• Kontakt
Tuesday, September 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e Klaudio Prendit/ Dëshmon “Kleo i Freskut”, mohon të ketë lidhje me atentatin

14:44 : 08/12/2024
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Janë zbardhur detaje të reja nga hetimet për vrasjen e 28-vjeçarit Klaudio Prendi në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, të cilat tashmë janë marrë në dorë nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), pasi dyshohet se është kryer nga një grup i strukturuar kriminal.

Burime për mediat bëjnë me dije se rreth dy javë pas atentatit, ka dhënë dëshminë për grupin hetimor dhe personazhi i njohur si “Kleo i Freskut”, i cili dyshohej se mund të kishte lidhje me ngjarjen.

Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet K.D., i cili në dëshminë e dhënë për grupin hetimor ka mohuar pretendimet e ngritura nga Policia, ku dyshohej se ai mund të ishte autor i ngjarjes.

Pas dëshmisë së dhënë, “Kleo i Freskut” është lënë sërish i lirë, teksa SPAK i ka sekuestruar aparatin celular dhe të dhënat që do të nxirren po shikohen me interes nga autoritetet.

Dyshimet ndaj “Kleos së Freskut” u ngritën nga ana e Policisë së Tiranës, pas një borxhi të pashlyer që kishte Klaudio Prendi ndaj tij, pasi ky i fundit dyshohet se administronte një “website” llotosh sportive online.

Lexo edhe:

Afera e rrugës Korçë-Ersekë/ Inxhinieri Nazarko: Në SPAK kallëzova Ballukun dhe Verdhon, jo Erion Isain

“Mbante maskë dhe armë”/ Dëshmia e shokut të Elis Rroshkodolit: Deshi të më qëllojë dhe mua, i thashë..

Ata janë konfliktuar me njëri-tjetrin rreth 5 ditë para se të ndodhte atentati ndaj Klaudio Prendit, në rrugën “Mustafa Matihiti”, e njohur ndryshe si “rrugica e Salës”.

“Kleo i Freskut” ka lidhje miqësore me dy vëllezërit, Erlis dhe Leonard Duka, ky i fundit i arrestuar dhe po gjykohet në SPAK për vrasjen e Santiago Malkos, ndërsa vëllai tjetër Erlisi, vijon të jetë në kërkim.

Konfliktin mes “Kleos së Freskut” dhe Klaudio Prendit, për shkak të atij borxhi, e ka konfirmuar dhe avokati i të dyshuarit, Enea Cenko, në një prononcim për Ora News.

‘’Një shoku i tyre i ka thënë që ka fituar një lloto prej 7600 euro. Në këtë shumë që është fituar nuk i është dhënë nga personi në fjalë. Ka pasur biseda për t’ja kthyer këtë shumë. Kjo në fillim nuk është konfirmuar nga i ndjeri, i ka thënë që nuk kam lidhje me këtë faqe”.

Gjithsesi, edhe avokati Enea Cenko e mohon që klienti i tij të ketë lidhje me ngjarjen.

“Atë ditë, klienti im, ‘’Kleo i Freskut’ ka qenë në një intinerar rruge dhe kohe që nuk korrespondojnë me ngjarjen në fjalë që është bërë atë natë pranë zonës së Xhamllikut” – thotë ai.

Klaudio Prendi u ekzekutua në një atentat mafioz me armë zjarri me silenciator pak pas mesnatës, rreth orës 00:30 të 19 nëntorit. 28-vjeçari, i cili njihej ndryshe me emrin Klajdi, ishte në një lokal në rrugën “Xhanfize Keko”, pranë kryqëzimit të “Oxhakut” në shoqërinë e disa miqëve të tij.

Makinën e tij ai e kishte parkuar para lokalit, aty ku ndodhet stacioni i urbanit të Porcelanit. Pasi është ndarë nga miqtë, ka dalë i vetëm nga lokali dhe është drejtuar për të hipur në makinë. Pikërisht në këtë moment ai është qëlluar 5 herë me një armë me silenciator. Atentatorët kanë qëlluar nga një automjet “Audi A4”, me targa greke të mbivendosura që vinte nga “Fresku” në drejtim të kryqëzimit ku ndodhi ngjarja.

I plagosur rëndë, me një plumb në kokë dhe një në gjoks, 28-vjeçari me origjinë nga Puka, u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Traumës, por nuk arriti dot t’u mbijetonte plagëve të marra. Zemra e tij pushoi së rrahuri, në kohën që makina e atentatorëve po shkrumbohej nga flakët pranë liqenit të Farkës. Aty ku ata shkuan të pa shqetësuar dhe zhdukën çdo provë, bashkë me gjurmët e tyre.

Klaudio Prendi është djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi dhe pistë e dytë është dhe ajo e verifikimit të informacioneve se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës së babait të tij. Fran Prendi ka punuar për disa vite me rradhë si gjyqtar i Krimeve të Rënda dhe Gjykatës së Posaçme SPAK.

Të dhënat e siguruara nga policia kriminale flasin se kohët e fundit është liruar nga burgu një eksponent i botës së krimit, i cili në vitin 2018, u dënua me burg nga Gjyqtari Fran Prendi.

Etiketa: atentatideshmonFran PrendiHetimetKlaudio PrendiKleo i Freskutspakvrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Afera e rrugës Korçë-Ersekë/ Inxhinieri Nazarko: Në SPAK kallëzova Ballukun dhe Verdhon, jo Erion Isain

20:50 : 30/09/2025
AKTUALITET

“Mbante maskë dhe armë”/ Dëshmia e shokut të Elis Rroshkodolit: Deshi të më qëllojë dhe mua, i thashë..

20:47 : 30/09/2025
AKTUALITET

“Shumë shpejt pritet masë ndaj një deputeti”/ Karamuço: Një grua çoi bllokun me shënime në SPAK

20:17 : 30/09/2025
AKTUALITET

Vrasja e Elis Rroshkodolit, zbardhet dëshmia e pronarit të lokalit! Voltan Xhani organizator i atentatit

20:16 : 30/09/2025
AKTUALITET

Rrëfimi i nënës së Elis Rroshkodolit: Humbja e burrit, dy djemve dhe hakmarrja që i mori jetën 36-vjeçarit

19:54 : 30/09/2025
AKTUALITET

“Për vrasjen e Talos bëja pakt edhe me Djallin”/ Erion Alibej: Suel Çela fshihet në Peqin

17:46 : 30/09/2025
Para

“Më goditën me qyta të pistoletës në kokë”/ 40-vjeçari i plagosur: Më rrahën 3 persona të maskuar

TË GJITHA

Gjirokastër/ I zhdukur prej më shumë se 7 orësh, familja kërkon ndihmë për gjetjen e 15-vjeçarit

21:45 : 30/09/2025

Paralajmërimi i meteorologut grek: Reshje shiu e dëbore në Shqipëri nga 2 tetori

21:44 : 30/09/2025

Tomorri: Hetimet ndërkombëtare flasin për përfaqësues të qeverisë shqiptare në struktura mafioze

21:37 : 30/09/2025

Skandali në Dhomën Kombëtare të Zejtarisë/ 1.1 mln lekë për të marrë titullin “mjeshtër” në saldim

21:30 : 30/09/2025

Vritet oficeri i lartë rus, Ukraina publikon pamjet e aksionit brenda Rusisë

21:29 : 30/09/2025

Shkarkimi/ Besnik Muçi: Kushtetuesja të guxojë dhe të interpretojë pozicionin e Veliajt

21:21 : 30/09/2025

Prokurorja Basho mban peng makinën 20 mijë euro, gënjen haptazi për vendimin

21:07 : 30/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com