• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Ish-futbollisti i Juventusit tërhiqet nga futbolli në moshën 26-vjeçare

21:44 : 14/12/2024
në SPORT

Simone Muratore, vetëm 26 vjeç, largohet nga futbolli. Pas debutimit në Serinë A dhe në Champions League me Juventusin, mesfushori është i detyruar të ndalet.

Tri vite më parë, Muratore u diagnostikua me një tumor të rrallë në tru, një sëmundje që, fatmirësisht, arriti ta mposhte, por që nuk e lejoi të vazhdonte të ndiqte ëndrrën e tij.

Vendimi për të varur përfundimisht këpucët e futbollit erdhi zyrtarisht përmes një postimi në rrjetet sociale.

Mesazhi i futbollistit

“Kanë kaluar tri vite nga ai moment, një lajm që erdhi si rrufe në qiell të hapur dhe më ndryshoi jetën, si dhe të atyre që më rrethojnë.

Neurocitomë në ventrikulin e majtë. Çaste të mbushura me mendime, pyetje dhe zemërim. Nuk kam derdhur asnjë pikë lot, gjithmonë kam tentuar të dukem i fortë për të tjerët, që nga dita e lajmit deri natën para operacionit, në dhomë me mamanë time, gruan më të fortë që kam njohur ndonjëherë, kur shpërtheva në lot si një fëmijë, me frikën se nuk do të zgjohesha më ose, edhe nëse zgjohesha, nuk do të isha më i njëjti.

Lexo edhe:

5 gola në Derbin e Italisë, Interi fiton përballjen me Juventusin

Pagat e prapambetura, Ronaldo fiton gjyqin ndaj Juventusit

Kanë qenë ditë, javë, muaj dhe vite vuajtjeje. Më është dashur të mësoj përsëri të flas mirë, të ec, të vrapoj, të shkruaj, të lexoj, të numëroj; ishte si të rikthehesha një fëmijë dhe të filloja gjithçka nga zeroja. Kishte ditë kur mezi ngrihesha nga shtrati, edhe pse ndihesha më mirë.

Sot i vë një pikë karrierës sime si lojtar. E provova deri në fund për t’u rikthyer, derdha lot dhe djersë, por nuk isha më i njëjti. E kuptova se, sidoqoftë, kisha fatin të isha shëruar dhe të ndihesha mirë. Kam pasur fatin të luaj me lojtarë të jashtëzakonshëm, kampionë brenda dhe jashtë fushe, dhe askush nuk mund të ma heqë këtë.

Jam mirënjohës për gjithçka që kam bërë dhe kam arritur në atë fushë të gjelbër, së bashku me shokët e mi të skuadrës, të cilët u bënë më vonë miqtë e mi. Kanë qenë vite të mrekullueshme; fusha, dhomat e zhveshjes, pasioni – janë gjëra të vështira për t’u shpjeguar, përveç nëse i përjeton vetë.

Falënderoj para së gjithash familjen time që ka qenë gjithmonë pranë meje. Tommason, djali im unik dhe i veçantë, i cili më ka dhënë forcë për të vazhduar përpara, dhe në fund miqtë e mi.

Falënderoj klubet: Juventus, Atalanta dhe Tondela për mbështetjen e tyre. Mëson të vlerësosh gjërat kur je një hap larg humbjes së tyre. Jeta është një dhuratë e mrekullueshme,” shkruan Muratore në Instagram për të shpallur lamtumirën e tij nga futbolli.

Etiketa: Juventussimone muratore

Lajme të lidhura

SPORT

5 gola në Derbin e Italisë, Interi fiton përballjen me Juventusin

22:53 : 14/02/2026
SPORT

Pagat e prapambetura, Ronaldo fiton gjyqin ndaj Juventusit

20:16 : 19/01/2026
SPORT

Juventusi zbulon shifrat e transferimit në zyrtarizimin e Edon Zhegrovës

22:45 : 01/09/2025
SPORT

Zyrtare/ Huazim me të drejtë blerjeje, Atletico afron sulmuesin e Juventusit

19:07 : 01/09/2025
SPORT

Kulisat/ Si po tenton Rama ta veshë Zhegrovën me bluzën e Juves

17:21 : 27/08/2025
SPORT

Zyrtare/ Milani gjen qendërmbrojtësin e ri, prezanton ish-futbollistin e Juventusit

18:24 : 13/08/2025
Para

Vrasja e Branko Shkozës, familjarët e autorit largohen nga Durrësi: Kemi frikë për jetën

TË GJITHA

Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, zbulohet çfarë u diskutua

21:14 : 25/06/2026

“Për vendime anti-shqiptare, ‘shpallet në kërkim’, Rama, Balluku dhe Balla”

21:07 : 25/06/2026

“Faji i natyrës”, tender i ri 950 mijë euro për të “rregulluar” shembjet e Unazës së Burrelit që kushtoi 1.3 milionë!

20:59 : 25/06/2026

Shkon në 188 numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë

20:52 : 25/06/2026

Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës, qeveri teknike dhe ndryshime kushtetuese

20:44 : 25/06/2026

Zjarr i fuqishëm në Greqinë qendrore! Avionë, helikopterë dhe 105 zjarrfikës në terren

20:31 : 25/06/2026

Alarm në Fier/ Gjarpri futet në një biznes, panik te punonjësit dhe qytetarët

20:30 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomnakitbahisUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibompiabellacasinojojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet