Në dy pista po e heton policia e Vlorës atentatin ku mbeten të plagosur Kevin Hajrulla dhe një kalimtar i rastit. 30-vjeçari ishte objektiv sipas hetuesve ndërsa nuk rezulton të jetë person me precedent penal.
Sipas Klan News, blutë po hetojnë ndonjë konflikt të personave që shoqëronin të riun mbrëmjen e ngjarjes ndërsa ai ka qëndruar për rreth 15 minuta i vetëm brenda makinës në sediljen e pasme të mjetit. Nuk përjashtohet mundësia që atentati të ketë lidhje edhe me ndonjë konflikt të të afërmve të tij ndërsa 30-vjeçari është kushëri me Ines Hajrullën, një person i njohur i botës së krimit në Vlorë.
Uniformat blu kanë edhe intenerarin që kanë ndjekur atentatorët mbrëmjen e ngjarjes me automjetin tip KIA që u gjet i djegur në afërsi të fshatit Panaja ndërsa brenda tij kishte edhe 2 kallashnikov. Makina rezulton të jetë e vjedhur, me targa italiane po të vjedhura.
Në drejtim të makinës ku ndodhej Hajrulla u qëllua me rreth 501 plumba pranë një kryqëzimi në lagjen 24 Maji. I riu ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin e Traumës ndërsa i lënduari tjetër është në gjendje më të mirë shëndetësore.