mijë euro

Në një përmbledhje të shpejtë, Prokuroria e Tiranës ka zbuluar se kompanitë “Pharma Plus” dhe “Nedix Albania”, të drejtuara nga dy vartëset e Çaushollit, kanë realizuar shitje fiktive për llogari të “CFO Pharma-s” të dy produkteve farmaceutike “Foster” dhe “Trimboë”.

Për këto “shitje”, ato janë rimbursuar në shumën e rreth 700 milionë lekëve të vjetra nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSKDSH).

Në foto: Biznesmeni Nadir Çausholli është arrestuar në vitin 2015 për skemë të dyshuar mashtrimi me ilaçet

Dy kompania “shitëse” nuk i kanë pasur asnjëherë këto produkte, pasi ekskluzivitetin për shitjen e tyre në Shqipëri e kishte një shoqëri tjetër, “Medicamenta”. Kjo e fundit, pasi ka konstatuar se subjektet “Pharma Plus”, “Nedix Albania” dhe “CFO Pharma” kanë kryer fatura shit-blerje për produktet ekskluzive të saj, kanë denoncuar rastin në Prokurori.

Alba Zylfo: Nuk di çfarë ndodh

Alba Zylfo ka punuar prej disa vitesh pranë shoqërisë “CFO Pharma”. Në tetor të vitit 2024 ajo thotë se ka blerë për 100 mijë lekë aksionet e shoqërisë “Pharma Plus”, e cila ishte prej vitesh në treg dhe gjendja në magazinë ishte e bollshme.

“Nuk kam bërë asnjë akt verifikimi dhe nuk e kam ditur se sa ka qenë gjendja e medikamenteve kur e kam blerë kompaninë”, ka deklaruar ajo para grupit hetimor.

Zylfo thotë gjithashtu se nuk e di se si është krijuar gjendja e medikamenteve pranë “Pharma Plus”, si dhe kush i ka blerë ato. Kompania e saj ka selinë në të njëjtët ambjente me “CFO Pharma-n” e Çaushollit. Por, ajo është shprehur se nuk e di se sa është vlera mujore e qirasë që paguan, pasi nuk e ka lidhur ajo kontratën me “CFO Pharma”.

Në foto: Godina e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSKDSH)

Në vijim, Alba Zylfo thotë se “nuk kam dijeni se kush i ka dorëzuar dokumentet për lidhjen e kontratës me FSDKSH, pasi kjo kontratë është lidhur në datë 04.10.2024” (data e blerjes së kompanisë nga ana e saj).

Ajo nuk mban mend se cilat janë barnat për të cilat është lidhur kontrata me FSDKSH dhe se veprimet financiare janë kryer nga një operatore e shoqërisë “CFO Pharma”, e quajtur I.S.

Lorela Ballabani: “Nedix” u krijua nga CFO Pharma

Lorela Ballabani punon prej vitit 2017 pranë “CFO Pharma” të Nadir Çaushollit dhe aktualisht mban pozicionin e menaxheres në këtë shoqëri. Ndërkohë, prej janarit të vitit 2025, ajo rezulton formalisht edhe si pronare e shoqërisë farmacuetike “Nedix Albania”, një prej kompanive të përfshira në skemën mashtruese 700 mijë euro.

Para grupit hetimor, Ballabani është shprehur se “besoj që subjekti ‘Nedix Albania’ është krijuar nga zyrat juridike dhe/ose financiare të “CFO Pharma”. Ajo thotë se nuk i njeh medikamentet që tregton subjekti që ajo administron.

Megjithëse administratore e subjektit “Nedix Albania”, Lorela Ballabani ka shpjeguar se “nuk e di sa ka qenë vlera e qirasë që paguante për ambientin e marrë me qira. Ajo thotë gjithashtu se nuk e di se cili është marrë me përpilimin e kontratës që subjekti i saj ka nënshkruar me Fondin e Kujdesit Shëndetësor.

Në vijim, Ballabani ka deklaruar se “nuk e di cila është lista e barnave, për të cilat kam lidhur kontratën me FSDKSH, si dhe nuk kam informacion se kush merret me shitjen dhe blerjen e tyre. Unë kam mbuluar vetëm pjesën formale, si administratore dhe drejtuese teknike, por detyra ime reale funksionale ka qenë promocioni aktiv pranë “CFO Pharma”.

Më tej, ajo ka shtuar se listën e inventarit për barnat për të cilat do të lidhej kontrata e ka marrë të gatshme nga operatoret e subjektit “CFO Pharma”.

“Nuk kam dijeni se kush i ka blerë këto medikamente, si dhe nuk ka dijeni për burimin e të ardhurave që kanë shërbyer për blerjen e tyre”, ka deklaruar më tej Ballabani, duke forcuar gjithnjë e më shumë bindjen e Prokurorisë se në qendër të skemës së dyshuar mashtruese është “CFO Pharma” e Nadir Çaushollit.

LEXO EDHE:

Mashtrimi me ilaçet/ Nadir Çausholli fiton milionat, Prokuroria e Tiranës arreston vartësit

 

Falsifikim dokumentesh e fshehje e të ardhurave, burg për administratorin e “CFO Pharma” dhe drejtorin e FSDKSH

Zbulimi tronditës i Chiesi/ CFO Pharma dhe Bioplus skemë gjigante mashtrimi me rimbursimin e ilaçeve

 

 

Etiketa: 700 mije euroalba zylfoCFO Pharmamashtrimnadir causholli

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nuk njihte gruan që ishte martuar për “letra”, dënohet shqiptari në Britani /EMRI

11:54 : 18/07/2026
AKTUALITET

Vjedhja miliona $/ Gjykata e Lartë dëmton dosjen “Bankers”, “kyç” telefonin-thesar të Leonidha Çobos

10:30 : 16/07/2026
AKTUALITET

EMRAT/ Drejtoresha e Postës Shqiptare në Durrës dhe vartëset vodhën 690 mln lekë nga fondi i pensioneve dhe ndihmës sociale

09:27 : 16/07/2026
AKTUALITET

Avokati i Shtetit, Odise Moçka gënjeu Kuvendin për çështjet e Gjykatës së Strasburgut

14:20 : 11/07/2026
AKTUALITET

Mashtrimi online/ Kujdes nga SMS-të që mund t’ju boshatisin llogarinë bankare

17:59 : 07/07/2026
AKTUALITET

Nga hetimet për “CFO Pharma” te konflikti në rrugë, telashe të reja për Nadir Çaushollin, zbardhet kallëzimi i biznesmenit

18:35 : 06/07/2026
Para

Teliti: Buxheti i Tiranës i deformuar, investimet 4 herë nën plan

TË GJITHA

Trump planifikon një valë të re tarifash për 60 vende

18:54 : 21/07/2026

Europol godet rrjetin e trafikimit të emigrantëve në Ballkan, 7 të arrestuar në katër shtete

18:48 : 21/07/2026

SPAK mbyll hetimet për dosjen “Metamorfoza”, çon në GJKKO Martinajn, Dumanin dhe 7 të tjerë

18:41 : 21/07/2026

Zjarr në një rrobaqepësi në Lezhë

18:33 : 21/07/2026

Shkodra pret EuroBasket U18/ Shqipëria sfidon San Marinon në ndeshjen hapëse

18:17 : 21/07/2026

Zbuloi përplasjen Trump-Meloni, gazetari italian gjendet i vdekur në SHBA

18:10 : 21/07/2026

2900 të helmuar nga uji në Gostivar, tre zyrtarë në pranga

17:58 : 21/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetİmajbetholiganbetjojobetultrabetcasibomcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerPusulabet girişbetciof1 casinojojobet girişbetciograndpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetjojobetcasibom