• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bie propaganda e Ramës për “rritjen” e pagës mesatare, Shqipëria e fundit në rajon

09:12 : 21/12/2024
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Dy vite më parë, qeveria, e vënë në “sedër” nga diferencat e mëdha të pagave me rajonin, premtoi që t’i rriste ato, duke i çuar mesatarisht në 900 euro.

Fillimisht u la të nënkuptohej që bëhej fjalë për pagën mesatare në ekonomi, por më pas u sqarua se premtimi ishte vetëm për administratën, për të cilën pagat vendosen nga institucionet qeveritare. Qeveria ishte e bindur se rritja e pagave në administratë do të nxitë dhe sektorin privat, që të ndiqte të njëjtën linjë.

Dy vjet më pas, qeveria në dukje ka arritur që të mbajë premtimin direkt që dha. Paga mesatare mujore bruto e administratës publike u rrit me 15% në tremujorin e tretë të vitit, duke arritur në 96.8 mijë lekë. E konvertuar në monedhën e përbashkët, me kursin aktual (rreth 98.2 lekë), paga në Euro u llogarit në 987 euro në posterat e shumtë që u shpërndanë në rrjetet sociale.

Edhe me këto shifra, sërish gara me rajonin mbeti e humbur, teksa Serbia, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina e Maqedonia e Veriut nuk kanë qëndruar në vend, duke ofruar sot për punonjësit e tyre publikë, paga mesatarisht 20% më të larta që shkojnë deri në 1400 euro në muaj.

Sa për biznesin, ai nuk ecën me rregull treshi. Diferenca mes pagave në shtet dhe privat në tremujorin e tretë 2024 arriti në nivel rekord, me administratën që merr 40% më shumë sesa të punësuarit në privat, nga 22% në të njëjtën periudhë të dy viteve më parë. Të paktën zyrtarisht, privati nuk i ka paguar më shumë punonjësit gjatë vitit të fundit.

Lexo edhe:

U denoncua nga opozita/ Çfarë është fenomeni i njohur si “treni bullgar” dhe si manipulohet vota?

A duhet të ishin bashkuar partitë e reja? Alibeaj: Faji është te sistemi, PS mori 10 mandate tepër

Të dhënat indirekt tregojnë se, në fakt, dhe sektori privat ka lëvizur, por më shumë për shkak të presionit të mungesës së fuqisë punëtore nga emigracioni, sesa nga “frika” e shtetit.

Pagat në privat, që kanë shënuar rritjen më të lartë, në fakt janë ato që kërkojnë aftësi elementare, si në pastrim, shërbimin ndaj klientit, apo ndërtim, me turizmin dhe ndërtimin që kanë qenë dy sektorët të cilët orientuan rritjen ekonomike.

Por, duke qenë të pashoqëruara me rritjen e produktivitetit, kjo situatë duket se ka shtuar informalitetin, duke nxitur administratën tatimore që të nisë një aksion te subjektet për deklarimet reale.

Në këtë model zhvillimi, që tenton të ecë më shumë me urdhra administrativë sesa me një nxitje reale të ekonomisë, konkurrueshmërisë dhe mjedisit për të bërë biznes, më të dëmtuarit duket se janë pagamarrësit.

Edhe për punonjësit në shtet, shifra krahasuese me rajonin është e mbivlerësuar. E konvertuar me kursin e dy viteve më parë (kur ishte 115 lekë), paga do të ishte rreth 840 euro, ose rreth 150 euro më pak sesa sot dhe 30% më pak se mesatarja e rajonit.

Në realitet, e ardhura në Lek sot vlen më pak, për shkak të shtrenjtimit të lartë të kostos së jetesës dy vitet e fundit. Nuk ka ndihmuar as forcimi i Euros, teksa sot në supermarkete, çmimet janë shumë më të shtrenjta dhe se në vendet e zhvilluara perëndimore, pasojë kjo e rënies së vazhdueshme të industrisë përpunuese vendase, që u ka lënë territor importeve.

Pavarësisht rritjes së pagës minimale dhe pavarësisht forcimit të Lekut, fuqia blerëse e shqiptarit me të ardhura të ulëta e të mesme, pa lidhje në politikë, mundësi korrupsioni në administratë apo me krimin e organizuar, duket sikur po zvogëlohet. Jo vetëm në jetën e përditshme, por edhe në tregun e pasurive të paluajtshme, blerja e një shtëpie sot është pothuajse e papërballueshme për një familje normale.

Në fazën dhe situatën që është ekonomia shqiptare, qeveria më shumë sesa të bëjë presion mbi bizneset që të rrisë pagat duhet të shohë se si mund të përmirësojë ambientin për të bërë biznes dhe të reduktojë barrën fiskale, si për biznesin dhe për punonjësit nga ngarkesa sociale dhe tatimi mbi pagat mbi 200 mijë lekë, që me kostot e sotme të jetesës nuk mund të quhen më të larta.

Çdo përpjekje për presion artificial mbi bizneset do të mund të sillte efekt në afatshkurtër, por do të dështonte në afatin e gjatë, duke dhënë pasoja të padëshiruara, si falimentime të bizneseve apo rënie të mëtejshme të fuqisë blerëse, si rrjedhojë e rritjes së çmimeve./ MONITOR

Etiketa: deshtimpagapropagandeqeveriaRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U denoncua nga opozita/ Çfarë është fenomeni i njohur si “treni bullgar” dhe si manipulohet vota?

22:23 : 14/05/2025
AKTUALITET

A duhet të ishin bashkuar partitë e reja? Alibeaj: Faji është te sistemi, PS mori 10 mandate tepër

22:04 : 14/05/2025
AKTUALITET

“Ramën do e ha të gjallë”/ Alizoti pas humbjes: Jam bërë vegjetarian

20:59 : 14/05/2025
AKTUALITET

Noka: Socialistët blenë me 10 mijë euro kartat e një fisi në Vlorë, që të mos shkonin të votonin

20:42 : 14/05/2025
AKTUALITET

SPAK do të prishë festën e PS-së? Nikoll Lesi: Do të kemi spektakël nga Prokuroria e Posaçme!

20:13 : 14/05/2025
AKTUALITET

Rama: Linda, opozita e vetme që nuk e mund dot!

19:35 : 14/05/2025
Para

Shakaja e radhës nga Igli Hasani

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025

U denoncua nga opozita/ Çfarë është fenomeni i njohur si “treni bullgar” dhe si manipulohet vota?

22:23 : 14/05/2025

U vesh si fantazmë, deputeti italian përjashtohet nga Parlamenti

22:10 : 14/05/2025

A duhet të ishin bashkuar partitë e reja? Alibeaj: Faji është te sistemi, PS mori 10 mandate tepër

22:04 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com