• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shpopullimi dhe mos ruajtja e trashëgimisë kulturore, rrezikon të ardhmen e turizmit

19:51 : 14/12/2024
në AKTUALITET, KRYESORE

Në Shqipëri, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka përgatitur Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2024-2030, e cila po konsultohet me ekspertë të fushës dhe komunitetet lokale. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Pëllumb Sulo, pjesë e kësaj strategjie është edhe rajoni verior i vendit me pasuri të shumta natyrore, i cili, sipas ekpertëve, kërkon më shumë vëmendje për ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore dhe, në veçanti, monumenteve të kulturës që po dëmtohen.

Strategjia Kombëtare e Turizmit 2024-2030, e hedhur për konsultim publik nga Ministria e Turizmit, e ndan Shqipërinë në 6 rajone turistike, mes të cilave edhe rajoni verior i brendshëm.

Drejtuesja e departamentit të turizmit në Universitetin e Shkodrës, Bresena Kopliku, thotë se përmes kësaj synohet zhvillimi i këtij rajoni, që vazhdon të ketë ritme më të ulëta zhvillimi në krahasim me pjesën tjetër të Shqipërisë.

“Shkodra në këtë strategji rezulton e ndarë në dy zona kryesore, në zonën e bregdetit të Adriatikut dhe zonën e brendshme veriore. Zona e bregdetit të Adriatikut, e cila shfaqet me karakteristikat më tepër të një turizmi sezonal veror për turizmin e plazhit dhe të diellit, ndërsa zona e brendshme veriore e fokusuar kryesisht në pasuritë natyrore, në terrenin e larmishëm të Shqipërisë së Veriut, por edhe në aspektet e trashëgimisë kulturore”, tregon ajo.

Sipas profesoresh Koplikut është e nevojshme të përcaktohet qartë oferta turistike që rajoni verior i ofron turistëve dhe që ata nuk e gjejnë në zona të tjera.

Lexo edhe:

Serbia zbarkon sot në Tiranë, ja programi i rivalëve të Shqipërisë para ndeshjes

FORMACIONI/ Silvinjo e nis nga Broja, zgjidh disa balotazhe. Ja si pritet të luajë Shqipëria me Serbinë

“Mund të synojmë edhe aspekte të turizmit religjoz, të turizmit të trashëgimisë komuniste e cila mbetet akoma e pa eksploruar, të nxjerrim më tepër përparësi nga turizmi i miqve dhe familjarëve, sidomos emigrantët që vijnë të vizitojnë familjet dhe qëndrojnë për një kohë të gjatë dhe që janë pjesë e flukseve turistike”, thotë ajo.

Vitet e fundit zona e Alpeve, me Valbonën, Thethin, Bogën, Razmën, Lëpushën dhe Vermoshin, është shndërruar në destinacion të rëndësishëm për turizmin, por ekspertja e planifikimit urban, Eltjana Shkreli, paralajmëron se ndërhyrjet e pa kujdesshme në këtë zonë, duke mos ruajtur trashëgiminë, mund të rrezikojnë të ardhmen e turizmit.

“Gjithmonë turizmi ushtron presion në territor, ndaj duhet të kihet shumë kujdes. Në fakt, ne kemi zhvillu ekonominë në këto zona, por në anën tjetër kemi dëmtuar jashtëzakonisht shumë trashëgiminë kulturore. I referohem vendbanimeve malore, kemi ndërhy në territor pa kritere përsa i përket respektimit të materialeve, formave dhe dëmit që kemi bërë në peisazh”, thotë ajo.

Pavarësisht vlerave turistike, thotë ekspertja Shkreli, zona e Alpeve po vuan nga fenomeni i shpopullimit, i cili, nëse nuk ndalet, sipas ekspertëve, mund t’a dëmtojë shumë shpejt turizmin në këtë rajon me potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit malor.

“Thethi dhe Valbona tashmë janë shndërruar në sipërmarrje të fuqishme, por ata nuk janë banorë të përhershëm. Këto vendbanime ju shërbejnë si mundësi për të zhvilluar ekonomitë e tyre, sipërmarrjet e tyre. Banorët largohen gjatë periudhës së dimrit dhe vijnë të qëndrojnë në Shkodër ku kanë banesat e dyta. Kjo, sepse i’u mungojnë shërbimet në zonën malore, ku kanë ndërtuar sipërmarrjet e tyre”.

Për arkitektin Zef Çuni, asnjë strategji në fushën e turizmit nuk mund të ketë efekt nëse nuk arrin të frenojë dëmtimin e pasurive kulturore, të cilat vazhdojnë të jenë të rrezikuara dhe të pambrojtura edhe në një qytet si ai i Shkodrës.

“Nuk mund të ketë turizëm kulturor kur nuk ka monumente të kulturës të restauruara, të cilat fatkeqësisht po bien nga dita në ditë, njëra pas tjetrës. Jemi dëshmitarë që në Shkodër janë prishur objekte jashtëzakonisht me vlerë arkitektonike, monumente të kulturës, por edhe monumente historike, siç është shtëpia e Luigj Gurakuqit, Kafja e Madhe, shtëpia e Daut Boriçit, ajo e Hodo Sokolit, shtëpia e Pashko Vasës që po dëmtohet, shtëpia e shoqërisë “Bashkimi”, etj”, tregon ai.

Nevoja e restaurimit të këtyre objekteve, mbrojtja dhe kthimi i tyre në destinacione të vizitueshme për turistët vendas dhe të huaj, sipas arkitektit Çuni, duhet të jetë përparësi e çdo strategjie në fushën e turizmit.

Strategjia Kombëtare e Turizmit 2024-2030 synon që Shqipëria të shndërrohet në lider të turizmit në rajon. Ajo parashikon rritjen me 138% të netëqëndrimeve në 2030 si dhe rritjen me 4 herë të të ardhurave në buxhetin e shtetit nga formalizimi i sektorit të turizmit./ VOA

Etiketa: EkspertetShqiperiaturizmiturizmi malorveriveriu

Lajme të lidhura

RAJONI

Serbia zbarkon sot në Tiranë, ja programi i rivalëve të Shqipërisë para ndeshjes

11:09 : 06/06/2025
SPORT

FORMACIONI/ Silvinjo e nis nga Broja, zgjidh disa balotazhe. Ja si pritet të luajë Shqipëria me Serbinë

10:13 : 06/06/2025
SPORT

Orges Shehi nuk i trembet Serbisë: Lojtarët të zhvishen nga emocionet, fitojmë ne

21:10 : 05/06/2025
AKTUALITET

Indeksi: Shqipëria mes vendeve që shkelin vazhdimisht të drejtat e punëtorëve

19:35 : 05/06/2025
SPORT

“Broja i duhet Shqipërisë, por të përmirësohet”, sugjerimi i Josës: Kjo është zgjidhja e duhur për të!

18:57 : 05/06/2025
SPORT

Afrohet sfida me Serbinë, Kombëtarja merr lajmin e mirë në seancën e sotme stërvitore

18:13 : 05/06/2025
Para

Napoli nuk lejon shkëputjen e Atalantës, fiton me përmbysje në Udine

TË GJITHA

VIDEO/ Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja serbe mbërrin në hotel

16:15 : 06/06/2025

Kush e normalizon regjimin Rama

16:14 : 06/06/2025

Gazetari: Komandanti i Gardës dha dorëheqjen pas përplasjes me shefin e eskortës së Edi Ramës

16:03 : 06/06/2025

“Robin Hudi izraelit”/ Misteret e beduinit të armatosur nga Izraeli për të luftuar Hamasin

15:49 : 06/06/2025

Efektet e kremit mbrojtës, dermatologët rrëzojnë mitet, si dhe sa duhet aplikuar

15:46 : 06/06/2025

EMRAT/ Ndryshohet sërish kreu i Kadastrës së Vlorës

15:39 : 06/06/2025

Tentoi të fuste naftë kontrabandë në Qafë Thanë, arrestohet 38-vjeçari

15:26 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com