• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Neymar rrëfen lamtumirën e hidhur nga PSG: Tifozët më vinin në shtëpi për të më fyer

20:41 : 16/12/2024
në SPORT

Neymar nuk ka gjetur fatin që shpresonte në Arabinë Saudite, sidomos për shkak të një dëmtimi të rëndë që ia ka penguar karrierën në klubin e ri. Megjithatë, duke reflektuar për të kaluarën, ai nuk pendohet që e ka lënë PSG, pasi marrëdhënia e tij me klubin dhe tifozët ishte përkeqësuar në nivele ekstreme.

Trajneri dhe presidenti nuk ishin të kënaqur me të, ndërsa tifozët e kishin kthyer në objekt të urrejtjes së tyre, duke shkaktuar situata që Neymar ende i konsideron tronditëse.

Gjatë një interviste në podcast-in “Bartoli Time” të “RMC Sport”, Neymar ndau disa nga kujtimet e tij të vështira nga 6 vitet në Paris. Pavarësisht se ishte qyteti ku kishte qëndruar më gjatë gjatë karrierës së tij, largimi ishte shumë i trazuar, veçanërisht për shkak të marrëdhënies me tifozët që arriti në pikën e sulmeve dhe kërcënimeve pranë shtëpisë së tij:

“Për mua kjo ishte një padrejtësi, sepse gjithmonë kam dhënë gjithçka në fushë. Nuk mbaj mëri, por jam pak i trishtuar për mënyrën se si më trajtuan tifozët, sidomos kur vinin në shtëpinë time, kur përpiqeshin të hynin në pronën time, më fyenin ose përpiqeshin të më godisnin. Për mua e kaluan kufirin”.

Marrëdhënia mes tij dhe tifozëve u parizienë u shkatërrua plotësisht, duke e bërë të pamundur vazhdimin e qëndrimit të tij te PSG: “Nga ana e tyre nuk kishte më respekt, ndërsa unë gjithmonë i kam respektuar. Ishte një situatë vërtet e ndërlikuar. Në fund të fundit më vjen keq për mënyrën se si më trajtuan, por tashmë ka kaluar. Nuk kam mëri ndaj klubit, por ndjej njëfarë zhgënjimi ndaj njerëzve që menaxhojnë klubin dhe disa tifozëve”.

Lexo edhe:

Rinovimi në ngërç, gjigantët europianë vëzhgojnë situatën e Donnarummas te PSG-ja

Marquinhos: Një finale e humbur nuk e prish sezonin e PSG, do ta kujtoj gjatë këtë vit

Pas këtyre ngjarjeve, Neymar e kishte marrë vendimin për t’u larguar nga Parisi. Megjithatë, surpriza ishte zgjedhja e tij për të shkuar në Arabinë Saudite, duke refuzuar oferta të tjera nga klubet kryesore europiane. Neymar iu bashkua Al-Hilal, një vendim që e shpjegon kështu: “Vendosa të largohesha nga PSG dhe më pas erdhi oferta nga Al-Hilal. E pranova menjëherë, pasi nuk isha më i lumtur te PSG. Klubi dhe trajneri nuk ishin më të kënaqur me mua”.

Vendimi për të lënë një klub të madh si PSG për një eksperiencë në Arabinë Saudite shënoi një kthesë të rëndësishme në karrierën e Neymar, duke reflektuar jo vetëm për futbollin, por edhe marrëdhëniet që mund të ndërlikohen mes një lojtari dhe tifozëve të tij.

Etiketa: NeymarPSG

Lajme të lidhura

SPORT

Rinovimi në ngërç, gjigantët europianë vëzhgojnë situatën e Donnarummas te PSG-ja

17:53 : 23/07/2025
SPORT

Marquinhos: Një finale e humbur nuk e prish sezonin e PSG, do ta kujtoj gjatë këtë vit

18:13 : 16/07/2025
SPORT

Chelsea fiton trofeun e Botërorit të Klubeve, i jep leksion futbolli PSG-së në finale

23:17 : 13/07/2025
SPORT

Vitinha i “paarritshëm”, Xabi Alonso kërkon mesfushorin 100 milionë eurosh

19:56 : 11/07/2025
SPORT

PSG turpëron Real Madridin dhe shkon në finalen e Botërorit për Klube

23:05 : 09/07/2025
SPORT

Reali “kafshatë” e lehtë për PSG-në, francezët shënojnë dy gola për 9 minuta (Video)

21:25 : 09/07/2025
Para

Qytetari gropos granatat e dorës për të ruajtur fëmijët, policia bënte sehir prej 20 vitesh

TË GJITHA

Horoskopi, 27 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 26/07/2025

Kuvendi i Kosovës dështon të konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese

22:56 : 26/07/2025

Del jashtë kontrollit zjarri në fshatin Piqeras, vatra 150 metra larg banesave dhe bizneseve

22:47 : 26/07/2025

Shqipëria në flakë, PD: Me Ramën paratë harxhohen për luks, jo për infrastrukturën e shtetit

22:35 : 26/07/2025

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor, kapet Nazmi Liçi

22:11 : 26/07/2025

Ferrari dhe Lamborghini manovra të rrezikshme në Bypassin e Vlorës, e pësojnë 2 shoferët/ VIDEO

21:52 : 26/07/2025

Vijon të digjet mali në Borsh

21:19 : 26/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com