• Kontakt
Sunday, September 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Iki nga politika, nëse Olsi del trafikant”/ Bardhi: Rama shantazh ndaj SPAK, kërkon mbylljen e hetimeve

19:24 : 05/12/2024
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i grupit parlamntar të PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur reagimit të kryeministrit Edi Rama, i cili i refuzoi interpelancën me çështjen “Becchetti”, me pretendimin se do t’i refuzojë çdo interpelancë derisa SPAK të japë një vendim në lidhje me akuzat për vëllain e tij Olsi Rama si i lidhur me grupin e laboratorit të kokainës në Xibrakë

Edi Rama parlajmëroi se nëse SPAK e shpall Olsi Ramën trafikant droge, atëherë ai do të ikë nga politika, por sipas Bardhit, ky reagim nuk ishte për të, por ishte një shantazh dhe mesazh i pastër ndaj SPAK.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se vijimi i hetimeve dhe zbulimi deri në fund i të vërtetës për dosjen “Xibraka” i rrezikon Edi Ramës karrigen e Kryeministrit, sepse ai do të detyrohej të largohej nga politika.

Bardhi i kujton Edi Ramës se ai i pranoi interpelancën për mbetjet toksike, se dhe në atë kohë kishin nisur hetimet për dosjen “Xibraka”.

“Pse ka frikë Edi Rama nga hetimi, dhe kërkon mbylljen e shpejtë të çështjes, përpara se të humbi zgjedhjet e Majit 2025? ” – është pyetja që shtron Bardhi në reagimin e tij.

Lexo edhe:

VIDEO/ Trafikoi 11 ton kokainë, Vilson Pepa ekstradohet nga Republika Domenikane

Socialistët po përgatiten për zgjedhje në bashkitë pa kryetarë, pritet të mbahen në tetor

Kreu i grupit parlamentar të PD shkruan se e kupton Ramën që fshihet pas Olsit, por sipas tij, sa më shumë të zbardhen kodet pin në SKY/ECC, por shumë shpejt edhe këto të rejat në MATRIX, aq më shumë do të fshihet kreu i Qeverisë.

Postimi i plotë:

“Në përgjigje të interesit të medias lidhur me një qëndrim të Edi Ramës sot ndaj meje, ju bëj me dije sa më poshtë:

Nuk kam reaguar ndaj qëndrimit të Edi Ramës, sepse qartësisht qëndrimi i tij gjoja më drejtohej mua, por në të vërtetë ishte një mesazh i qartë dhe i pastër shantazhi ndaj SPAK që të mbyll hetimet ndaj Olsi Ramës dhe Dosjes “Xibraka”, sepse vijimi i hetimeve dhe zbulimi deri në fund i të vërtetës, i rrezikon Edi Ramës karrigen e Kryeministrit, sepse ai do të detyrohej të largohej nga politika! 

Mesazhi i pastër kriminal e shantazhues ndaj SPAK nuk mund të përcillet kurrë duke bërë gjoja replikë publike me mua dhe as nuk mund të fshihet duke u përfshirë unë në një replikë pa sens e jashtë kohe, të sajuar nga hiçi dhe me shkaqe të inskenuara. 

A nuk ishte po ky Edi Rama që hyri me sy, por doli me faqe të zezë, përpara disa muajve kur ishte në interpelancë për mbetjet toksike me denoncuesin e Olsit, pra me mua, me të njëjtin? Pse atëherë mendonte se kishte edhe sy edhe faqe për të ardhur në interpelancë, ndërsa sot ka humbur sytë dhe faqen?

Asokohe nuk ishte “kusht mbi Kushtetutën” as vëllai Ols dhe as përfundimi i hetimeve ndaj vëllait Ols nga SPAK. Vallë çfarë ndryshoi sot? Pse u kujtua beftë për vëlla Olsin dhe SPAK-un? Pse u kujtua që i rrezikohet pushteti nëse vijojnë hetimet e zbulohet e vërteta që u tentua të varrosej në 2018? Çfarë e pickoi sot Edi Ramën për këtë çështje? Pse ka frikë Edi Rama nga hetimi, dhe kërkon mbylljen e shpejtë të çështjes, përpara se të humbi zgjedhjet e Majit 2025? 

E di që Edi Rama nuk e ka për gjë të grisë Kushtetutën dhe Ligjin për pushtetin e tij personal. E di shumë mirë që do të gjejë çdo justifikim për të mos u përballur në Parlament me krimin e vjedhjes që u ka bërë shqiptarëve. E di shumë mirë që edhe mesazhet politike i jep sipas stilit mafioz. E di që po bën çmos të shantazhojë edhe SPAK-un që t’i mbyllë hetimet për Olsin dhe kokainën e Xibrakës. Ajo që s’kisha parashikuar ishte që të fshihej pas të vëllait të vogël për të mos ardhur në Parlament. 

Të keqpërdorësh familjen për të mos dhënë llogari para shqiptarëve, do të thotë të jesh në pozicion shumë të sikletshëm. Dhe e kuptoj që fshihet pas Olsit! Sa më shumë zbardhen kodet pin në SKY/ECC, por shumë shpejt edhe këto të rejat në MATRIX, aq më shumë do të fshihet Edi Rama! 

Le të fshihet në rrjetet sociale sa të dojë, të bëjë teatër sa të dojë, të inskenojë reagime nga hiçi për të përcjellë mesazhe publike kriminale për SPAK sa të dojë, e sigurojë se, me SPAK apo pa SPAK, largimin nga politika do ta ketë me turp, të shpejtë, dhe ashtu siç e meriton një frikacak që i fshihet Kuvendit, një bashkëpunëtor i bandave që ka torturuar, vjedhur e varfëruar bashkëqytetarët e tij.’, reagon Bardhi në Facebook.

“Nëse Olsi del trafikant, iki nga politika”/ Rama-Bardhit: O do gjykohet im vëlla, o ti

Etiketa: Edi Ramagazment bardhiOlsi RamashantazhspakXibraka

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Trafikoi 11 ton kokainë, Vilson Pepa ekstradohet nga Republika Domenikane

09:00 : 07/09/2025
AKTUALITET

Socialistët po përgatiten për zgjedhje në bashkitë pa kryetarë, pritet të mbahen në tetor

21:22 : 06/09/2025
AKTUALITET

Do merrte pjesë dhe Rama/ Ambasada e SHBA anulon koncertin “Flagship” në Durrës, “mister” arsyet

17:43 : 06/09/2025
AKTUALITET

Rama i kthen tokat e djegura në zona betoni, dyshimet mbi keqmenaxhim të qëllimshëm të flakëve

17:12 : 06/09/2025
AKTUALITET

Vazhdon “show”/ Farage: Do takohem për drekë me Ramën, do e mbush avionin me shqiptarë

15:39 : 06/09/2025
AKTUALITET

Reformë ruso-kineze në drejtësi nga Rama-Charles-Soros

11:29 : 06/09/2025
Para

Rusia mbyll konsullatën polake në Shën Petersburg

TË GJITHA

Fitohet Jackpot-i i dytë më i madh i historisë në SHBA, 1,8 miliardë dollarë!

15:43 : 07/09/2025

Hijet e ’90-ave, Vuçiçi dhe mosangazhimi i Perëndimit

15:36 : 07/09/2025

Von der Leyen shpërthen pas sulmit ajror në Kiev: Kremlini po vret pa dallim!

15:29 : 07/09/2025

Lustracioni dhe dekomunistizimi ende i papërfunduar

15:15 : 07/09/2025

Sot spektakël në qiell! “Hëna e përgjakur” do jetë e dukshme dhe në Shqipëri, kur do ndodhë eklipsi

15:03 : 07/09/2025

Sherri mes dy familjeve në Durrës/ Policia: Tre të plagosur me thikë, shoqrëohet autori 22-vjeçar

14:53 : 07/09/2025

Librazhd/ Makina rrokulliset në greminë për 100 m pas kthesës, shoferi në gjendje kritike niset te Trauma

14:42 : 07/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com