• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çfarë eksperiencash mund të shkëmbejë drejtori i MIA-s me satrapin e Azerbajxhanit?

09:00 : 09/12/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Në një rast tjetër kuptimplotë të banalitetit të së keqes, drejtori i një zyre të kryeministrit të quajtur Agjencia për Media dhe Informim, deklaroi se është takuar në Azerbajxhan me “homologun”, drejtorin e një agjencie azere të kritikuar si dhunuese e të drejtave të njeriut dhe lirisë së fjalës “për të shkëmbyer eksperienca”.

Ngjarja është shumë banale dhe ndoshta po e teproj që po merrem me të. Vetëm se vuajtjet e gazetarëve dhe popullit të gjerë, pavarësisht se këto ndodhin në një vend të largët dhe pavarësisht se ne nuk i njohim vuajtësit personalisht, nuk duhet të kalohen pa u vënë re.

Është fjala për këtë postim të Alteo Hysit, drejtor i Agjencisë për Media dhe Komunikim të kryeministrit Edi Rama, një agjenci e kritikuar gjerësisht si një instrument antidemokratik dhe praktikë antidemokratike e tij, postim në të cilin Hysi njofton se është takuar me “homologun”, drejtorin e një agjencie qeveritare të Azerbajxhanit, një vend diktatorial, i vlerësuar si i tillë nga institucionet më të rëndësishme të lirisë, si Freedom House, një organizatë amerikane e cila financohet në masën më të madhe nga Departamenti i Shtetit.

Hysi deklaron në statusin e tij se me “homologun” azer ka diskutuar “projektet e përbashkëta” dhe “shkëmbimin e eksperiencave”.

Azerbajxhani është një diktaturë ndërsa “homologu” azer i Hysit është një nga satrapët e diktatorit, i cili e mban pushtetin që nga viti 2003 pasi e trashëgoi nga i ati. Këtë nuk e them unë, e thotë Freedom House. Organizata e konsideron Azerbajxhanin si një “regjim autoritar i konsoliduar, një vend jo i lirë në të cilin trafiku i internetit është i kontrolluar.”

Lexo edhe:

Farage: Britania e Madhe si Koreja e Veriut për lirinë e fjalës

“Burg dhe presion për gazetarët”, Zhupa: Asnjë ndryshim në nenet problematike të Kodit Penal

Për më tepër, thotë raporti, Azerbajxhani ka miratuar në vitin 2017 një ligj që i jep të drejtë qeverisë të mbyllë aksesin në faqe interneti pa urdhër gjykate, siç kishte dëshirë ta bënte Rama në Shqipëri. Azerbajxhani është vendi ku gazetarët arrestohen dhe burgosen, nën akuza të stiaura. Një gazetar raportoi se ishte thirrur për t’u marrë në pyetje pas disa deklaratave të tij në median sociale dhe hetuesit e kishin kërcënuar se do ta përdhunonin. Dhe një ligj i vitit 2022, e bën gazetarinë një profesion me licencë nga qeveria. Institucioni që jep licencat, është Agjencia e Zhvillimit të Medias, dhe kjo agjenci është ajo, kreut të së cilës, Hysi i referohet si “kolegu”.

Hysi me të drejtë duhet të shkojë deri në Azerbajxhan për të gjetur ndonjë “koleg” sepse institucioni i tij nuk ka asnjë institucion homolog në asnjë vend demokratik. Ai nuk mund të shkojë, fjala vjen, në Itali, Francë, Gjermani, Angli, Shtetet e Bashkuara e në vende të tjera demokratike për të gjetur ndonjë zyrë shteti e cila kontrollon internetin, mbikëqyr gazetarinë dhe burgos gazetarët. Dhe t’i shtrëngosh dorën një dhunuesi, e ta quash atë “homolog”, kjo me të vërtetë tregon shumë për banalitetin e së keqes.

/ Gjergj Erebara / BIRN

Etiketa: Agjencia për Media dhe Informim.azerbajxhanFreedom Househomologuinformimliria e fjalesmediaMIApropagandesatrapi

Lajme të lidhura

BOTA

Farage: Britania e Madhe si Koreja e Veriut për lirinë e fjalës

17:07 : 04/09/2025
AKTUALITET

“Burg dhe presion për gazetarët”, Zhupa: Asnjë ndryshim në nenet problematike të Kodit Penal

16:10 : 04/09/2025
AKTUALITET

“Limon i shtrydhur”? Tenderat mln euro, Arlinda Pogaj “sulm” medias për t’u justifikuar para Edi Ramës

15:37 : 23/08/2025
AKTUALITET

Liria e medias, Ambasada Amerikane shpërndan postimin: Censura qeveritare, e patolerueshme

19:27 : 15/08/2025
AKTUALITET

“OSBE ngriti ‘këmbanën e alarmit’ për lirinë e medias”/ Bardhi: Rama ka ‘varrosur’ demokracinë

16:48 : 15/08/2025
AKTUALITET

Uzurpimi i News24/ Ambasada Holandeze: Media e lirë dhe siguria e gazetarëve mbeten përparësi kryesore

14:39 : 13/08/2025
Para

Reshje të dendura bore në Qafë Thore, trashësia arrin deri në 50 cm

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 19 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 18/09/2025

“Do ketë aksion politik të mirëorganizuar jashtë Kuvendit”/ Boçi tregon rrugën që do ndjekë opozita

22:52 : 18/09/2025

A do të rikandidojë në zgjedhjet e ardhshme? Përgjigjet Berisha

22:35 : 18/09/2025

Berisha: Arben Rakipi prokuror i Sigurimit të Shtetit, më akuzoi për një shishe për krime kundër njerëzimit

22:29 : 18/09/2025

Bushati sulmon këshilltarët socialistë: Rama mblodhi 32 debila për të shkarkuar Veliajn

22:28 : 18/09/2025

Berisha: Veriu jep miliarda në buxhetin e shtetit, Rama e ndëshkon

22:14 : 18/09/2025

“Ka regjistrime”/ Berisha: Çuni i Londrës i thotë Ulsiut a i more ato 500 mijë €, i kërkon çantë Louis Vuitton

22:13 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com